Nga Jovan Bizhyti
Tri vjet pa shkrimtarin Nasho Jorgaqin! Ndihet mungesa e largimit nga jeta, kur bëhet fjalë për njerëz të shquar të artit dhe letërsisë, siç ishte ai. Pavarësisht se jetonte moshën e tretë, veprimtaria e tij krijuese ishte shumë aktive si në letërsi, në veprimtaritë studimore dhe në shtypin e përditshëm e atë periodikë, ku pena e tij nuk rreshti së shkruari deri në muajët e fundit të jetës.
Sigurisht, vendi që ai zë si një nga korifejtë e shquar të artit dhe letërsisë me veprat e tij letrare, studimore dhe pedagogjike, e bëjnë atë kurdoherë të pranishëm në katedrat e universitetit, në biblioteka dhe në libraritë tona, në të cilat ai zë një vend nderi. Eshtë e larmishme gjithë ajo krijimtari letrare, që nga romanet, novelat, tregimet, proza e shkurtër poetike, vargjet në poezinë e një gjinie të re siç është “Hajku”, apo “Aforizmat filozofike”, skenarët e filmave e tjera, që Nasho Jorgaqi na ka dhuruar, duke pasuruar më tej fondin e letërsisë sonë shqipe.
Në veprën e tij, një vend nderi zënë dhe studimet letrare dhe historike, ku vendin kryesor e zë kolana dy vëllimëshe për jetën e Fan Nolit, për të cilën ai punoi dhe hulumtoi rreth 20 vite, kudo ku kish jetuar e punuar ai kollos i kulturës, letërsisë dhe historisë shqiptare. Jo vetëm kaq, Nasho Jorgaqi na la dhe shumë studime të tjera siç janë, ato për disa figura qendrore të Arbëreshëve të Italisë dhe Arvanitasve të Greqisë, në përjetësimin e figurave kombëtare të letërsisë sonë të traditës dhe të brezave më pas, si dhe mjaftë libra me shkrime të ndryshme publicistike.
Nasho Jorgaqi, është nga të paktët shkrimtar e studiues, që kujtimet e tij i vendos në mardhëniet me personalitete të letërsisë e kulturës shqiptare të traditës, të një brezi ku shumë e më shumë para tij, kishin hedhur themelet dhe rrënjët e fidanave të një letërsie që sapo nisi të lind e të lulëzoj në trojet shqiptare. Biografia intelektuale dhe krijuese e Nasho Jorgaqit, siç theksonte dhe vet ai, u përcaktua jo vetëm nga arsimimi përkatës dhe rruga krijuese e jetës së tij aktive, por dhe nga karriera e tij në institucionet qendrore kulturore, letrare, shkencore dhe universitare siç ishin: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Ministria e Kulturës dhe karriera pothuaj prej tri dekadash në Universitetin Shtetror të Tiranës si pedagog i letërsisë shqipe.
Puna më e parë pas përfundimit të studimeve të larta, ishte ajo në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, që e lidhi jo vetëm me shokë të brezit të tij, por akoma më shumë, me disa nga personalitetet korifej të letërsisë e të kulturës shqiptare të traditës. Në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, u mpleks me figura më në zë të letërsisë dhe artit, ndërsa në Universitetin Shtetror të Tiranës, punoi dhe u miqësua me një pjesë të elitës shkencore e pedagogjike të kohës, disa prej të cilëve ishin dhe pedagogët e tij. Në këto rrethana, detyra e tij si shef i redaksisë në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ishte për të një privilegj dhe një përvojë e vërtetë pasurie letrare e shpirtërore, ku krijoi lidhje të ngushta me disa prej figurave më me emër e me zë të veçant në mjedisin letrar e kulturor të kohës siç ishin: Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ali Asllani, Selman Riza, Sterio Spasse, Nonda Bulka, Sejfulla Maleshova, Robert Shvarc, Jakov Xoxa e tjerë.
Duke krijuar këto mardhënie të ngushta pune, Nasho Jorgaqi krijoi me këta korifej të letërsisë tradicionale dhe një afimitet shpirtëror, sigurisht me dritë-hijet në figurat e tyre, me diferencat e moshës e të nivelit, por ngahera njerëzore dhe të dobishme për punën. Rruga më e vështirë ishte me Lasgushin, e mbushur plotë zig-zake, me kundërthënie, që ndryshe dukej dhe ndryshe ishin në të vërtetë. Veçori të tjera shfaqte poeti Ali Asllani, një natyrë e hapur, e butë e delikate, i mirësjellshëm dhe çuditërisht shumë i komunikueshëm me brezin e ri. Ndërsa Mitrush Kuteli, qendronte midis të dyve. Drama e jetës dhe e artit që përjetonte, e bënin më të përmbajtur, nuk të falte kollaj miqësi, e aq më tepër koefidencë. Me Sejfulla Maleshovën, për arsye të ndryshme, raportet ishin më zyrtare. Ishte hijerëndë, tepër serioz, fjalëpak dhe kjo i vështirësonte deridiku mardhëniet përtej punës. Kështu, të veçanta në karakterin dhe formimin e tyre, kishin dhe të tjerët si: Nonda Bulka, Selman Riza, Sotir Papakristo, Skënder Luarasi, Sotir Caci, Vedat Kokona, Hamit Kokalari, Sterio Spasse, Robert Shvarc e të tjerë.
