Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazh dhe rrëfim për Fatosin, fqinjin tim të varfër që vari veten në një lis…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Homazh dhe rrëfim për Fatosin, fqinjin tim të varfër që vari veten në një lis…
KronikeKryesore

Homazh dhe rrëfim për Fatosin, fqinjin tim të varfër që vari veten në një lis…

Published: August 19, 2022
Shpërndaje

 

Nga Ahmet Ҫollaku

Në fshatin Rrajcë te Përrenjasit, Fatos Ҫollaku, 48 vjeç vari veten nga varfëria. Ky është çuni i Musa Ҫollakut, që ka dhjetë vite që ka vdekur, nip i Merko Ҫollakut, që në vitet pesëdhetë, u arratis në Jugosllavi. Rrajcarët ia dinë shtigjet Krastës si venat e gjakut në trupin e tyre. Merkos nuk dihet si i shkoi puna, sepse asnjëherë nuk u bë më i gjallë.

- Publicitet -

Po le të vazhdojmë me Fatosin, këtë të “kohës së demokracisë”, që po e ndërtojmë kaq bukur me ndihmën e supervizorëve të huaj.

Lajmi në media thotë se Fatosin e gjeti të vdekur në pyllin e Krastës, një bari nga fshati, në anën e majtë kur shkon për në Qafë Thanë. Kishte varur veten në një lis.

Ai jetonte me të motrën, me një  ndihmë sociale vetëm 30.000 lekë të vjetra në muaj. Sa një gjysëm puro e zakonshme për të zgjedhurit e Gjirit të Lalzit. Kaq kushton jeta në Rrajcë, por jo të gjithë duan të dinë nëse ka Shqiperi edhe përtej Gjirit të Lalëzit.

Unë kam lindur në Rrajcë pranë shtëpisë të Fatosit. Edhe shtëpia ime e lindjes është afër atyre gurëve të mëdhenj që rëndojnë me shekuj. Në ta mbijnë lule, trendëlinë, lule qyqeje, lule shqerra, manushaqe, çaj mali, rigon. Këtë vend, ku ndihet era e plehut të bagëtive, e fermentimit te kumbullave, e manave, e rrushit nëpër fuçi, nuk do ta ndërroja me asnjë vend tjetër në botë, as me Majamin, Washingtonin, apo Parisin.

Në të dy krahët e Krastës gjen akoma istikame të luftrave të të huajve, gjen bomba, fishekë, armë. Tani në Rrajcë po ndodh diçka e tmerrshme: atë që serbët nuk e bënë dot  me armë, po e bëjnë  qeveritarët tanë 30-vjeçarë.

Shtëpia e Fatosit është në krye të një rripe, që aty kufiri nuk mban më shumë se tridhjetë minuta. Ka disa rrugë që të çojnë në kufi, deri tek Krasta. Rruga më e shkurtër është t’u ngjitesh më këmbë atyre parcelave të vogla mbi shtëpinë e Fatosit, pastaj të arrish në Spile. Spileja është parcelë e familjes time, e bukur që zgjatet në veri deri te Guri i Trëndelinës. Nga fundi i Spilesë ishte një burim, pranë të cilit ne kishim stanin e bagëtive… Që nga ai vend, shikon Rajcën dhe  fshatrat përrreth. Kufiri mban vetëm dhjetë minuta.

Por Fatosi as një here nuk kishte  menduar të largohej nga parcela e tij ku ia kishte caktuar fatin Zoti, ai mund të largohej natën ose ditën, me pasaporte apo pa pasaportë,  si demokrat, apo si socialist, si komunist apo si amerikan… Këtë arrati e bëri shumë vite më pare Merkua, një “herkul” që nuk donte t’ia dinte për asnjë.

Në vitet ’90 të shekullit kaluar, në fillim të demokracisë, Krasta u bë Teatri i Shekspirit, aty u vranë me dhjetëra fshatarë dhe të huaj, aty kaluan pa doganë tufa të tëra lopësh dhe bagëtish, viça me hormone, viça me koqe dhe pa koqe. Ato ditë armët kërcisnin pa pushim.

Sfondi rreth shtëpisë së Fatosit është me shumë gurë dhe pemë, dikur aty rriteshin gjithë pemët e parajsës, arrat, rrushi, kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, lulet… I kujtoj të gjithë këto dhe bie në mendime, kujtoj gjyshin e Fatosit, rritur në atë shtëpi si postbllok në krye të asaj  rripe, ku edhe unë jam rrëzuar qindra herë…

Shkoja shpesh në shtëpinë e tyre. Vërtetë ata nuk ishin të pasur, por kurrë nuk mund të mendoje se do të vinte një ditë dhe nipi i Markos në kohën demokratike do të varte veten në trupin e një lisi. Më tronditi kjo ngjarje e dhimbshme se më kujton fshatin, bashkë fshatarët e mi dhe pa dyshim fëmijërinë time.

