Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “Gurët origjinalë me 123 nuanca”, restaurohet pas 42 vitesh mozaiku “Shqipëria”, flet një nga autorët: Enver Hoxha refuzoi të ishte pjesë e kompozimit…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: “Gurët origjinalë me 123 nuanca”, restaurohet pas 42 vitesh mozaiku “Shqipëria”, flet një nga autorët: Enver Hoxha refuzoi të ishte pjesë e kompozimit…
KryesoreKulture

VIDEO: “Gurët origjinalë me 123 nuanca”, restaurohet pas 42 vitesh mozaiku “Shqipëria”, flet një nga autorët: Enver Hoxha refuzoi të ishte pjesë e kompozimit…

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian.

Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2.

Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.

- Publicitet -

Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij:

“…Janë montuar hap pas hapi të gjitha detajet e mozaikut. Na kanë dhënë garanci teknike. Ne merrnim pjesë në këtë akt, e lanim, e pastronim, e korrigjonim. Në krahun perëndimor të mozaikut janë vendosur inicialet. Ato janë vënë në formë rrethi, që të nënvizohej ideja që ne ishim të barabartë të gjithë, që nuk ishte dikush krijuesi dhe të tjerët zbatues. Që të gjithë ishim krijues dhe zbatues në të njëjtën kohë.

Jam shumë i gëzuar që koha e vërtetoi që një kolorit i tillë i ka dhënë një fizionomi qendrës së Tiranës. Është një lloj fizionomie ekspresive. Është një detaj që i jep një karakter. Në atë qendrën e Tiranës, të gjitha epokat janë përpjekur të vendosin identitetin e vet. Kjo e ka bërë që të dalë jashtë një identiteti me fizionomi. Tani kanë ndodhur shumë gjëra atje, por mendoj se gjëja më ekspresive që ka ndodhur për t’i dhënë një bosht sheshit “Skënderbej” ka disa elementë dhe njëri prej tyre është mozaiku.

Gruaja personifikonte atdheun, Shqipërinë. I bëmë një veshje simbolike, një xhubletë të bardhë, të cilën e kemi dekoruar me shumë simbolika të kohës. Më kujtohet që kemi bërë shumë studime nudo për atë figurë. Për çdo detaj, që nga brezi, tiparet, paraqitja, gjesti, është bërë një punë shumë e madhe.

Bënim edhe shumë korrigjime për shkak të dimensionit. Ajo është një figurë shumë ekspresive, shumë e bukur, që mban gjithë kompozimin. Edhe dy figurat e tjera: njëri përfaqëson klasën punëtore, tjetri përfaqëson periudhën e luftës. Kompozimi është ndarë në tre grupe: tre figurat kryesore simbolizojnë kombin, idenë e Shqipërisë në shekuj, e cila e ka çarë historinë me armë në dorë, partizani simbolizon lirinë dhe pavarësinë kombëtare, figura tjetër ka të bëjë me punëtorin si klasa udhëheqëse. Shumë detaje kanë lëvizur prej aty.

Miratimi i mozaikut është bërë në nivelin më të lartë, i është paraqitur edhe vetë Enver Hoxhës. Një tentativë që patëm gjatë kohës që e konceptonim, për ta futur figurën e tij në kompozim, ai e ka refuzuar dhe ka thënë që populli është ai që është fitimtari dhe protagonisti kryesor i historisë tonë. U la të kuptohej që nuk do të kishte asnjë figurë tjetër.

Nuk është një vepër krejt ideologjike dhe politike. Brenda saj shoh poezinë e epokës, shoh veten tonë. Në mënyrën si është ndërtuar ka humanitet. Një imazhi i tillë i bën nder Shqipërisë. Ka kapërcyer kufizimet ideologjike. Nuk është gjë tjetër veçse një poemë e madhe me ngjyra lavdërimi për kombin dhe për historinë...”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Dibrani says:
    May 20, 2023 at 9:35 am

    Po ta vini re e kane fshehur Enverin majtas.