Për Nasho Jorgaqin, shkrimtarin e brezit të viteve 50-60-të, ishte fat që u njoh e punoi me këta korifej të letërsisë. Ai si studiues dhe krijues, hynte thellë në jetën dhe veçanërisht në psikologjinë e personazheve me këta kollos të letrave me të cilët e lidhi puna dhe jeta. Ai i përshkruan ata jo thjesht si njerëz të zakonshëm, por kap anët e veçanta që i bëjnë ata personalitete të mendimit krijues, kurajon e tyre për t’i thënë gjërat hapur dhe ashtu siç i ndjenin. Kështu ishte Lasgushi, që Nashua në përshkrimin e tij e paraqet atë origjinal me vlerat dhe antivlerat e veçanta të tij.
Me poetin Ali Asllani, ishin mardhënie të tjera. Kur vinte në zyrat e redaksisë, trokiste lehtë në derë. Ashtu i drojtur, poeti Ali Asllani, hiqte kapelen republikë kur shtrinte dorën për t’u takuar. Kishte një paraqitje jo vetëm të mirësjelltë, por dhe me elegancë e delikatesë dhe kjo jo aq nga koha që kish qenë diplomat, por dhe nga shpirti i tij si artist i fjalës. Qysh në bankat e shkollës në “Zosimea” të Janinës, ai shkruante vjershat e para kushtuar mallit për vatanin, për Vlorën e tij të bukur ku kish lindur. Shpesh e përsëriste me krenari, se -“Poet më bëri Vlora”. Me këtë fjalë kish parasysh ngjarjet e epopesë së viteve 1920, që i kish përjetuar së bashku me popullin e tij. Në këtë atmosferë patriotike, ai u frymëzua të shkruante marshin tashmë legjendar:
-“Vlora, Vlora,
bjeri më të lumtë dora”…
Kjo këngë kushtuar luftës së Vlorë, u këndua për herë të parë në mitingun e fitores ndaj pushtuesve Italian në shtator 1920 në Sheshin e Flamurit, ku ai si Kryetar i Bashkisë së Vlorës atë kohë, mbajti dhe fjalimin përshëndetës.
Ndryshe ishte me Sejfulla Maleshovën, njeri i ftohtë dhe tepër i kujdesshëm. Bashkëpunimi i tij me redaksinë nuk zgjati shumë. Një ditë, Ministri i Arsimit dhe Kulturës të asaj kohe, Manush Myftiu, kur mori vesh aktivizimin e tij në Shtëpinë Botuese, foli me shumë nervozizëm:
-Si është e mundur që Sejfulla Maleshovës i jepen vepra për përkthim?!
-Ato do botohen pa emër, ose me pseudonim,- u shpreh Drago Siliqi, drejtori i Shtëpisë Botuese. Ai urdhëroi prerazi, që të ndërpritet ky bashkëpunim. Dhe kur Sejfullai erdhi në redaksi me materialet e përkthyera, Nashua, si shef redaksie, u ngarkua t’ia komunikonte këtë vendim të largimit. Sigurisht nuk e pati të lehtë. Shkaku ishte politik, por nuk duhej ti thuhej ashtu drejtë, duhej sajuar një arsye e tërthortë.
-Shoku Sejfulla,- i foli Nashua me një gjysëm zëri. Në kuadrin e masave të kursimeve, Ministria na ka shkurtuar një pjesë të fondeve për honoraret e përkthimeve. Kështu që jemi të detyruar ti ndërpresim përkohësisht përkthimet me bashkëpuntorët e jashtëm. Ai e vështroi shefin në sy, ndërkohë që fytyra iu ndez e iu përskuq.
-E kuptova, e kuptova,- u shpreh ai,- e shoh që jeni i shqetësuar, por mos u merakosni. Faleminderit, dhe me mirësjellje u largua.
