Dr. Llukë Gjidede
Malli ynë kurrë s`shuhet,
Po na djeg e përvëlon,
dhe çdo gur e çdo bregore
Hysni Kapon e kujton
Tërbaç – Vlorë
Pranë varrit
Pena ime, kjo gjuhë e shpirtit, është shumë e lehtë dhe e pafuqishme për të marrë përsipër të vlerësojë jetën dhe veprën e Hysni Kapos si njeri intelektual, Atdhetar e Shtetar. Vlerësimet i bën koha, historia, njerëzit e mençur e të ditur, familja e tij. Ai mbetet i paprekshëm nga “bubullimat” shterpë dhe nga lartësia e fshatit të vendlindjes së tij Tërbaçi, prehet i qetë e krenar, aspak pishman për atë që ka bërë për njerëzit, për Shqipërinë.
Unë do të guxoja të shkruaja pak fjalë me shumë respekt e mirënjohje për njerëzorin Hysni Kapo nga kujtimet e mbresat gjatë takimeve me të. “Llonxha” e fukarenjve të dikurshëm, nga ku nisi hapat e para të veprimtarisë revolucionare për çlirimin dhe transformimin e Shqipërisë, bashkë me tërë popullin dhe shokët e tij të idealeve.
Si kryetar i Frontit Demokratik të lagjes, bashkë me gjithë qytetarët e kemi pritur e përcjellë si djalin e shtëpisë, si udhëheqës të dashur, të thjeshtë, i dhembshur e i gjendur në gëzime e në halle. Në një nga takimet e vitit 1976 fola për përparimet e rëndësishme në sektorin e shërbimit shëndetësor duke evidentuar disa tregues profilaktiko – mjekonjës në rrethin e Vlorës. Vdekshmëria foshnjore ishte ulur në 4 %, sëmundjet infektive si malarja, tifua, dizanteria, turbekulozi po shkonin drejt eleminimit, vaksinimi i fëmijës bëhej i plotë, në nxënësit e shkollave nuk kishte më parazite, qere, etj. Shërbimi shëndetësor ishte shtrirë në gjithë territorin e Vlorës. Gjatë kohës kur flisja ai dëgjonte me vëmendje, tundte kokën, aprovonte. Kur mbarova fjalën, jo pak i emocionuar, Hysni Kapoa i gëzuar e i qeshur u ngrit në këmbë dhe nisi të duartrokiste. Më ftoi pranë, më shtrëngoi dorën, më përqafoi.
Në vitin 1978 vajzës time, mbas përfundimit të gjimnazit me të gjitha notat dhjeta, konservatorët ekstremistë e të paditur të pushtetit vendor nuk i dhanë të drejtën e vazhdimit të shkollës së lartë, mbasi nëna e saj ishte me origjinë bullgare! Falë ndërhyrjes urdhëruese të Hysni Kapos ky hall i madh u zgjidh brenda ditës. A mund të harrohet një miresi e tillë në një moment kritik, me lak në fyt. Me pasoja tronditëse për vazhdimësinë normale të jetës? Jo dhe Jo, kurrë! Kurrë!
Një nga vlerat më të spikatura të pasurisë shpirtërore të njeriut është mirënjohja.
Në muajin korrik të vitit 1979 mbahej Kongresi i 4 – t i Frontit Demokratik. Hysni Kapoja, në një gjëndje shëndetësore disi të ligështuar, u sëmur nga inflamacioni i mukozës së gojës. Pata fatin, nderin dhe besimin ta mjekoja në disa seanca. Në çdo veprim që bëja e ndjeja thellë peshën e përgjegjësisë dhe emocionet vërshonjëse për një personalitet të paprekshëm gati hyjnor në perceptimin tim të parë. Por ai u tregua tepër njerëzor, modest, i qetë, komunikues, i besoi fjalës dhe dorës time. Shumë shpejt më çliroi nga droja dhe më bëri të barabartë me veten.