    Reply
  • Tironci says:
    May 20, 2023 at 9:36 am

    mentealternativa1.blogspot.com

    mentealternativa1.blogspot.com

    Reply
  • Balena says:
    May 20, 2023 at 9:39 am

    Enverin e kane fshehur majtas.

    whale.to

    Reply
  • Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) says:
    May 20, 2023 at 12:40 pm

    Ju lumte sa keni bere PERJETESUAR- ate- MONUMENT kulture te rralle e gjithe perfshires i Historise sone KOMBETARE. Te perse Autor kryesore ne VOTOGRAFI-Krijues jane MONUMENT me vete.-pejetesi marre.Me mbi 100 VETERANE e PASARDHES te org. Emigrante ne TORONTO.Ju pershendesim. LAVDI ATDHEUT TONE!!
    Kryesia e org VETERANE e PASARDHES-Toronto! kryetari Ardnold Salillari-33 Vjecar e Alma Cela -sekretare.!

    Reply
  • ¿? says:
    May 20, 2023 at 1:38 pm

    Del e verteta per Tironcin(mentealternativa1.blogspot.com) . Konfirmohet qe eshte agjent i zbulimeve te huaja dhe perdor komentet per te dhene mesazhe ne shifer.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 20, 2023 at 2:10 pm

    Tirana sic ishte, nostalgji!

    Reply
  • Aldrin says:
    May 20, 2023 at 2:13 pm

    E paskan mbeshyer majtas, e kuptuan ballistet e zgjuar. Mire qe nuk shtojne Ramen, lakuriq si Davidi i Mikelanxhelos, dhe i japin “dimension” artit, ne kohe dhe koncept. Se keshtu ka dale mode sot. i thone me fjale te medha idiotizmat dhe putanerite e shtetit. Dhe arti nuk shpeton dot

    Reply
  • Detari says:
    May 20, 2023 at 2:13 pm

    pse nuk vini dhe minare ne mozaik?

    Reply
  • Pavli says:
    May 20, 2023 at 2:58 pm

    Mozaik sovjetik per muzhike shqipfoles. Turp. Mozaik si ne Vollogorod. Mozaik me partizane muzhike sllavo-komuniste. Turp. Mozaik i shemtuar qe vendin e ka ne Rusi.

    Reply
  • Tironci says:
    May 20, 2023 at 5:47 pm

    Enver Hoxha eshte ai punetori i ndertimit ne te majte te asaj gruas luftetare.

    Dallohet shume qarte qe ai eshte Enver Hoxha.

    Reply
  • Tironci says:
    May 20, 2023 at 5:48 pm

    E kane kamufluar Enver Hoxhen si punetor ndertimi sepse Enver Hoxha ishte mason edhe masoneria i sherben elitess e Londres pra Illuminatit.

    Enver Hoxha ESHTE ne kete mozaik edhe prandaj mos genjeni kot ju te gazetes Dita.

    Reply
  • ¿? says:
    May 20, 2023 at 7:29 pm

    Del e verteta per Tironcin (mentealternativa1.blogspot.com). Konfirmohet qe eshte agjent i zbulimeve te huaja dhe perdor komentet per te dhene mesazhe ne shifer. $%^&#@

    Reply
  • Adrian seferi says:
    May 21, 2023 at 12:42 am

    Julumte mendja dhe dora me kete mendje behet ky vend

    Reply
  • Tironci says:
    May 21, 2023 at 5:55 pm

    mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to
    E kane kamufluar Enver Hoxhen si punetor ndertimi sepse Enver Hoxha ishte mason edhe masoneria i sherben elitess e Londres pra Illuminatit.

    Enver Hoxha ESHTE ne kete mozaik edhe prandaj mos genjeni kot ju te gazetes Dita.

    Reply
  • Hasoni masoni says:
    May 21, 2023 at 6:09 pm

    Edhe Mason na doli Laveri…sa te paditur paskemi qene!

    Reply
  • Dhimbia e madhe Popull says:
    May 22, 2023 at 12:55 am

    Komentuesi *Tironsi* te pakten mos mbaj ate mbiemer te Kteyqytetit tone te NDERUAR…me T* nise po jo me Tiranen .
    ..*Dhimbia e madhe popull*. Ajo veper ESHTE KYEVEPER e ATDHUT tone…Ju lumte resauruesve.