Në veprat studimore e krijuese të Nashos, është dhe vepra për jetën e Nolit që zë vendin kryesor. Dihet që Noli ishte një gjigand intelektual dhe meret me mend se në ç’raport do të ishte cilido që do të merej me të. Nashua shkruan:- “Brenda meje viheshin përballë njeri-tjetrit, nxënësi dhe mësuesi, gjykatësi, historiani dhe biografi Noli”. Dhe nxënësi Nasho Jorgaqi, ia doli me sukses, përpara mësuesit, Nolit, ku vepra enciklopedike dy vëllimëshme e jetës së tij, u pritë dhe u vlerësua me nota maksimale nga lexuesit dhe veçanërisht nga shtresa intelektuale e akademike dhe nga kritika e jonë letrare e shkencore.
Në thesaret e krijimtarisë të viteve 70-të të shekullit të kaluar, Nasho Jorgaqi u rrit ndjeshëm në masën e lexuesve, sidomos me botimin e romanit, “Mërgata e Qyqeve” me dy vëllime. Ai roman u përpi me shumë kurreshtje e interes nga lexuesit, për një të vërtetë të madhe që trajtonte, një subjekt i panjohur deri atëhere: mërgatën shqiptare ballisto-zogiste, për të cilën shqiptarët nuk dinin shumë gjëra. Shkrimtari Nasho Jorgaqi në këtë rast, depërtoi deri në strofkën më të thellë të kësaj mërgate dhe mori dëshmi në dorë të parë nga ata persona të ish-sigurimit të shtetit, të infiltruar brenda saj dhe që punuan me ngulm e me rezikshmëri një kohë të gjatë, për ta neutralizuar deri në mosekzistencë këtë mërgatë. Në të vërtetë, ai roman u pritë e u lexua me shumë interes, këtë e vërteton dhe ribotimi i tij me kërkesë të lexuesve.
Në vargun e veprave të tij, Nasho Jorgaqi na ka sjellë dhe krijime në prozën e tij poetike, vargëzime në poezi në një formë të re shprehje, e cila kërkon jo vetëm mjeshtëri artistike, por dhe koncentrim mendimi, përvojë e pjekuri artistike, që Nasho Jorgaqi i barte në gjithë karrierën e tij si shkrimtar, studiues dhe pedagog i gjuhës e letërsisë shqipe. Në veprën e tij, “Dashuria nën Qerpik”, autori të magjeps me vargje të prozës së shkurtër poetike, që e kërkon dashurinë edhe në këngët popullore, ku i drejtohet këngëtarit që i këndon dashurisë në një këngë qytetare beratase:
-“O këngëtar?… dua të pyes:
Si të dolën ato fjalë kur këndove këngën, “Shkrepëtiu e doli flakë”?
Çfarë zjarri digjej brenda teje?
Çfarë dashurie ishte ajo që të digjte e të bënte të nxirje flakë nga goja?”
Nasho Jorgaqi shpesh metaforat dhe figurat letrare poetike, shumë herë i krahason me natyrën, me bimët e drurët e ndryshëm frutorë. Ai shkruan:-“Ulliri dhe pjergulla, vazhdojnë të rrinë të përqafuar. Koha asnjëherë nuk i ka ndarë”. –
“Ngaherë ashtu i mbaj mend,
ai i lartë, i thinjur, disi hijerëndë,
ajo e lakuar, e brishtë, e gjelbër, mbushur me fruta dhe plotë nur.
Nga herë të pandarë, natën dhe ditën, në të ftohtë e në të nxehtë.
Nga herë të rrokur me njeri-tjetrin, në erë e në shi, në dimër e në verë.
Nga herë të përqafuar, nga rrënjët deri në kreshtën e trungut.
Vallë si nuk u lodhën, si nuk u mërzitën njëherë?!
Ç’është ajo forcë, që vitet kalojnë dhe ato i mbanë në këmbë?
Ç’është ajo dashuri drurësh, që më zgjon kaq ëmbël imazhin e përqafimit njerëzor?!”
Në këtë lirikë poetike, ai shkruan dhe për figurën e rrolin e gruas në familje e në shoqëri. Ai e trajton gruan jo thjesht si një shtojzavalle ëndërrash e dëshirash, por dhe si një figurë poetike të lidhur me tokën që na krijoi dhe qiellin si pjesë e besimit shpirtëror. Ai me tre vargje, i tregon vajzës dashurinë dhe përbetimin, ku i thotë:
“U çava si shega e kuqe, duke flakëruar për ty,
u thinja si bora e malit, duke menduar për ty,
plasa si guri i shkëmbit, duke të pritur ty”!
