Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
AktualitetKosovë

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci

Published: July 11, 2026
Shpërndaje

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Dhomave të Specializuara të Kosovës që ta lirojë atë me kusht, duke ofruar një sërë garancish, përfshirë edhe garanci financiare prej 50 mijë eurosh.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, avokatët e Thaçit kanë argumentuar se kushtet e propozuara janë të ngjashme me ato që ishin pranuar për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin në rastin për “pengim të drejtësisë”, të cilët u liruan me kusht gjatë vitit të kaluar.

Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja garanton se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës dhe se do të dorëzojë pasaportën, si dhe çdo dokument tjetër udhëtimi. Ai do të deklarojë adresën ku do të banojë gjatë gjithë kohës së procedurës dhe nuk do ta ndryshojë vendbanimin pa miratimin paraprak të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Publicitet -

Po ashtu, Thaçi është shprehur i gatshëm të ofrojë një garanci financiare prej 50 mijë eurosh.

Një tjetër zotim është se ai nuk do të ketë asnjë kontakt me të bashkëakuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë – Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin – si dhe nuk do të komunikojë me dëshmitarë apo persona të dyshuar në rastet e tjera që po trajton Gjykata Speciale.

Sipas kërkesës, Thaçi nuk do të diskutojë për përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç ekipit të mbrojtjes. Ky ndalim do të vlejë edhe për anëtarët e familjes së tij, ndërsa ai do t’u bëjë të ditur të gjithë personave që e kontaktojnë se është i detyruar ta respektojë këtë kufizim të vendosur nga Gjykata.

Mbrojtja ka garantuar gjithashtu se, nëse lirohet me kusht, Thaçi nuk do të bëjë deklarata publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në media apo në rrjetet sociale lidhur me çështjen.

Ndër kushtet e propozuara është edhe paraqitja javore në Policinë e Kosovës për verifikim, si dhe zotimi se ai do të rikthehet vullnetarisht në paraburgim nëse urdhërohet nga Gjykata dhe do të marrë pjesë në çdo seancë apo procedurë të kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • K R says:
    July 11, 2026 at 10:22 pm

    Shum durove

    Reply
  • Parku Rinia says:
    July 11, 2026 at 11:59 pm

    Te ofroje Belinda nja 500 mije euro,

    per ta ¨… nderu Shqiperine¨ e ¨Palloshin e gjate¨ !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?