Gjatë informimit për ecurinë e sëmundjes, në procesin e mjekimit, i shpjegova se këto simptoma në zgavrën e gojës pasqyrojnë një sëmundje sistemike. – Po, më tha, unë prej vitesh vuaj nga sëmundja e diabetit. Ai më besoi një “sekret” të gjëndjes shëndetësore, që, në ato kohë mbahej larg opinionit publik. Etika profesionale mjekësore më ndalonte “dekonspirimin”. Vlerësoj sinqeritetin e tij në raport me mua njeriun, mjekun.
U interesua për fëmijët e mi, për njerëzit që i njihte me emra, nuk harroi as fshatarët e Vunoit të cilët i adhuronte si patriotë e luftëtarë të spikatur. Më porositi që edhe në këtë fshat të hapej një kabinet dentar, kjo u realizua. Kur u ndamë më falenderoi dhe i kërkoi bashkëshortes së tij, Vitos, të më qeraste me mollë të Korçës, të cilat i preferonte.
Dashuria për Atdheun do të ishte tepër abstrakte pa dashurinë ndaj njeriut.
Meritat dhe sakrificat e Hysni Kapos në emër të Atdheut e përparimit të shoqërisë për një jetë më të mirë e dinjitoze janë të paprekshme, të padiskutueshme. Koha bën bilancin e ngjarjeve me të përpjeta e të tatëpjeta.
Deri më sot shoqëria njerëszore ka zbuluar heroin por jo kurrë njeriun e pagabueshëm. Hakçe thënë, ai që në momentin e krijimit bëri mëkatin e parë.
Ja pse gjykimi i veprimtarisë së një personaliteti bëhet në kontekst me kohën kur ka jetuar e vepruar, me nivelin ekonomik e social të shoqërisë, në raport me sistemin, me shtetin.
Shansin për të lënë gjurmë të mira ne histori e kanë të gjithë, por jo kujtdo i jepet. Atë e meritojnë ata që motivohen me përkushtim për arritje të mëdha politike, shoqërore e shkencore që kërkon veprimtari intelektuale, maturi, dituri, vizion për të tashmen e më shumë për të ardhmen, vuajtje deri në raskapitje
Prej vitesh çdo 23 shtator shkoj në Tërbaç, aty ku prehen të qeta eshtrat e tij, bashkë me pjesëtarë të familjes, me shokë e miq përulemi me respekt para veprës së tij për meritat dhe sakrificat që ka bërë bashkë me shokët e idealeve me komandant Enver Hoxhën.
Kohën, shëndetin, rininë, atë çik pasuri që patën, bashkë edhe me jetën i vunë në themel t`Atdheut! Ç`farë mund të kërkohet më shumë nga një brez luftëtarësh për liri e pavarësi?
Pushka ka qenë eshtra e 207 e skeletit, lufta profesion, hiri i trupit farë biologjike e vazhdimësisë.
Dhe ti o qytetar, kur shkon pranë varrit të Hysni Kapos, që flet, për një çast përqendrohu: “Hidh shikimin te portreti në obelisk. Me sa stoicizëm e krenari ai vëzhgon rrugën e gjatë e të mundimshme që ka përshkuar, nisur nga Tërbaçi me entusiazmin rinor dhe përkushtimin atdhetar, i rikthyer po aty, tanimë i tjetërsuar e i vlerësuar, i respektuar, i derdhur në Bronx, përjetësisht i paharruar”…
Hysni Kapua ka hyrë në shtëpitë tona dhe s`ka për të dalë prej andej.
Mendoj se një shoqatë Atdhetare kulturore serioze nuk del e humbur, përkundrazi lartësohet, kur guxon e ngrihet mbi mediokritetin dhe vlerëson e rivlerëson ata njerëz që realisht kanë bërë histori.
