Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Kosovë

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Published: August 21, 2026
Shpërndaje

Ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, duke e cilësuar atë si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë.

Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhin e përcjellë nga Rama.

“Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i rryer. Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë. Shteti shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte”, theksoi Thaçi.

- Publicitet -

Ai ndërkohë ka kujtuar ditët e luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të ruajtur mundësinë e arritur në Rambuje.

Thaçi thekson rëndësinë e aleatëve dhe të momentit politik për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës, ndërsa rrëfen edhe për udhëtimin e vështirë nga Shqipëria drejt Kosovës në mars të vitit 1999.

Ish-presidenti tha gjithashtu se gjatë asaj kohe kishte këmbëngulur që UÇK të mos shuhej.

“Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.

Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.

Gjatë atyre ditëve kishte momente kur kujtoja përvojat e popujve dhe liderëve nëpër botë, të cilët kishin kaluar situata të përafërta. Këto procese janë të vështira dhe të komplikuar. Nëse e humb momentin, apo nëse cenon faktorët vendimmarrës, e humb edhe kauzën për kohë të gjatë apo edhe përjetësisht, sado e drejtë apo sa shumë njerëz mund të jenë sakrifikuar.

Që të mos humbnim mundësinë e fituar në Rambuje, në fillim të marsit 1999, për t’u futur nga Shqipëria në Kosovë, kam ecur këmbë rreth 40 orë në një terren malor në shumë hapësira edhe të minuar.

Për të mos u hetuar nga forcat serbe, gjatë ditës nuk lëviznim, strehoheshim në male. Çdo përpjekje për të kapërcyer kufirin ishte një hap më afër vdekjes. Por duhej bërë. Sepse dinjiteti njerëzor dhe liria e atdheut, ishin vetë jeta”, theksoi Thaçi.

Ai ka deklaruar gjithashtu se Serbia e kishte kuptuar se marrëveshja po e çonte Kosovën drejt pavarësisë dhe për këtë arsye e kishte refuzuar atë.

Duke folur për vendimin për pranimin e marrëveshjes, Thaçi e ka cilësuar atë si një prej vendimeve më të vështira dhe njëkohësisht më krenare të jetës së tij.

“Vendimi për pranimin e marrëveshjes në Rambuje ishte prej më të rëndëve, por edhe më krenari në jetën time. Pothuajse i pamundshëm, por i domosdoshëm. Nuk isha i sigurt a po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim, apo të dyja së bashku”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Konferenca e Rambujesë në Francë në vitin 1999, ku morën pjesë delegacione nga Kosova dhe Jugosllavia, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka

Komentet e Fundit

  1. Jeniceri on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Gjyshi on Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  3. Drini on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?