Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Hapi i parë drejt anëtarësimit në KiE”, Kurti: Arritje e madhe!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Hapi i parë drejt anëtarësimit në KiE”, Kurti: Arritje e madhe!
AktualitetKosovë

“Hapi i parë drejt anëtarësimit në KiE”, Kurti: Arritje e madhe!

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriçi dhe Llugaliu në Podujevë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në reagimin e tij Kurti e ka quajtur arritje të madhe faktin që Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Kryeministri tha se ky është vetëm hapi i parë, teksa muajin tjetër do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Ai më tej shtoi se ky është një lajm i mirë për të gjithë Evropën dhe demokracinë. Gjithashtu Kurti u shpreh se Federata ruse është jashtë ndërsa Republika e Kosovës po hyn brenda Këshillit të Evropës.

“Kjo është një e arritur shumë e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë.

- Publicitet -

Në këtë pranverë, hapi tjetër vjen në fund të prillit, ku do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Është bërë e njohur, e ditur prej nesh dhe e shpresuar më 24 prill të vitit të kaluar, atëherë kur në mbledhjen e ambasadorëve i patëm më shumë sesa dy të tretat e votave”, tha Kurti.

“ËShtë lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”,

Republika e Kosovës të mërkurën ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ne 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim. Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin
  • Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  • SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. anti25642654censurë on Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. anti25642654censurë on Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  4. anti25642654censurë on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  5. nastradini on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?