Nga Adriatik Doçi
Disa muaj pasi u zgjodh President, në fund të vitit 1992 dhe në fillim të vitit 1993, Sali Berisha nisi të shihte dy kundërshtarë si rrezik serioz për pushtetin e tij. Ata ishin kryetari i opozitës Fatos Nano dhe Azem Hajdari, i pari pretendent për kryeministër, siç edhe ndodhi më vonë, ndërsa i dyti gëzonte një mbështetje të ‘frikshme’ në radhët e demokratëve dhe ishte pa diskutim pretendent në hije për të marrë një ditë drejtimin e PD-së.
Për të mbajtur nën kontroll Azem Hajdarin, Berisha angazhoi posaçërisht kreun e SHIK-ut famëkeq Bashkim Gazideden, për ta përgjuar dhe survejuar këmba-këmbas. Më 22 shtator 1992, Azem Hajdari, u ankua publikisht në Parlament se Bashkim Gazidede, ushtari i punëve të zeza të Berishës, e përgjonte.
Më vonë, Berisha e përjashtoi Azemin nga Partia Demokratike dhe grupi parlamentar demokrat, ndërsa e akuzoi si spiun. Nga ana tjetër, gazeta e PD-së, për rrjedhojë e Berishës, e quan Azem Hajdarin klloun mjeran të politikës shqiptare që udhëheq një tufë ordinerësh, përçarës, të dështuar si dhe e krahason me një kumarxhi.
Berisha do të merrte frymë lirisht vetëm kur Azem Hajdari u ekzekutua në oborrin e Partisë Demokratike, në 12 shtator 1998. Që nga ajo ditë, Berisha e quan Azemin tribun të demokracisë, ndërsa vdekjen e tij, e përdori për të marrë pushtetin, përmes gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.
Për të hequr qafet rrezikun tjetër, Fatos Nanon, Berisha gjeti një tjetër zgjidhje. Vendosi ta fuste në burg. Fillimisht, sapo mori pushtetin, Berisha tentoi ta izolonte Fatos Nanon, duke e goditur me polici dhe SHIK, duke i ndaluar mitingjet, të drejtën e fjalës në Kuvend dhe pjesëmarrjen në delegacione parlamentare. Në fillim të vitit 1993, nisi zbatimin e skenarit për ta futur në burg.
Lëvizjet e para
Në 14 prill 1993, grupi parlamentar i PD-së, nën kontrollin e Berishës, thërrasin për interpelancë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Blerim Çela, për të dhënë sqarime mbi një çështje të publikuar në media “për veprime abuzive dhe spekulime nga ana e shoqërive “Levante Co” dhe “Iliria Hollding” lidhur me sjelljen e ndihmave të qeverisë italiane për Shqipërinë”.
Në 27 prill 1993 Blerim Çela paraqitet në Parlament. Sipas Blerim Çelës, në nëntor 1990, Farudin Hoxha, në emër të Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik, lidh një marrëveshje me Ajdin Sejdinë, i paraqitur si president i firmës “Iliria Hollding”, për ushtrim aktiviteti në Shqipëri. “Farudin Hoxha i krijoi kushtet Ajdin Sejdisë për të sjellë në Shqipëri Xhuzepe Perniolën, presidentin e firmës italiane “Levante Co”, firmë italo-jugosllave, që u mor me livrimin dhe grabitjen e ndihmave italiane të akorduara për emergjencën”.
Akuzat për Nanon
Fatos Nano akuzohej se kishte autorizuar Ajdin Sejdinë të përgatiste bisedimet me kompani të ndryshme për përpunimin e naftës. “Veç sa më sipër, Fatos Nano, me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe Shkëlqim Cani, si zëvendëskryeministër, kanë kryer shkelje të tjera për të favorizuar firmën “Iliria Hollding””. Nano, me gjithë sinjalizimet që ka marrë për personalitetin e Ajdin Sejdisë, nuk ka marrë asnjë masë për sqarimin e tij, po përkundrazi, ka vazhduar ta mbështesë”, thotë Blerim Çela.
Sa i takon ndihmave, Blerim Çela tha se “Listat e mallrave sipas fondeve të akorduara nga qeveria italiane detyrimisht duhet të specifikoheshin nga Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme, të ngarkuara me këtë detyrë, që e njihnin dhe përgjigjeshin ligjërisht për plotësimin e nevojave të popullit me mallra ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shtetit. Ish-presidenti Ramiz Alia dhe ish-kryeministri Fatos Nano, jashtë funksioneve të tyre dhe duke shkelur ligjet e kompetencat e organizmave të ngarkuara për tregtinë e jashtme, caktuan dhe diktuan firmën nga e cila do të bliheshin mallrat. Pushtetarët, me dashje, kanë pranuar çmime tepër të larta, të diktuara nga firma shitëse, mbi ato të tregut, si shtegu dhe burimi për të krijuar fitime spekulative…”.
