Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e Ukrainës, a është vërtetë kaq ‘ruse’ sa ç’thotë Moska?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e Ukrainës, a është vërtetë kaq ‘ruse’ sa ç’thotë Moska?
Histori

Historia e Ukrainës, a është vërtetë kaq ‘ruse’ sa ç’thotë Moska?

Published: November 25, 2025
Shpërndaje

Nga carizmi, tek Stalini dhe pretendimet e sotme

Një pamflet politik i botuar në vitin 1762, përshkruante një bisedë midis “Rusisë së Madhe” dhe “Rusisë së Vogël”. Gjatë “diskutimit”, kjo e fundit refuzonte të reduktohej thjesht në një pjesë të Rusisë së Madhe, duke qenë e vendosur të paraqiste historinë dhe identitetin e saj unik.

Në atë kohë, emri “Ukrainë” nuk përcaktonte ende një shtet. Por ‘ukraina’, një fjalë që do të thoshte “vend kufitar” në disa gjuhë sllave, ishte përdorur tashmë për të përshkruar territorin e saj të ardhshëm: rajonin e madh të stepave që rrethon lumin Dniepër, dhe që kufizohet me Detin e Zi.

- Publicitet -

Termi “Rusia e Vogël”, u braktis gradualisht në epokën e nacionalizmit, teksa akademikët dhe mendimtarët ukrainisht-folës të shekullit XIX-të vendosën që ta linin pas termin e vjetër për të krijuar idenë moderne të Ukrainës si një komb.

Por 2 shekuj më vonë nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, Rusia po i shfrytëzon këto diskurse historike për të justifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës së pavarur.

Ai i bëri të qarta ndjenjat e tij në një artikull të botuar në korrikun e vitit 2021 në faqen e internetit të presidencës ruse, kur i përshkroi për rusët dhe ukrainasit si “një popull, një tërësi e vetme”.

Kryeqyteti i Ukrainës, është përshkruar vazhdimisht si “nëna e qyteteve ruse”. Kievi ishte në qendër të Rusisë së Kievanit (882-1240), një shtet ortodoks mesjetar, tek i cili e gjurmojnë origjinën e vendit të tyre udhëheqësit rusë, nga Carët e dikurshëm deri tek Putini sot.

Ky pretendim, përdoret shpesh për të mbështetur pretendimet e Rusisë mbi territoret ukrainase. Por ky është një keqinterpretim.

Ndërsa paraardhësja e perandorisë ruse, Moskovi, u ngrit si pasojë e pushtimit mongol (1237-1240) që shënoi fundin e Rusisë, sundimtarët e Moskës e morën kontrollin e Kievit vetëm 500 vjet më vonë.

Pretendimi mbi origjinën e Kievanit, ishte më shumë një metodë për të mohuar elementin mongol dhe tatar, që i dha formë zhvillimit të hershëm të Moskovit, dhe në vend të kësaj për t’i dhënë Rusisë një të kaluar ortodokse, me Carët që pretendohej se ishin emëruar në fron nga vetë Zoti.

Ndikimi territorial i Rusisë mbi mbetjet e Rusisë së vjetër, u kufizua nga Komonuelthi Polako-Lituanez (1569-1795), një konfederatë e dy fuqive të Evropës Qendrore. Shumica e rajonit të njohur sot si Ukraina ishte jashtë autoritetit rus, deri në ndarjen përfundimtare të Polonisë në vitin 1795.

Ukraina është një nga shtetet më të mëdha të Evropës. Ky territor i gjerë ka qenë nën shënjestër nga disa mbretëri, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Khanati i Krimesë, Mbretëria e Polonisë dhe perandoritë Habsburge dhe Osmane.

Para vitit 1648, gati të gjithë ukrainasit jetonin nën sundimin e Varshavës. Zona e stepave jugore të Ukrainës, kishte një popullsi të paktë, ndërsa në perëndim Hungaria e kishte sunduar që nga Mesjeta Transkarpatinë.

