Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gruaja priti në një stol para se të shpërthente bombën”, sulm terrorist në Stamboll, vriten 6 persona, plagosen 81
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Gruaja priti në një stol para se të shpërthente bombën”, sulm terrorist në Stamboll, vriten 6 persona, plagosen 81
BoteKryesore

“Gruaja priti në një stol para se të shpërthente bombën”, sulm terrorist në Stamboll, vriten 6 persona, plagosen 81

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Një shpërthim me bombë në Stamboll ditën e djeshme, në rrugën tregtare Istiklal u mori jetën 6 personave dhe plagosi të paktën 81 të tjerë.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka zbuluar detajet e sulmit në sheshin Taksim dhe sipas tij gjithçka ishte e planifikuar.

Siç shpjegoi ai, gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu.

- Publicitet -

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i Drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështeten në lajme provokuese dhe të pavërteta. “Shumë lajme provokuese po qarkullojnë. Është e dobishme për qytetarët që të mos mbështeten në lajme joekzistente që synojnë të mashtrojnë. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka nisur një hetim. Autorët e kësaj ngjarje natyrisht janë përgjegjës. Ky është një sulm kundër besueshmërisë, paqes dhe unitetit të Turqisë”, tha ai.

“Ka dy versione. Ose kjo çantë ka një pajisje në të dhe shpërthen vetë ose dikush e shpërthen nga distanca. E gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar”, theksoi ministri.

“Kjo është një zonë e zgjedhur posaçërisht. Ka “alienë”, të cilët mund të kenë dashur t’i dërgojnë një mesazh botës. Turqia është një shtet i fuqishëm. Turqia tani është një vend që vazhdon luftën kundër terrorizmit jashtë kufijve të saj. Nuk është e mundur të ndalet përparimi i Turqisë”, shtoi ai duke thënë se “Franca, SHBA dhe Gjermania mbështesin terroristët PKK/YPG. Ata u japin armë. Turqia nuk po lufton vetëm kundër PKK-së, FETO-s dhe DAESH-it, por edhe kundër vendeve që i kanë nisur kundër nesh. Përndryshe, 3-5 terroristë nuk janë problem për ne. Ne nuk duhet të bëjmë dallimin mes terroristëve të huaj dhe atyre vendas”.

Lidhur me shpërthimin, Policia turke ka arrestuar dhjetëra persona. Thuhet se sulmi ka lidhje me Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK.

Në kohën e sulmit në këtë shetitore kishte shumë njerëz. Ndonëse e dielë, dyqanet në këtë pjesë të Stambollit janë të hapura.

Partia PKK – Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit – lufton kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980. Në të kaluarën, ajo u fajësua vazhdimisht për sulme të përgjakshme. PKK është e klasifikuar edhe si një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 10:34 pm

    Shume shpejt do dalin me nje emer dhe autori do te dale para drejtesise .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?