Naum Veqilharxhi (1797-1846) ka qenë një ndër përfaqësuesit më në zë të nacionalizmit shqiptar, në vitet 30-40 të shekullit të XIX. Për të kuptuar kontekstin social dhe familjar ku vepronin patriotë shqiptarë si Veqilharxhi duhen lexuar studime si ai i botuar së fundmi për Veqilharxhin nga historiani i njohur, Dorian Koçi.
Dr.Koçi sjell në një publikim në gazetën DITA një letërkëmbim shumë interesant mes Naumit dhe nipit të tij, që quhej Jani Cale. Ky i fundit e këshillon xhaxhain të heqë dorë nga idetë për të ringjizur kombin shqiptar.
Jani Cale me profesion doktor dhe banues në Vjenë duket se ishte akomoduar dhe përfshirë mirë në jetën urbane të Vjenës dhe të kolonisë greke në kryeqytetin perandorak të Austrisë.Tregtarët grekë dhe të bashkësive ortodokse nga Epiri ishin vendosur në Vienë si një vazhdim i aktiviteteve të tyre tregare nga kolonia e Venecias, por edhe qyteteve të Hungarisë si Petsi, Brashov dhe Sibiu.
Ata shpejt arritën të merrnin pjesën më të madhe të tregtisë së importit dhe eksportit midis Perandorisë Habsburg dhe Perandorisë Osmane. Në këtë shoqëri bënin pjesë edhe tregtarë shqiptarë ortodoksë si është rasti i vëllezërve Çelo(Anastas dhe Spiridon) nga Gjirokastra. Tek kjo koloni e Vjenës bënte pjesë edhe Jani Cale.
Mbizotërimi i kulturës helene kish krijuar një zbehje të identiteteve të tjera. Për këtë arsye Jani Cale do i shkruaj ungjit të vet se
“Cila vallë nga tri perëndeshat, që përcaktojnë fatin e njerëzve, deshi që të mos dalë ndonjë tjetër, por xhaxhai im shumë i shtrenjtë, për të lidhur ato që s’lidhen, të sjellë në formë atë që nuk ka formë, të bashkojë në një tufë, myslimanët fanatikë, të krishterët ortodoksë superticiozë dhe papistët që urrejnë fetë e tjera, të krijojë një trup homogjen nga kombi shqiptar? Mallkoj atë orë, xhaxhai im i nderuar, kur ju u dhatë pas një ideje të tillë. Hiqni dorë nga planet që nuk mund të realizohen, duke përbuzur lajkat e të huajve, besoni në fjalët e nipit tuaj, i cili ka informata…”[10].
Përgjigjia e Veqilharxhit për nipin është iluministe dhe moderne: “U ke besuar trashë mësuesve të tu grekë, nipi im”! – shkruan ai. Më poshtë, pjesë nga teksti botuar nga historiani Koçi:
“O nip! Vetëm kafshët, – shkruan Veqilharxhi, – nuk gjykojnë, e kanë të përcaktuar nga vetë natyra edhe fatin, edhe jetën e tyre; kurse njeriu ka një destinacion, të cilin mund ta arrijë veçse duke filluar të ecë gradualisht nga gjërat më të vogla…Ti, siç thua, ke lexuar shumë historianë dhe për shqiptarët nuk paske gjetur as gjënë më të vogël. Ti, të gjitha studimet e tua i ke bërë në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar; por ti, si një burrë me arsim, si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjitha kombeve të tjera, që një komb si ai shqiptari, i krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera, që zë një vend të caktuar në tokë, që ka tipare të veçanta të gjuhës, të dokeve dhe zakoneve, si ishte e mundur të mos kish dhe dy shekujt e tij mitologjikë, heroikë, politikë dhe fetarë, të shpërnguljeve dhe të rivendosjeve të tij? Por u besove trashë e trashë mësuesve të tu, se që nga të gatuarit e njeriut dhe gjer tani ky komb paska qenë një gur inorganik, i mbetur në pa veprimtari të plotë ose si një larvë insektesh, e cila nuk ka pësuar ende metamorfozën e saj natyrore si flutur…
Më këshillon të ruhem nga këshillat e të huajve por nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet, d.m.th. prindërit e tij, farefisin e tij, miqtë e tij, bashkëkombësit e tij, vetë vatrën e tij atërore, varret e stërgjyshërve të tij, gjërat e shenjta të vetë familjes së tij dhe të shkojë për t’i kërkuar të gjitha këto gjetkë, ku kurrë nuk do të ketë mundësi për t’i gjetur, duke vuajtur gjatë jetës…”
Tendencat asimiluese greke do të dëshironin që të përfshinin në gjirin e tyre intelektualë të llojit të Naum Veqilharxhit siç kishin mundur ta realizonin me nipin e tij Jani Cale, por vepra që ai kishte filluar do ti kushtonte jetën.
Naum Veqilharxhi vdiq në Stamboll, i helmuar nga Patriakana greke.