Ndërkohë qytetet kryesore ukrainëse si Lvivi apo Ternopili ishin herë nën sundimin e polakëve dhe herë të tjera të austriakëve. Këto qytete u bënë për pak kohë qendrat e Republikës Popullore të Ukrainës Perëndimore midis viteve 1917-1921, përpara integrimit të tyre në Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 2014, rajoni i Donbasit në lindje dhe bregu i Detit të Zi, kanë qenë në qendër të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo tokë njihej si “Rusia e Re” (Novorossiya) nga Caresha Katerina e Madhe, kur ushtritë e saj i pushtuan ato në vitet 1770.

Por vetëm pak rusë u zhvendosën në “fushën e egër” të Ukrainës jugore, gjë që nxiti rekrutimin e kolonëve të huaj nga vende të tjera të Evropës.

Prandaj “Rusia e Re” nuk ka qenë asnjëherë shumë ruse. Historikisht, territori i saj u banua nga menonitët dhe gjermanë katolikë, nga tregtarë francezë dhe italianë, si dhe nga një numër i madh grekësh, hebrenjsh, nga bullgarë, serbë dhe sigurisht nga ukrainas.

Ndaj përpjekja për të kuptuar Ukrainën vetëm përmes prizmit rus është kufizuese: identiteti ukrainas është një sintezë e popullsisë së saj multi-kulturore, e cila është e lidhur jo vetëm me Rusinë, por edhe me shtetet e Evropës Qendrore dhe rajonin e Detit të Zi.

Gjuha ukrainase flitej shumë kohë përpara botimeve të para të Taras Shevçenkos në këtë gjuhë në vitet 1830. Por alfabeti i tij nuk u standartizua deri në fundin e shekullit XIX-të.

Fillimisht, ukrainishtja u inkurajua nga autoritetet cariste si një kundërvënie ndaj ndikimit polak. Por kur u forcuan shoqëritë ukrainase që kryenin studime dhe kërkime mbi kulturën popullore, qeveria cariste i shpalli në vitin 1876 si të paligjshme të gjitha botimet dhe shfaqjet në gjuhën ukrainase.

Deri në vitin 1931, rreth 90 për qind e gazetave botoheshin në gjuhën ukrainase, ndërsa atë e mësonin në shkolla 97 për qind e nxënësve. Por Stalini i ndryshoi këto politika në vitin 1932. Zija e bukës, Holodomori, që vrau rreth 3.5 milionë njerëz vetëm në Ukrainë në vitet 1932-1933, shkatërroi edhe atë pjesë vitale të popullsinë që mundi të ruante shenjat sociale dhe kulturore të një identiteti kombëtar.

Ajo katastrofë e ndryshoi ekuilibrin demografik të vendit, me humbjen e 1/3 së popullsisë së Ukrainës. Lufta e Dytë Botërore shënoi gjithashtu humbjen e së kaluarës së pasur multi-etnike të Ukrainës, me ekzekutimin dhe dëbimin e popullsisë së saj hebreje, dhe gati zhdukjen e plotë të popullsisë etnike tatare të Krimesë.

Në vitin 1946, në këtë vend kishin mbetur vetëm 25 milionë banorë, dhe kjo e hapi vendin ndaj migrimit në rritje nga pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, sidomos nga Rusia.

Shkatërrimi i shoqërisë ukrainase të paraluftës dhe zëvendësimi i saj me mbështetës të ideologjisë së Rusisë së Madhe, u përforcua nga reforma e gjuhës dhe arsimit e vitit 1958, e cila synonte ta bënte rusishten gjuhën e dytë amtare të të gjithë popujve jo-rusë.

Në kohën e pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991, 1/3 e popullsisë përbëhej nga këta emigrantë rusofonë dhe pasardhësit e tyre, sidomos në pjesën lindore industriale dhe në Krime. Ndaj sot, Ukraina është shtëpia e popullsisë më të madhe të rusisht-folësve jashtë Rusisë.

Gjithsesi, në vitin 1991, rreth 90 për qind e popullsisë votoi pro një Ukraine autonome. Sot, 30 vjet më vonë, vetë Ukraina e sheh veten si një shtet post-kolonial dhe shumëkombësh; as “rus” dhe as si një “Rusi e Vogël”.

Përktheu DITA nga “The Conversation”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?