Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës: Dyshime për përfshirjen e dy shokëve të autorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës: Dyshime për përfshirjen e dy shokëve të autorit
AktualitetKronike

Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës: Dyshime për përfshirjen e dy shokëve të autorit

Published: April 9, 2025
Shpërndaje

Dyshimet për një rrjet më të madh bashkëpunëtorësh në fshehjen e krimit të studentes shqiptare Ilaria Sula po thellohen. Jo vetëm nëna e autorit, Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund të kenë ndihmuar 23-vjeçarin filipinas në fazat pas vrasjes.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se e ëma e autorit ka pranuar përfshirjen e saj në krim, duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe aktualisht po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Por sipas burimeve pranë grupit hetimor, dyshimet janë shtrirë edhe ndaj dy miqve të Samson. Dyshohet se ata ose kanë ndihmuar në asgjësimin e trupit të Ilarias, ose kanë qenë në dijeni të krimit dhe e kanë mbrojtur 23-vjeçarin duke mos raportuar ngjarjen.

- Publicitet -

Pista e hetimit është forcuar edhe nga analizimi i qelizave telefonike, të cilat tregojnë se celulari i viktimës ka vazhduar të jetë aktiv edhe pas vdekjes së saj. Mark Samson dyshohet se ka përdorur telefonin e Ilarias për të dërguar mesazhe drejt të afërmve dhe miqve të saj, me qëllim të krijimit të idesë se ajo ishte ende gjallë. Qelizat ku është kapur sinjali përputhen me zonën ku jetojnë dy të dyshuarit, të cilët janë marrë në pyetje. Ata kanë mohuar çdo përfshirje në këtë krim.

Hetuesit theksojnë gjithashtu faktin se Samson ka pasur vështirësi të tregojë vendndodhjen e saktë të trupit të viktimës, duke ngritur dyshime të mëtejshme mbi përfshirjen e një personi të tretë.

Në aktet e dosjes, gjyqtari hetues thekson: “Ekziston rreziku konkret që i dyshuari të ndërhyjë në provat. Telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit nuk është e qartë, pikërisht për shkak të rolit të mundshëm të një personi tjetër.”

Pjesë e hetimit është dhe një postim i bërë në llogarinë e Instagramit të Ilarias më 31 mars 2025, ku shkruhej: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”. Gjatë marrjes në pyetje, Samson e pranoi se kishte dërguar mesazhe në emrin e saj, por refuzoi të jepte sqarime për këtë postim në rrjetin social.

Hetimet vijojnë intensivisht, teksa policia ka kryer sërish kontrolle në banesën e autorit, në përpjekje për të zbardhur të plotë ngjarjen makabre që tronditi opinionin publik.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?