Por me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e kombit shqiptar, duke vendosur themelet e formësimit të identitetit kombëtar që do i hapte në mënyrë të pashmangshme rrugën themelimit të shtetit kombëtar, – shkruan Koçi në shkrimin për Veqilharxhin, në DITA që mund të lexohet i plotë duke klikuar KËTU.
n.s. / dita

Ja se ta vazhdon vepren Saldhiu nga viqidoli duke kandidu Belerythen
Ty te ndrittë shpirti atje ku je o Naum
e kemi te keqen brenda… dihet saliDeti por edhe gjatoshi, per votevjedhesin e Himares ben namin greqira, ky nuk foli se kishin zgjedhje ne greqire!!!! po ne nuk Ishim ne zgjedhje kur llapi greqira…. mbaruan edhe zgjedhjet e greqires, prape llap greqira, hic ne! e kush, Rama qe ka nam si orator…. PSE nuk flet!!!! fol per Cameri, arvanitas… se kjo u mbyll llapen greqirave. Nderim te madhit Naum… ce do qe niprat nuk na u ndane
Nje vlleh patriot shqiptar! Bravo i qofte Naum Veqilharxhit.
…Mesimet e vyera te Naum Veqilarxhit:
Vleresimi i kombit,i varreve te te pareve…
Duhet ti dije bejleri dhe shall i tij katundar!
12 vjet me pare,kur presidenti fasulo Nishani,dekoroi me titullin e larte Nder i Kombit,antishqiptarin dhe grekomanin me damke,Vangjel Zhaba-Zarba) me lobimin e disa laboviteve,demo botoi nje pamflet ne shtypin e kohes kunder ketij dekorimi. Pse?
Sepse Vangjel Zhapa ka qene ideologu,financieri,konstruktori i Agresionit grek me flamurin e Vorio-Epirit.
Vangjel zhapa ka qene VRASESI DORAC I NAUM VEQILHARXHIT DHE KOTO HOXHIT.
Eshte shkruar nga ca labovite se Naum Veqilharxhi u ndihmua financiarisht nga Vangjel Zhapa per te botuar evetarin ne 1844,,!!!!!!!!!!!Naum Veqilharxhi ishte jo vetem i pasur nga i ati Panajot Bredhi Veqilharxhi(Intendent,ekonomist i Ali pashe Tepelenes),por ishte edhe nje nga avokatet me te njohur te Brailes,qytet skele ne brigjet e Danubit,qe nuk kishte nevoje per lemoshat e Zhapes.
Po kishte nevoje per nje Ferman te sulltanit per te mundesuar hapjen e shkollave shqipe ne nahijen e Korces dhe Permetit,,per te promovuar Evetarin e tij per te cilin punoi 20 vjet.
Ju drejtua per ndihme Patrikanes Greke te Stambollit,qe kishte autoritetin per te nderhyre tek sulltani .
Pergjigja e Patrikanes i erdhi npm.Vangjel Zhapes.Ky ishte personi qe dergoi Patrikana greke e Stambollit per te lajmeruar Naum Veqilharxhin se kerkesa e tij per Hapjen e shkollave shqipe,ishte aprovuar.Shkoi si capi tek kasapi,thote shqiptari.Bashke me Vangjel Zhapen ndermori ate udhetim nga Rumania ne Stamboll,Bashke me Vangjel Zhapen hyri ne porten e guves se gjarperit me tulla te kuqe,qe quhet Patrikana greke e Stambollit dhe dolli i vetem me Barrele,i helmuar.
Cfaqre shkollash ndertoi dhe mbajti me pasurine e tij Vangjel Zhapa? keta Labovitet thone qe ne 1861 paska hapur shkolla shqipe ne Labove!!!!!!!Eeeeee!
Thoma Papapano,i shenjti basho Thomai,,plaku i urte Ramiz Harxhi ,Patriotet Gjirokastrite lane deshmi qe brezat e rinj mos te helmohen nga genjeshtrat e ca laboviteve te sotem. Pasurine e Vangjel Zhapes dhe Testamentin e Vangjel Zhapes e vuri ne jete Kisha greke dhe shteti grek.Nga Filati ne Permet,nga Labova ne Qeparo,ku kishte shqiptare te krishtere Vangjel Zhapa ngriti 170 shkolla greke,asnje shkolla shqipe,,Dhe sipas Amanetit te tij ne shkollat greke kendohej Himni i Zhapes ne gjuhen greke,ku nder te tjera thuhej:-
Ti therim shqiptaret
Dhe gjakun e tyre ta pijme si vere.
Po si e vrau Koto Hoxhin,sepse kur rronte Koto Hoxhi,Vangjel Zhapa kish vdekur!?
trashegimia pasurore e Vangjel Zhapes,ndumonte edhe jetimet,grate e veja,familjet e vobekta,shkollimin ne gjuhen greke,te semuret ne spital(nje spital ngriti edhe vete Zhapa per te krishteret qe shpalleshin greke).
nga keto te mira nuk perfitonte vetem Familja e Patriotit Koto Hoxhi.
