Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një legjendë shahu për Presidente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Një legjendë shahu për Presidente
BoteLajmi i fundit

Një legjendë shahu për Presidente

Published: July 21, 2026
Shpërndaje

Judit Polgár konsiderohet si shahistja më e madhe e të gjitha kohërave dhe si “zgjedhje e pazakontë”, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm të Hungarisë kanë pasur përvojë politike.

Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, Në një deklaratë në Facebook ai tha se Hungaria ka nevojë për “unitet, paqe dhe një president për të cilin mund të ndihen krenarë të gjithë hungarezët ”.

Magyar tha se do të zhvillojë një takim me 49-vjeçaren Judit Polgár për ta pyetur, nëse është e gatshme të ushtrojë detyrën e presidentes deri në miratimin e një kushtetute të re. Presidenti aktual, Tamás Sulyok, aleat i ish-kryeministrit Viktor Orbán, e humbi mandatin e tij si pasojë e një ndryshimi në kushtetutë.

- Publicitet -

Shahistja më e madhe e të gjitha kohërave

Judit Polgár konsiderohet si shahistja më e madhe e të gjitha kohërave. Ajo ishte numri një në botë në kategorinë e femrave për rreth 25 vjet dhe mbetet e vetmja grua që ka arritur të renditet mes dhjetë shahistëve më të mirë në botë në të gjitha kategoritë.

Judit Polgár arriti në vitin 2002 një fitore të bujshme kundër disa kampionëve botërorë të shahut, ndër të tjerë edhe ndaj shahistit rus Garri Kasparov, një nga shahistët më të mëdhenj në histori.

Gjatë karrierës së saj ajo ka folur shpesh për paragjykimet seksiste që ka hasur në botën e shahut dhe për sfidat që iu desh të kapërcente për t’u pranuar në nivelin më të lartë të garave. Në vitin 2014 Polgár u tërhoq nga shahu profesionist.

Polgár ka shumë pak lidhje me partitë politike dhe gëzon reputacion të madh në Hungari. Emri i saj për postin e presidentes qe propozuar në një letër të hapur të nënshkruar nga figura të njohura hungareze, mes të cilëve edhe Ernő Rubik, krijuesi i kubit të famshëm Rubik. Deri tani Polgár nuk është shprehur publikisht lidhur me këtë propozim.

Ndryshimi kushtetues

Parlamenti hungarez miratoi javën e kaluar një ndryshim kushtetues që çoi në largimin nga detyra të presidentit Tamás Sulyok. Edhe pse Sulyok e kritikoi këtë ndryshim ai deklaroi të shtunën (18.07.) se nuk kishte mundësi ligjore për ta kundërshtuar atë. Dita e tij e fundit në detyrë si kreu i shtetit ishte të dielën.

Deri në zgjedhjen e një presidenti të ri funksionin e presidentes do ta ushtrojë përkohësisht kryetarja e Parlamentit, Ágnes Forsthoffer. Sipas procedurës Parlamenti duhet ta zgjedhë presidentin e ri brenda 30 ditëve.

Partia Tisza e Peter Magyarit fitoi me një shumicë prej dy të tretash në zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund sundimit të nacionalistit të djathtë Viktor Orbán, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 2010. Kjo shumicë i mundëson Magyarit të miratojë ndryshime kushtetuese dhe të ndërmarrë reforma të rëndësishme institucionale.

Magyar akuzon Sulyokun për një sërë shkeljesh që, sipas tij, lidhen me periudhën e qeverisjes së Viktor Orbánit. Kryeministri i ri i ka quajtur Sulyokun dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë si “marioneta” të paraardhësit të tij.

Zgjedhje e pazakontë

Péter Krekó, drejtor i institutit kërkimor Political Capital me seli në Budapest, e cilësoi Polgárin si një “zgjedhje të pazakontë”, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm të Hungarisë kanë pasur përvojë politike. Sidoqoftë, ai vuri në dukje se Polgár ka ndërtuar me sukses një profil të fortë ndërkombëtar dhe gjatë dekadave të fundit ka takuar dhjetëra udhëheqës shtetesh për të promovuar shahun, zhvillimin e talenteve dhe arsimin.

Sipas Krekós, Judit Polgár mund të luajë një rol të rëndësishëm diplomatik në një periudhë kur ndryshimet politike në Hungari po tërheqin vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Megjithatë ditët e fundit janë shtuar zërat kritikë që paralajmërojnë se shkarkimi i presidentit mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë dhe të institucioneve në Hungari.

Partia Fidesz e Viktor Orbánit e hodhi poshtë propozimin për emërimin e Judit Polgár në postin e presidentes.

AFP, Reuters

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?