Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Holandezët sapo “vranë” javën 40-orëshe, punëtorët janë më të lumtur, kompanitë po fitojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Holandezët sapo “vranë” javën 40-orëshe, punëtorët janë më të lumtur, kompanitë po fitojnë
BoteLajmi i fundit

Holandezët sapo “vranë” javën 40-orëshe, punëtorët janë më të lumtur, kompanitë po fitojnë

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Holanda ka shënuar një hap të rëndësishëm në evolucionin e kulturës së punës duke kaluar nga java tradicionale 40-orëshe në një model më fleksibël: 32 orë pune, të shpërndara në katër ditë, me të premten si ditë pushimi.

Ky eksperiment i kthyer tashmë në praktikë po tregon rezultate mbresëlënëse – punëtorët raportojnë nivele më të larta lumturie, ekuilibër më të mirë mes jetës dhe punës, si dhe produktivitet më të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, kompanitë jo vetëm që nuk po humbin, por po fitojnë më shumë falë stafit më të motivuar dhe më krijues. Ky ndryshim po shihet si një model i ri i suksesit për tregun e punës evropian.

- Publicitet -

Java katërditore e punës po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në vende të ndryshme të botës. Disa e shohin si zgjidhje për lodhjen, papunësinë dhe barazinë gjinore. Të tjerë paralajmërojnë për rënie të produktivitetit dhe pasoja negative në ekonomi.

Mes këtij dyzimi, media prestigjoze Financial Times sjell shembullin e Holandës që jep një tablo ndryshe.

Testimi i 32-orëshit të punës në javë, më pak se kudo tjetër në Bashkimin Europian ka qenë i suksesshëm. Ekonomia ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe vazhdon të jetë e fortë, teska vendi ruan pozicionin mes vendeve më të pasura për frymë.

Niveli i punësimit është i lartë. 82% e popullsisë aktive punon, më shumë se shumë se në Britani, SHBA apo Francë. Edhe gratë janë të shumta në tregun e punës, por shumica me kohë të pjesshme, gjë që ngadalëson hapat e karrierës. Ka sfida edhe në sektorë si arsimi, ku mungesa e stafit rëndon prindërit.

Megjithatë, përvoja holandeze dëshmon se java katërditore nuk shkatërron ekonominë, por sjell mënyra të reja organizimi. Një rezultat befasues është se edhe fëmijët holandezë janë më të lumturit në botë.

Rreth 15 vende në botë po testojnë javën nën 40 orë, përfshirë Islandën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën, Japoninë, si dhe Shtetet e Bashkuara me partnerë si Irlanda e Kanadaja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Nuk është plotësisht ashtu! says:
    September 5, 2025 at 2:56 pm

    Për SHBA-në nuk është e vërtetë! Se ku i gjeni këto lajme! Po të punosh atje me 32 orë quhet “part time” dhe humbet benefited. Kur firmat private kanë shumë punë kërkojnë që të punosh mbi 40 orë dhe të paguan çdo orë të tepërt me një herë e gjysëm. Në se firma ka nevojë, nuk të nxjerr në pension edhe mbi 67 vjeç. Pra shkurt, firmat private mbajnë ata që punojnë, ndërsa dembelat i largon në rastin e parë që krijohet si periudhë pa shumë prodhim.

    Reply
  • Valbona says:
    September 5, 2025 at 4:50 pm

    Nuk duhen shkurtuar ditet e punes, por oret e diteve te punes: 6 dite me nga 6 ore dhe 4 turne ne nje dite pune 6-oreshe.

    Reply
  • OPS says:
    September 5, 2025 at 6:04 pm

    SIDOQOFTE HOLANDA NUK JA KALON DOT RAMUSHIT
    RAMUSHI GJYSMEN E SHQIPTAREVE I KA CU ME PUSHIME NEPER BOTE SI HYZMEQAR KURSE PENSIONISTET IMASHTRON ME LUGEN BOSH

    Reply
  • Truth says:
    September 5, 2025 at 7:03 pm

    Po flasim per efikasitet hollandez.
    Ne shqiperi 8 ore pune pir vetem 2 punojne pjesa tjeter e dites eshte llogje e gallata.

    Reply
  • Deni says:
    September 5, 2025 at 11:21 pm

    Kur nuk ke co do se nuk i bejne pune vendit apo familjes,me mire qe kan ikur…nga 8 ore 5 ne kafe e pilaf 3 ne pune…padyshim qe shteti falimenton me te tille mentalitet e koncept

    Reply
  • kavajsi says:
    September 6, 2025 at 7:24 am

    Eshte per tu habitur Deni sepse shumica kur vijne ne EU punojne dhe mbajne dhe familjet ne Shqiperi por nuk kane mundesi te paguajne dhe patronazhiste si puna jote qe paguhen ne nje pune pa shkuar as nje dite ( si psh ujesjellesi e osshe) qe jane miljona defiçit megjithese ne i paguajme si ujin dhe korentin edhe me shumice ! ) Me behet qejfi qe mundoheni ta justifikoni qeverine megjithese na vjedh. Per 3-4 here qe un vij ne vit me kishte ardhe fatura e ujit 394000 leke, dmth per afersisht 40 dite me shume se sa mund te harxhoj per nje vit ! Ketu ne Itali ne nje vit ku uji eshte i pijshem ne nje vit pagua gati 200£ .

    Reply
  • Bruna says:
    September 6, 2025 at 8:43 am

    Shume e sakte. Edhe ne administrate 8.5 ore jane tmerr. Lodhje 2 oreshi i fundit, mungese perqendrimi dhe renie rendimenti. Puna duhet te jete kenaqesi jo stres. Ne dimer dalim naten nga puna. Ky dy oresh eshte firo, as per pune nuk je as per familjen. E kane studiuar dhe perfitimet jane te dy anshme. Shpresojme te behet dhe tek ne, 5 dite deri ne oren 14 do ishte nje mrekulli.
    Per te mos folur per profesione te veshtira.

    Reply
  • Enver says:
    September 7, 2025 at 6:55 am

    O zoje ty po të behet dita 36 orë me 6 turne.

    Reply
  • punetori says:
    September 7, 2025 at 8:01 am

    Ne shqiperi beje si te duash. Ata qe marrin nje vend pune, sidomos ne shtet, e kane mendjen tek 3 P (para, pushim..p,)
    Por tani ka filluar pislleku e korrupsioni rendshem edhe ne privat. Duan te pakten nje P qe te merresh ne pune.

    Reply
  • Mali says:
    September 7, 2025 at 1:53 pm

    Sipas jush edhe te shtunën ditë pune me bërë, shum propozim pa vend ! 4 ditë pune qifshin edhe nga 9 orë do ishte bukur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?