Kur doli nga burgu Stambollit,(koto Hoxhi nuk vdiq ne burg ne Stamboll ku ishte shnderruar ne nje grumbull kockash si shkruante Sevasti Qiriazi qe e vizitoi ne burg) qendronte kruspull ne nje rreze dielli mbi perroin e qestoratit. Kunata e tij e terbuar qe Kisha i shihte shtrember dhe nuk perfitonin nje kacidhe nga ndihmat e Zhapes i hyn me kopan te rrobave dhe e vrau aty mbi perroin e Qestoratit.
Keta historianet e rinj qe vijne nga familje patradite,nga llumi proletariatit,,si pune a atij marenglenit nga Gramshi ,keta nuk behen.Ne qahemi nga historianet e Komitetit qendror te sterilizuar nga Dogma,,por keta jane beterr me keq,.Sepse keta jane edhe kopjace,,edhe pa kulture historike,,edhe delenxhij selektoore,,.
Edhe kur me kopjojne mua,,prape ndryshojne textin,ndryshojne emrat,ndryshojne ngjarjet,,
Do ti referohem perseri Vithkuqit.
Vithkuqari me i shquar pas Naum Veqilharxhit ka qene Koste Cekrezi,Koste Cekrezi emigroi ne Amerike,Studioi ne Harvard ku kishte mik te ngushte nipin e presidentit Willson.Me ane te nipit koste Cekrezi mundesoi dy takime me presidentin Willson dhe i tregoi te gjithe tragjedite qe kish pesuar ky popull i pafat ne Histori,me shprese qe presidenti Amerikan ta merrte ne mbrojtje popullin shqiptar ne Konferencen e Versajes,.Keta palaco kopjojne ato qe une i kam lexuar nga penda e Koste Cekrezit dhe ja veshin Nolit.Nuk kia qene Noli shok shkolle me nipin e Wilsonit.Ka qene Koste Cekrezi Vithkuqari.
Takimi i Nolit me presidentin Wilson ne jahtin Presidencial,duke lundruar ne lumin Potomac ne Washington,si delegat e Vatres ne Kongresin e Kombeve te shtypura ne 1918,ESHTE TJETER GJE.
Por keta luajne shejtan budallain se nuk duan te permendin Koste Cekrezin,se Koste Cekrzi shkroi pa frike kunder Regjimit terrorist te Enver Hoxhes qe ne vendosjen e terrorit,kur Amerikanet kishin shpresa,,Koste Cekrezi e demoskoi enver hoxhen ne radio Londra.
Si njiohes me rrenje i Vithkuqit te tij,eshte Koste Cekrezi qe cjerr masken e grekomaneve qe pretendojne se Vithkuqi ishte fshat grek,.
Sorry LEON, Costa Chekrezi (31 March 1892 – 10 January 1959), also known as Constantin Anastas Chekrezi (Albanian: Kostandin Çekrezi) was an Albanian patriot, historian, and publicist. Chekrezi was born on 31 March 1892 in Ziçisht village, in the Upper Devoll region located near Korça (back then Ottoman Empire, now Albania).[1] After finishing a 5-year school in his native village, he finished the Greek high school in the town of Korça on June 12, 1910. The school documents show he was awarded as “excellent student in all subjects”.
Shtoj: Naum Veqilharxhin e ka helmuar grekomani Vangjel Zhapa, por kryepeshkopi Anastas Janullatos ka nderhyre prane Kryetarit te Akademise se Shkencave, Gudar Beqiraj dhe ai ka zene vend si patriot shqiptar ne “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, vell. III, botuar ne vitin 2009 (shih),
Dhe Zotin Naum disa gjakprishur na e quajne vllah, kur ai eshte Shqiptar mbi Shqiptar.Kjo leter eshte pasqyra e Nacionalizmit te Bukur dhe te Paqte Shqiptar, fytyra e vertete e Shqiptarizmes.cdo katund , cdo qytet duhet te kete nje rrug a nje shkolle me emrin e Shenjorit Naum Veliqharxhit dhe martirit Koto Hoxhi.
z.George te falenderoj per korigjimin.Kisha pershtypjen qe Koste Cekrezi ishte nga Vithkuqi Korces,,qenka nga Zicishti Korces.
Calet jane vlleh, shih Pandeli Calen me kontribut per ceshtjen shqiptare, ka pasur shume vlleh te pasur ne Vjene. Naumi pak rendesi ka se c’eshte, sepse shume vlleh dhane kontribut per Shqiperine…
Mbetem pa fjale tek lexoj pergjigjen e patriotit te madherishem Naum Veqilharxhi. Sa turp per ne qe nuk i kemi vleresuar sa duhet patriotet si ai, qe ketij vendi sot me shume se kurre i mungojne. Ata meritojne nje piedestal ne mes te Tiranes dhe sheshet e shume qyteteve duhet te marrin emrat e tyre, qe ky popull mos ti harroje kurre.
Lavdi për këto personalitete kaq të ndritura!