Vulën e vë koha, brezat që vijnë mbrapa do krenohen me të vërtetën që ata i bashkon.
Sevantesi i Don Kishotit, përkthyer në gjuhën e ëmbël shqipe nga Noli ynë thotë: “Historianët e rremë duhet të ekzekutohen si fallsifikatorët e monedhave”. Një citim ky që bëhet për kulturë, sa për ta ditur se ka edhe kështu, ndërsa realisht, nuk të hyn gjemb në këmbë as për të parën e as për të dytën!
Për gjatë 40 vitesh në funksion të profesionit të mjekut por edhe si organizator i shërbimit shëndetësor, nuk kam lënë fshat të Vlorës pa shkelur me këmbë, skam lënë shkollë pa vizituar e biseduar me nxënësit për rregullat e higjenës e të parandalimit të sëmundjeve.
Në një bisedë që pata para disa kohe me kryetarin tonë z. Ahmet, më tha: “Ishte ajo mjekësi dhe ai arsim që ç`morriti njerëzit dhe arsimoi një popullatë me 85 % analfabete. Çdo koment do të ishte i tepërt!
Vitin e kaluar shkrova një “ese” pranë varrit dedikuar 35 vjetorit të vdekjes së Hysni Kapos. Veç të tjerëve, shkrimin ja dhurova edhe një nxënëseje 13 vjeçare nga Tërbaçi. Me gjyshin e saj që e operova nga një tumor, më thoshte:
“Doktor të falenderoj që më shpëtove gjyshin, muzeun e familjes tonë, që ju na e pasuruat edhe më shumë me libërthin ku flitet për historinë e Tërbaçit e të njerëzve të tij. Mësova shumë, të faleminderit”.
Mendoi se do të ishte një veprimtari e mirëfilltë atdhetare kulturore nxitja e dëshirës, le të fillohet nga nxënësit, për të mësuar më shumë e më saktë për vendlindjen e tyre dhe Atdheun. Format janë të shumta, do të duhej më shumë vizion patriotik e atdhetar. Libraritë shëtitëse dhe bibliotekat, kryesisht në shkollat e mesme, janë një mundësi që realizohen pa kosto të lartë financiare.
Shembulli frymëzon: sa mirë veprojnë institucionet fetare, që besimtarëve të tyre u shpërndajnë falas librat e Kuranit e të Biblës, për t`i bindur ata mbi të vërtetën e Zotit.
Po Biblën e Kombit: “Histori e Popullit Shqiptar” a e kanë shkollat, familjet, shoqatat atdhetare, etj? Ky libër, xhevahir, vlerat i ka kur ndodhet në duart e qytetarëve dhe jo të dergjet në raftet e librarive!
Mbështetja nga deputetët e Vlorës e në veçanti të krahinave Labëri e Himarë, kur ka të tillë edhe me shtëpi botuese, është jo vetëm mundësi, por më shumë, një detyrim Atdhetar.
Në funksion të idesë, të njohim më mirë veten tonë, do të sugjeroj që data 27 Nëntor ose 3 marsi, të caktohet si Dita e Historisë të Popullit Shqiptar. Ja vlen të shpenzosh pak e të fitosh shumë, njerëz të ditur për vete e për Atdheun.
Së bashku le të shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh ndaj plejadave Atdhetare që na lanë trashëgim një Atdhe, pasuri të madhe identiteti, me të cilët si ne dhe brezat që vijnë mbrapa do krenohen dhe të dinë ta mbrojnë dhe begatojnë më tej.
Dhe në fund, jo nga rëndësia, një falenderim të veçantë dhe përgëzime më të mira për njerëzit e Kryesisë të Shoqatës Labëria që dinë ta mbajnë të ndezur zjarrin në vatrën e ngrohtë të Atdhedashurisë.

Te lumte dora Doktor Lluka.
Politikanet, sistemet, parate vijne dhe shkojne. Njeriu mbetet njeri.