Qëndrimi i Nanos
Fatos Nano deklaronte në Kuvend, se “Që në fillim dua të deklaroj përpara Parlamentit Shqiptar dhe përmes tij gjithë popullit,me përgjegjësi të plotë personale, civile, qytetare dhe politike, se pseudoakuzat dhe shpifjet e paraqitura nga materialin e Blerim Çelës e kompani nuk janë gjë tjetër vetëm se një montazh i inskenuar politiko-elektoral, me synime të mbrapshta dhe të ulëta për të likuiduar dhe kufizuar lirinë politike, madje dhe fizike të Partisë Socialiste, të Kryetarit të saj dhe opozitën e vërtetë në Shqipërinë e sotme.
Prandaj, bëj thirrje që autorët e këtij skenari t’i bëjnë llogaritë saktë. Kjo çorbë e gatuar në kuzhinë antishqiptare dhe të lobeve të lidhura me to dhe që përdorin si mashë Blerim Çelën dhe njerëzit që qërohen nga kjo sallë, si ushtarë “Shvejk”, nuk mund të bjerë veçse erë të qelbur por që, për fat të keq, nuk e ka gëlltitur vetëm z. Blerim Çela.Me paturpësi dhe deficiensë politike dhe profesionale, Blerimi dhe ekipi i tij, lëshuan bombën tymuese të korrupsionit të Fatos Nano dhe të qeverisë të tij”.
Shfaqet sërish Blerim Çela
Deputetët e PD sjellin sërish Blerim Çelën në Kuvend në 30 qershor 1993, për të shtjelluar më tej akuzat ndaj Nanos. “Më jepni kompetenca të tjera, t’i ushtrojë kompetencat. Kaq sa më keni dhënë, po i bëj. Prandaj, të mos kërkohet ajo që nuk bëhet. Më kapin njerëzit: fute Fatos Nanon në burg! Nuk e fut Fatos Nanon Kontrolli i Shtetit në burg, Kontrolli i Shtetit e ka denoncuar, hetuesia ta futë në burg tani, në qoftë se vërtetohen ato që thotë kontrolli i shtetit. Por të gjitha janë të dokumentuara katërçipërisht”, thotë ndër të tjera Çela.
Në lojë futet kryeprokurori Alush Dragoshi
Pas Blerim Çelës, në lojë futet kryeprokurori i atëhershëm Alush Dragoshi, një besnik që Berisha e përdorte si kamxhik jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj figurave të PD-së, të cilët për t’i mbajtur në rresht, u hapte herë pas here dosje penale.
Me shkresën nr. 1117, datë 26.07.1993, Alush Dragoshi i kërkon Kuvendit që t’i heqë imunitetin deputetit Fatos Nano, me argumentin se “mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit në datën 06.05.1993, Prokuroria e Rrethit Tiranë ka filluar çështjen penale për krimin e shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal”.
Në kërkesën e tij, Alush Dragoshi thotë se “Si nga materiali kallëzues dhe hetimet e zhvilluara del se nga livrimi i ndihmave të dhëna për vendin tonë nga qeveria italiane për periudhën që ka qenë në detyrën e Kryeministrit Fatos Nano, është shkaktuar një dëm i rëndësishëm ekonomik në shumën 8 miliardë e 433 milionë e 064 mijë e 836 lekë. Në ardhjen e kësaj pasoje, krahas përgjegjësisë që kanë edhe personat e tjerë, del se ka përgjegjësi penale edhe deputeti Fatos Nano, i cili, me veprimet e mosveprimet e kundërligjshme, ka shpërdoruar detyrën, duke kryer veprën penale të parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal, si dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal”.
Kuvendi mblidhet menjëherë
Po atë ditë, pra në 26 korrik 1993, Kuvendi i kontrolluar nga Sali Berisha mblidhet për të diskutuar për kërkesën e kryeprokurorit Alush Dragoshi për t’i hequr imunitetin Nanos. Deputeti Arben Imami kërkon kohë pasi Komisioni i Mandateve sapo ishte njohur me materialin. Kuvendi u mblodh sërish të nesërmen, me datë 27 korrik 1993. Në këtë seancë, deputeti socialist Namik Dokle mban një qëndrim të fortë.