    Reply
  • fteri says:
    May 22, 2023 at 6:44 am

    Çdo ndëryrje në këtë mozaik gjigant për ta zhvleftësur atë,është manipulim vetëvrasje ,sepse i kan hequr librin që mbante puntori dhe Yllin mbi Flamur !….?…. Në vendet e përparuar të botës nuk ndëryet me urrejtje edhe, te, retushohen veprat e monumentet e kohës socializmit ,kushdo qoftë, sepse ndodhë e kundërta-bumerang. !… Mozaiku pasqyron të vërtetën ,pasqyron -Shqipërinë nga lashtësia deri te socializmi ku Enver Hoxha e ktheu Shqiëprinë në “kantjer gjigant ndërtimi “populli natën studjonte mbi libra zhdukte analfabetizmin ,ditën punonte ,heqja e librit apo Yllit kuq , të mozaikut ,përbën KRIM-HISTORIK revanshist – ilegal .Vetëm shqiptarve në europ u ndodhë kjo gjurulldi me kritere fashiste e naziste,dhe EUROPA HESHT mbi këto thesare !…,kjo në botë nuk ndodhë ,sepse monumenti i Hitlerit ndodhet në Gjermani sot,apo monumenti Duçes ,.Predappio është zakonisht një vend i qetë, me më pak se 6,000 banorë. E vetmja gjë e veçantë e këtij qyteti rreth katër orë larg me makinë prej Romës, është se aty ka ka lindur diktatori italian Benito Mussolini, apo si njihet më tepër “Duçja”. Në Predappio gjendet gjithashtu edhe “Muzeu i Musolinit”, ku mund të gjesh thesare të vërteta të kohës së fashizmit.Apo monumenti Marksit ,apo Leninit dhe Stalinit në Rusi e në ishë republikat e BRSS .Ato ja dhanë dërrmën fashizimit e nazizmit ,përse ndodhë kjo marrëzi ?! Keqëkuptimi i demokracisë ësht ide e rrezikshme dhe e tmerrshme duke asgjesuar arritjet e socializmit dhe simbolet e kohës.Detyra e demokracisë është të siguroi të gjitha ngjyrat ,jo ti sakatoi mozaikun një pasuri e socializmit.

    Reply
  • Guri Naimit D.me*Pasues veterane* says:
    May 22, 2023 at 11:49 am

    Faleminderi *fteri*( qe shkruaje me te madhe,pseudonimin-se i MADH je sa shkruan), Venei pikat mbi *i” per ate MONUMEMT KRYESOR-te vendit tone, mes Tiranes,sjelle dhe shembujt e vendeve te ndryshme te BOTES,c’qendrim mbajte per figure Historike apo shkencore. Do sygjeroja: te pakten ish MONUMENTI para RESTAURIMIT *te RUHET ne ARKIVA* se eshte histori…
    Me ju dhe Atdheun GURI NAIMIR D> .

    Reply
  • ¿? says:
    May 22, 2023 at 11:52 am

    Ik o Guri pirdhu o i rrjedhur megjithe kete fteri hajvanin. Akoma jeni gjalle ju kerma qe vini ere te qelbur, me keq se ujrat e zeza.

    Reply
  • Rruga e Histerisë says:
    May 22, 2023 at 1:13 pm

    “Shqipëria në shekuj e ka çarë rrugën e historisë me armë (dulla thoshte me shpatë) në dorë..” !?

    Vërtet?

    Hahaha, kush ka qon ai kasap që e ka thon i pari kët shprehje?

    A na shpjegon dot kush se me cfarë armësh e ka çarë ShqUpëria histErinë qysh nga shpallja e pavarësisë e deri më sot?

    Jo për gjo, po ngjarjet i kemi të freskta…

    Katrahura e 97-ës, 21 janari, Gërdeci, etj. janë vetëm maja e ajsbergut.

    Pa llogarit këtu vrasjet pa hesap të pseudokamunizmit sllavo-muzhik.

    Më cfarë “arme” e cau dje shqUptari në Kavajë?

    Reply
  • ? says:
    May 22, 2023 at 1:39 pm

    Helbete, kur s’ke punë tjetër do merresh me restaurime.

    O fteri a do na sajosh ca mozaikë se na duhen që t’ja varim hajdarit në qafë?

    Reply
  • Guri Naimit D.me*Pasues veterane* says:
    May 25, 2023 at 11:22 am

    Per vete SHPREHESH me sa shkruan per mua o ZOTERI- ??-qe me vjen keq sa poshte bije…
    Zoti qofte me*fterin* qe une, dua,ta shkruaje me te Madhe…*FTERI* sa emrin e NENES…. Pershendetie kumentuesit *rruga e Historise.* (Mbledhte mendien ?-tja….)
    Si *Dhimbia e madhe POPULL* -une-*Guri Naimit D.Uroj: PERJETESI DITES SE NAIMIT* 25 Maji*

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?