Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Guardiola: Fitorja e Champions nga City, si fitorja e Botërorit nga Messi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Guardiola: Fitorja e Champions nga City, si fitorja e Botërorit nga Messi!
AktualitetSport

Guardiola: Fitorja e Champions nga City, si fitorja e Botërorit nga Messi!

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Festimet për tripletën në Manchester ishin të çmendura. Furtuna e shiut nuk ndaloi alkoolin ‘lumë’ dhe harenë e tërbuar të lojtarëve dhe stafit. Tekniku spanjoll i entuziazmuar e cilësoi fitimin e Champions nga City, sikurse fitimin e Botërorit nga Messi, duke bërë analogji për lojën e bukur, spektaklin e dhuruar dhe vuajtjet për të arritur deri aty:

“Fitorja e Champions nga City është njëlloj si Botërori që fitoi Messi dhe ka shumë vlerë”, tha tekniku Pep Guardiola ndër të tjera. Fotoja e tij me puro bëri xhiron e botës dhe u kthye në virale, teksa imitoi homologun italian te Real Madridi vitin e kaluar, Carlo Ancelotti.

Manchester City fitoi 1-0 me Interin në finalen e Champions League. “Qytetarët” e Guardiolës ia dolën të siguronin tripletën këtë sezon, duke fituar kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve.

- Publicitet -
Për mediet në Spanjë, trajneri Pep Guardiola tha se në Champions mund të ndodhte gjithçka dhe se Interi nuk ishte një ekip i lehtë, kjo dukshëm edhe nga rezultati dhe rastet në ndeshjen e Stambollit.
“Ne e dimë se sa e vështirë është ta fitosh këtë kompeticion. Për mua në njëfarë mënyre është shumë bukur. Në Champions League duhet të vuash gjithmonë, sot jemi shumë të lumtur, por Interi mund të kishte sukses dhe ndoshta sot nuk do të ishim aq të lumtur. Kjo e gjitha lidhet me detajet”, tha Guardiola mes të tjerash, duke treguar se zikaltërit i vendosën në vështirësi.

Trajneri spanjoll e ka siguruar tripletën edhe me Barcelonën, teksa përsërit të njëjtën gjë edhe me City-n, duke i bërë anglezët një skuadër të frikshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj tranferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, pas qëndrimit për protestat studentore
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?