Dokle shprehet se “Në datën 26 korrik, pas një fushate të paskrupullt politike kundër Partisë së opozitës dhe liderit të saj Fatos Nano, të organizuara nga një klan revanshist partiako-qeveritar i PD-së, pas një presioni antiligjor dhe antidemokratik mbi drejtësinë, u arrit që të formulohej kërkesa për heqjen e imunitetit të deputeti Fatos Nano. Makinacioni politik duket qartë edhe në veprimtarinë e ngutshme të komisionit, pa i dhënë aspak kohë atij që të procedojë sipas rregullores së Kuvendit Popullor.
Pas Idajet Beqirit, ky është rasti i dytë që një kryetar partie përndiqet me mjetet politiko-policore dhe gjyqësore të një shteti me karakteristika të hapura totalitariste dhe neodiktatoriale, ndërkohë që shtypi zyrtar i PD-së ka nisur të formulojë kërcënimet për kundërshtarë të tjerë politikë….. Presidenti Berisha, në krye të PD-së blu, dirigjon dhe vëzhgon se si po shkatërrohet shteti i së drejtës dhe demokracia, duke marrë përgëzimet dhe shpërblimet e tallave të fshehta, të cilave u shërben me besnikëri…”.
Kuvendi i kontrolluar nga Berisha i heq imunitetin Nanos
Në emër të komisionit të mandateve foli Arben Imami, i cili u shpreh kundra heqjes së imunitetit të Nanos, duke hedhur poshtë akuzat si të pambështetura në prova. Megjithatë, shumica e deputetëve votuan për t’i hequr imunitetin Fatos Nanos. Me këtë vendim, Kuvendi i hapi rrugë arrestimit. Data ishte 27 korrik 1993.
Në 30 korrik 1993, tre ditë pas vendimit të Parlamentit për t’i hequr imunitetin, prokuroria arreston Fatos Nanon. Më 2 gusht 1993 grupi parlamentar i PS-së, duke e konsideruar si burgosje politike arrestimin e Nanos, nisi nënshkrimin e një peticioni në të gjithë vendin për lirimin e Nanos. Peticionin ua dërgoi përfaqësive diplomatike në Shqipëri. Ndërsa më gusht 1993, Fatos Nano shkroi një letër nga burgu, ku e shpallte veten të burgosur politik.
Nano dënohet me 12 vjet
Berisha kërkonte me çdo kusht të mbante Nanon në burg. Pasi deputetët e PD-së, kreu i KLSH Blerim Çela dhe Alush Dragoshi e kishin bërë punën e tyre, tashmë radha ishte e gjyqtarëve. Më 3 prill 1994, Fatos Nano u dënuar me 12 vite burg. Apeli nuk e rrëzoi vendimin, por vetëm uli dënimin nga 12 në 11 vjet. Në vitin 1995, Nano kërkoi lirim të parakohshëm në Gjykatën e Kasacionit. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtarja Vitore Tusha, sot kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Fatos Nano la qelinë në vitin 1997, pas një amnistie. Më vonë, Nano rrëzoi të gjitha vendimin dhe procesin si të paligjshëm dhe politik, u konsiderua si i burgosur politik dhe mori dëmshpërblim për vitet e burgut.
Shqiptarja.com

Amaneti i Nanos (ka dijeni per kete edhe ky Tik Kopili a Doci i historive te tij )
– Edi Rama mos ja preke arkivolin nese eshte akoma me thonj pa prere.
Nje pyetje per simpatizantet e Nanoes ; A e meritonte Nano te denohej si hajdut apo jo ?
Ik o koqe,akoma nuk e ke marre vesh pse u denua Nano. Apo ishe i zene duke ia thithur Doktorit si Skarypioni. Ti do jesh “durrsak” Kenete
Po Kar pa Bole mbete ti Artan
Edi qe e di qe je kar,te mesuan ndonje fjale te re serbet sot kur,ta kercyen?
Jo Tani s’ka te reja, ti ishe dhe mbetesh”muzhka kurva”.
Ta paskan fut keq serbet dmth o Edi, ta kercejne falas.
Dosjet plot me vjedhjet ne bashkepunim qe beri Nanua, erdhen nga prokuroria e Romes me avion. Ka fakte dhe dokumente plot. Pastaj te gjithe u bene si Nanua.
O Artan, ti je mesuar te te ofendojne nga familja por un nuk po e bej kete sepse nuk jam i nje rrangu me ty . Me duket se un bera nje pyetje dhe nuk ofendova asnje kurse ti duke dashur te tregosh se je nje familje e rangut te larte qe e ke pervetesuar fjalorin Shqip – Shqip i ke keto te drejta :
Nuk e botoni sepse i jam pergjigjur Artanit si anetar i klubit tuaj apo sepse nuk kam perdorur asnje fjale fyese si Artani ?