Fatosin e çoi në vetëvrasje gjendja ekonomike, sistemi ynë shoqëror dhe social, kjo varfëri ekstreme, ky boshllëk motivesh dhe shembujsh të denjë. Ishin motër dhe vëlla, Fatosi  punonte në fshat, po hera herës kërcente për punë nga Vlora. Ndihma nga pushteti  vendor ishte e paperfillshme, me aksione, në prag zgjedhjesh dhe festash. Ndihma që merrnin ishte një kafe alla qeveritare. Njerëzit e afërm  ishin larguar. Ujin, dritat, ua ndërprisnin se nuk paguanin faturat. Aty ua leshonin, por po aty ua nderprisnin, luanin me varfërinë.

Ne na mbron NATO, po Fatosin ajo s’kish si ta ndihmonte! Qeveritarët dhe disa vendas i merrnin nëpër këmbë këta të varfër, i përçmojnë, i përbuzin, po votat ua duan.

Ah Rrajcë, vendlindja ime, parajsa ime në këtë dhe në atë botë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • iliri says:
    August 19, 2022 at 3:28 pm

    Fatos fatkeq, edhe ne komunizem edhe ne “Demokraci” mjerim! Siduket jane njerzit shoqeria eshte vendi dhe jo sitemi e keqja, si ne e merhumit edhe ne kohen e Berishes merhum! nuk ndryshoi gje jeta e te varferve!
    u ngopen me lugen e floririt dhe me lugen e “bollekut” demokracise se merhumit Sali Berisha qe lindi pa brek dhe u be milioner !
    Tani thurni homazhe futjani kot, se asgje nuk ndryshon ne kete vend !

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    August 19, 2022 at 4:33 pm

    Nuk kuptova nese kishte ndonje aftesi te kufizuar ky person . Fshati pershkruhet si parajse me peme e fruta uje dhe bageti. Perse nuk punonte ose te emigronte meqe nuk i pelqente as pemtaria as blektoria ? Keq te vjen por … !

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    August 19, 2022 at 4:55 pm

    Parajsë qe në kohën e Enverit. Tani të ha macia e egër se ujku ka zbritur në Lushnje të haj edhe ato bagëti që kan mbetur.

    Reply
  • Aldrin says:
    August 19, 2022 at 6:54 pm

    Pershkruhej, o cartoll i Ramut kurves. Kishte peme e lule sa ishte kooperative dhe sa kishte burra ne vend, tani hane zall dhe gure. kete thote

    Reply
  • Elis says:
    August 19, 2022 at 7:14 pm

    Jetoni te lumur nen udheheqjejen e te birit te kriminelit Kristaq, nipin e Spiro Kolekes.

    Reply
  • Alban from Vlora says:
    August 19, 2022 at 9:45 pm

    Ahhh me te vertet shume vende te Shqiperise nuk krahasohen me asnje ne bote…jam ne New Yourk paster , bukur por shpesh me fèrgèllon zemra per ato vende ..dhe te mendosh qe isha 14 vjeç ne vitet 90…i sakatosen shqiptaret dhe Shqiperine…pritem me mire po vajtem ne humner…

    Reply
  • M. SH. says:
    August 20, 2022 at 12:02 am

    Zoti A. Collaku jep nje lajm te shkurter se “kusheriri i tij eshte gjendur i varur ne pyllin e fshatit”. Gjykuar nga mosha relativisht e re e te ndjerit, ky eshte lajm i dhimbshem.

    Megjithate, shkrimi ne gazete duket gjysmak:
    Se pari viktima u gjend i varur dhe autori nuk shpjegon pse eshte gjykuar, apo deklaruar, qe vari veten nga varferia. Nderkaq Ahmeti jep hollesira, e historira te palidhura me kete ngjarje, se kush u arratis e kush mbeti aty ne fshat.
    Se dyti, po ky shkrues nuk jep informacion pse ishte i varfer nje njeri 48 vjecar (moshe mjaft aktive per pune) ne nje vend ku, sipas autorit, mbillej e behej cdo peme e frut??
    Akoma me teper nuk thuhet pse ky njeri merte asistence nga shteti ne fshat, ku njerezit kane toka dhe mund te mbajne e ushqehen me prodhimet e tokes se tyre dhe me ato blegtorale???

    Ne kete kendveshtrim informacioni i paraqitur ne kete shkrim duket mjaft kontradiktior dhe i paqarte, “hajde te shkruajme ne gazete” po cfare themi e mer vesh vetem ai qe e shkruan.

    Reply
  • Ezra says:
    August 20, 2022 at 8:12 am

    Po pemet ku i cusn vella e moter? Pse nga shteti prisnin akoma?? Po ma shet fshatari 4 mij lek kilen e fikut, dy mije rrushin dardhat e pjeshkat sa dy buke!! Nuk ka sot..thirri nevojes ka thene populli. Shpatullat punes ose vri veten e mos ju bej barre shoqerise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?