Me kete qe ke shkruar se ” … përulemi me respekt para veprës së tij për meritat dhe sakrificat që ka bërë bashkë me shokët e idealeve me komandant Enver Hoxhën” e ke menderosur te gjithe shkrimin.
Eshte duke folur per luften kunder okupatorit, or taj.
Mos i shiko gjerat bardh e zi, se ben gabim.
Jo cdo gje qe beri Enveri ishte mynxyre. Meritat e luftes ja ka njohur bota mbare…
Asnje nuk ja mohon dot Luften Clirimtare Enver Hoxhes.
Dulle, mos ja fut kot. Clirohu dhe hap syte. Bota nuk eshte bardh e zi…
Lavdi LANÇ dhe heronjve dhe dëshmorëve që dhan jetën dhe luftuan për çlirimin e Shqipëris dhe i ndritën faqen dhe e çliruan nga monarkia feudoborgjeze dhe fashizmi.
Hysni Kapon, e vrau imperializmi francez në bashkëpunim me ramiz alinë dhe kryeagjentin e udb në tiranë sali berisha.
Per te percaktuar se cili je, duhet te degjosh elexosh c’thone te tjeret per ty, jo c’thua ti per vete. Hysni Kapon ne bashkefshataret e tij e kemi idhull, por kete e pershkruan me tere virtytet e tij nje intelektual si z. LLUK Gjidede, idhulli yne njihet edhe me nga brezat, kujtohet dhe mundohen brezat t’i afrohen ne kaperximin e veshtiresive te kohes, si Ai.
Llukë Gjidede bën homazh dinjitoz, bazuar në të vërteta. Di të dalloj vlerat.
Përulje, nderim per KRIMINELET .Sa qesh bota me kulturën rilindase . Per dhimbjet , plaget e viktimave do te lotojne breza te shumte deri ne amshin dhe shpagim. Vonese ,,,, por pa harrese .
Ja nje kendveshtrim tjeter me real, pa furca propagande te shemtuar enveriste:
Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës kriminelit, Hysni Kapo iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste, bazuar ne disa prej dokumenteve qe botohen për herë të parë qe janë publikuar dhe qe jane bërë të njohur për publikun, nga intelektuali, në gazetën “Standard”. E reja këtu është se jepen disa dokumente, që lidhin zinxhirin e ngjarjeve: kush e ka dhënë urdhrin, kujt iu dhanë për ekzekutim ushtarët, raporti i ekzekutimit, reagimet pas ngjarjes dhe qe dolen ne konkluzion: “Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë, duke iu referuar ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar [forcat partizane] në vepra kriminale”, .Emrat ne liste akoma nderohen si dëshmorë, pasi janë vrarë gjatë luftës, dokumenti thotë se ata janë përfshirë në listë për dy arsye: 1) krimet e tyre nuk mund të mohohen, për shkak të fatit tragjik; 2) titulli dëshmor u është dhënë nga institucionet e diktaturës komuniste. “Në listë gjenden edhe disa persona, të cilët kanë qenë drejtues të formacioneve partizane, por më vonë i braktisën ato”. Vijon lista me kriminelet, Killera Vrastare, ne geremen “H” filon me Hysni Kapon, ne germen “E” filon me Enver Hoxhen
Vijon…..
Permbysi toska t’paret e vet,
Shpejt e shpejt bani ushtri,
Terrorizem e ukubet,
Me force t’armve bani n’veri.
Xxxxx
N’njanen âne Toska, n’tjetren Serbia,
U gjete Veriu pa rruge e shteg,
Keshtu u zu ne Cark Gegnia,
Shpirti krenar u shkri e trete.
Xxxxxc
Qe per pajtim t’ulemi nje dite
Te denohet Jugu per gjenocid,
Jemi dy dege, njana me prishe tjetren,
Kurre n’ate ardhmen ta kete te drejten.
Bashkohem me Riten.