Sic tha Nano në kuzhinë antishqiptare dhe të lobeve të lidhura me to.
Vdekja e tij gjeneroi kujtime te Ngjarjeve Makabre ne ato vite, me autor kryeterroristin sali. Kjo pjelle e ndyre ultrafashiste ben akoma politike.
Turp per ata qe flasin keq tani mbas vdekjes per Fatos Nanon!
“‘De mortuis nihil nisi bonum’ – thoshin të urtët e Greqisë dhe të Romës së lashtë: “Per të vdekurin, fol mirë ose mos fol fare.” Kjo nuk është thjesht një shprehje, por një normë qytetërimi që disa njerëz duket se nuk e kanë njohur kurrë. Të hedhësh baltë mbi një njeri që s’mund të mbrohet më, është shenjë dobësie dhe ligësie. Fatos Nano, me të gjitha të mirat dhe gabimet e tij, mbetet një figurë që ka lënë gjurmë dhe që u nderua nga mijëra qytetarë brenda e jashtë vendit. Kush s’mundet të tregojë respekt, më mirë të heshtë — sepse plehrat morale nuk mund të njollosin kujtimin e një njeriu që ka bërë histori.”
Dajti…… Ky njeriu ka bere histori, eshte e vertete, historine e vjedhjes me te madhe te ndihmave, te cilen e pagoi me burg. Provat i dergoi nga Italia Komisioni Rrogator. Pervec te tjerave, askush nuk po i hedh balte, ky me balte ishte i lyer vete nga koka ne kembe.
Tani e kam pak si rende te komentoj poshte shkrimesh gjobaxhinjsh te veteshpallur dhe certifikuar, megjithate po e bej nje perpjekje.
Gjeja me e ndyre per te folur “mire” per dike qe ka nderruar jete, eshte ta perdoresh rastin per te sulmuar ata qe t’i kane caktuar per t’i perbaltur. Jemi menjehere pas renies se diktatures; afera ne fjale bie era korrupsion qe largu; duhej dhene nje shembull force qe ne zanafille ndaj korrupsionit. Por, ajo qe e anashkalojne “dashamiret” hipokrite te zotit Nano, eshte fakti qe ai arrestim pati shtytjen dhe mbeshtetjen e ambasadave perendimore, sidomos te USA, e cila ndryshe nga ambasadoretn amerikane te viteve te fundit, ishte e angazhuar teresisht ne demokratizimin e vendit; deh socialistet e konvertuar, i shihni thjeshte ashtu sic ishin ne te vertete: si komuniste. Kaq e thjeshte eshte gjeja.
Por, nje marredhenie konsiderohet si perfundon dhe jo si nis; mund te nis keq e te perfundojej mire. Pikerisht kjo ka ndodhur me Doktorin dhe Nanon.
Nano desh te behej president, kur ne pushtet ishte Sali Berisha; ishte, ashtu sic eshte edhe sot, nje post honorifik; deshi, madje kishte edhe miratimin ne heshtje te Doktorit, pra votat e tij, POR NUK pranoi Edi Rama… po ky Edi Rama qe dje i thurte lavde medemek!
Gabimi me i madh, faji, krimi po te doni, eshte se e mori monstren nga Parisi, ashtu me thonj te paprere e duke kontrabanduar ikona te vjedhura, sic e akuzoi me vone po vete Nano, dhe i dha pushtet; duke i dhene keshtu mundesine qe te behej deshperimisht i varur prej tij e te beje gjithe ate korrupsion te perbindshem ka 25 vite rresht; te shkaterroje cdo institucion te shtetit, median e lire, drejtesine, vete shtetin.
Pra krimi i Nanos eshte se i la PS-ne ne dore nje monstre, Kryeqenefit Edi Rama.
Mark Twain ka thene: Never argue with stupid people, they will drag you down to their level and then beat you with experience”.
Ja Kuptimi i drejtpërdrejtë:
Twain paralajmëron se nuk ia vlen të debatosh me njerëz të paditur ose kokëfortë. Këta njerëz nuk kërkojnë të kuptojnë apo të mësojnë, por vetëm të kundërshtojnë — shpesh me logjikë të shtrembër, arrogancë apo fjalë boshe. Kur futesh në debat me ta, je ti që humbet, sepse ata do të të “zbresin” në nivelin e tyre të ulët të arsyetimit, ku ndihen “në shtëpinë e tyre” dhe kanë më shumë “përvojë”.