Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5%
AktualitetEkonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5%

Published: 3 Korrik, 2025
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit në 2.5% nga 2.75% për të krijuar më shumë mundësi për qarkullimin në ekonomik duke mbajtur nën kontroll inflacionin.

Kjo është ulja e tretë e normës bazë, në dy vitet e fundit. Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare për herë të parë që nga marsi i vitit 2022, kur kishte nisur një politikë shtrënguese, në përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të normës së inflacionit.

Në korrik 2024, banka uli normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në 3%. Në nëntor 2024, norma bazë u ul edhe me 0.25 pikë përqindje, duke zbritur në 2.75%.

- Publicitet -

Guvernatori tha se ekonomia po rritet afër potencialit të saj, po ai tha se, ekziston rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe inflacionin në të ardhmen. Rritja e turizmit do të jetë më e moderuar, ndërsa inflacioni kthehet në objektiv më 2026.

Guvernatori Sejko tha sot se, zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre, tha ai.

Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026.

Megjithatë guvernatori analizoi se, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend.

Në këtë kontekst, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi në një nivel mesatar prej 2.3% gjatë muajve prill-maj. Kjo ecuri u ndikua nga një inflacion më i lartë i çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, si dhe nga një inflacion më pak negativ i çmimit të naftës. Ndërkohë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera kanë mbetur relativisht të qëndrueshme.

Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Kjo rritje ishte me bazë të gjerë dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe kërkesës së huaj. Ky profil kërkese nxiti rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë vijuan të shfaqin tendenca tkurrëse.

Guvernatori analizoi se rritja ekonomike u shoqërua me përmirësim të mëtejshëm të tregut të punës dhe të të ardhurave të familjeve. Punësimi në sektorin jobujqësor vijoi të rritet, norma e papunësisë zbriti në 8.7%, ndërsa rritja e pagave u përshpejtua në 9.6% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ecuria e tregut të punës sugjeron se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ajo vijon të mbetet një faktor rreziku për rritjen e kostave të prodhimit dhe të inflacionit në të ardhmen.

Faktorët që mbështesin rritjen ekonomike paraqiten në tërësi të qëndrueshëm. Bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, mjedisi stimulues financiar dhe klima pozitive e besimit, po mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për Shqipërinë si destinacion turistik dhe investimi, i pasqyruar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve të huaja direkte, po mbështet rritjen e eksporteve shqiptare.

Në veçanti, ambienti financiar ka nxitur rritjen e ekonomisë, falë qëndrimit të kujdesshëm të politikës sonë monetare, qëndrim i cili ka arritur të balancojë kontrollin e presioneve inflacioniste me reduktimin e ndikimeve potenciale në ekonomi. Në pasqyrim të tij, normat e interesit të kredive qëndrojnë në nivele të ulëta, primet e rrezikut mbeten nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje. Në të njëjtën konë, qasja e bankave ndaj kreditimit ka vijuar të jetë pozitive, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm.

Si rezultat, kreditimi ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 16.2% gjatë pesë muajve të parë të vitit, duke shfaqur një shpërndarje të mirë në segmentet kryesore të tij dhe një rritje të ndjeshme të kredisë për investime. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e lartë, me raportin e kredive me probleme që vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, rreth 4.1%.

Trendi pozitiv i zhvillimeve në sektorin real dhe në tregjet financiare ofron një bazë solide për një rritje të shpejtë e të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për një rritje të ekonomisë pranë potencialit në horizontin afatmesëm. Kjo rritje do të vijojë të mbështetet nga kërkesa e brendshme, e përkrahur nga një treg i qëndrueshëm pune, nga klima pozitive e besimit, si dhe nga kushtet akomoduese të financimit. Kërkesa e huaj pritet të kontribuojë pozitivisht, kryesisht përmes rritjes së turizmit, ndonëse zgjerimi i këtij të fundit pritet të vijojë me një ritëm më të moderuar.

Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin.

Balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet simetrike në afatin e mesëm. Në veçanti, tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonië dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse sjellin në jetë fëmijë ata që mbase nuk duan, por edhe nuk dinë të prindërojnë?
  • Oleksandr Usyk: Nga Krimeja në ringjet botërore
  • Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson
  • U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
  • Kujdes! Këto 11 gabime të vogla në higjienë po të bëjnë të mbash erë të pakëndshme

Komentet e Fundit

  1. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  2. ¿? në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. ¿? në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. ¿? në “Telefonon Ramën dhe… Kjo sot e derdhi gotën!” Botuesi i njohur akuzon ministrin Manja për linçim të Veliajt në burg
  5. ¿? në Homazh për Ambasadorin Werner Daum
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?