Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hidhnin të dhëna të rreme dhe kalonin mallra kontrabandë, 4 inspektorë të arrestuar në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hidhnin të dhëna të rreme dhe kalonin mallra kontrabandë, 4 inspektorë të arrestuar në Durrës
AktualitetKronike

Hidhnin të dhëna të rreme dhe kalonin mallra kontrabandë, 4 inspektorë të arrestuar në Durrës

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga katër punonjës policie, që lejonin futjen e mallrave kontrabandë në Portin e Durrësit.

Alketa Kollçaku, Denis Musaj, Egnis Gojani dhe Adelino Vila, në bashkëpunim me njëri-tjetrin regjistronin të dhëna të rreme në sistem, në mënyrë që automjetet me mallra të kontrabanduara të mos evidentoheshin.

Po ashtu është shpallur në kërkim një 56-vjeçar që falsifikoi plumbçet e kontenierit të kamionit që drejtonte, duke kaluar mallra të kontrabanduara.

- Publicitet -

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Strukturat e Policisë vendore, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe me Prokurorinë e Durrësit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E.Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë
  • Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nënë e bijë
  • Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  • “Plumbin e gomës e kam ende në sy”, 28-vjeçari niset drejt Romës për kurim

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  4. lolita on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?