Për Nasho Jorgaqin kanë shkruar e kanë bërë vlerësime shumë krijues e gazetarë në shkrime e në intervista. Njeri ndër ta, gazetari Xhevdet Shehu, në një intervistë në gazetën “Dita” me rastin e 90 vjetorit të lindjes, midis të tjerave, e quan Nasho Jorgaqin, “Emblemë të kulturës sonë kombëtare”. Ndërsa Profesor Xhelal Gjeçovi, një mik i hershëm i Nashos, i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të tij, shkruan:-“Nashua u largua nga jeta në një kohë që vendi dhe shoqëria shqiptare në transformim, më shumë se kurrë kishte nevojë për kontributin e tij, për fjalën e mendimin e tij, për përkushtimin e aktivitetin e tij. Nasho Jorgaqi na dha një shembull brilant, se si duhet të sillemi me të kaluarën dhe si ta vlerësojmë atë sa më drejtë. Diferenca e prapambetja me të shkuarën që s`po kapërcehet, por po thellohet, e tregon faktii që korifejtë e letërsisë dhe të arteve, I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi, N. Jorgaqi, e tjerë, edhe pas më shumë se tre dekadave në demokraci e krijimtari të lirë, nuk po u afrohet kush, e jo më t`i konkurrojë e t’i arrijë. E njëjta situatë e i njëjti problem dhe me artistët e mëdhenj të skenës, N.Frashëri, K.Roshi, S.Prosi, S.Pitarka, Z.Jubani, T.Kurti, M.Xhepa, R.Ndrenika, R.Arbana, B.Zekthi, V.Zela e tjerë”!
Në mbyllje, Prof. Gjeçovi shtonë:- “Dua të nënvizoj dhe një gjë që dihet e çmohet për punën e Nashos si shkrimtar e studiues. Ai i ruajti e i çoi më tej traditat e trashëguara, lidhur ngushtë me vendin e me njerëzit, me hallet e preokupimet e tyre, mbështetur në amanetin e Rilindasve të mëdhenj, që në momente meditimi e jo rrallë dhe dëshpërimi, për çka shihnin e dëgjonin për vendin e tyre, dërgonin mesazhin që dhe sot është aktual, se, “jemi pak more të mjerë”.
Po, perse?, pikërisht për t’u ndarë e për të mos qenë bashkë, sepse pa qenë bashkë, s’mund të arrijmë ato që duan shqiptarët. Prandaj, të largojmë nga vetja të këqijat që ende na mundojnë, siç janë, paragjykimet, cmirën dhe egoizmin, mëritë dhe sherret që na ndajnë e na armiqësojnë, kur duhet të jemi bashkë. Këtë mesazh përcolli gjatë gjithë jetës dhe i paharruari, Nasho Jorgaqi.
Në një intervistë në gazetën “Dita”, kur u pyet vajza e Nashos, Kristina Jorgaqi,-“Në se kishte ndonjë peng apo ndonjë bisedë të padiskutuar me babanë e saj? Ajo u përgjigj:
–“Im atë jetoi shumë gjatë, por gjatë pata edhe unë fatin të jetoja pranë tij, në një komunikim të ngushtë e të pandërprerë. Në këto kushte, si zor që njeriu të ketë pengje. Natyrisht që dëshirë për të bërë edhe ndoca biseda a për të thelluar ca të tjera do të kisha, por pengje jo. E vetmja gjë që ma ka përsëritur nja dy-tri herë ishte, një lloj keqardhjeje, që kujtimet të cilat i përfundoi pak përpara se të sëmurej, nuk i kishte shkruar më parë, në mënyrë që të kishte më shumë energji për ta përballuar punën e të mos e lodhnin aq shumë. E rëndësishme është që, im atë arriti t’i shkruajë kujtimet dhe ato janë tashmë një pasuri e paçmuar për ne njerëzit e familjes”.
Dhe, kaluan tri vjet pa Nashon, pa këtë shokë të mirë e të mençur! Një ditë gushti 2022, u shua ai qiri, që me dritën e tij ndriçoi shumë skuta të historisë sonë të letërsisë, që nxori në dritë dhe jetën e kontributet e shumë personaliteteve të letërsisë sonë të traditës. U përcollë me homazhe e nderime nga familjarët, miqtë, shokët e dashamirësit e tij. Pas varrimit, në kthim, më mbeti ndërmend momenti kur u ndamë përfundimisht me Nashon në amëshimin e tij të lamtumirës! Një ndarje e trishtuar, duke lënë arkmortin në varrin e tij të freskët. Pikërishtë në atë moment, e ndjeva se vërtetë me Nashon ishim ndarë fizikishtë, por kurrsesi shpirtërishtë. Nga ai moment, filloi pavdekësia e tij pa bujë. Ai vazhdon të jetojë me veprat që na la pas, në kujtimet e sa e sa brezave të dalë nga katedra e tij e letërsisë shqipe dhe shpirti i tij prej artisti, do të rrezatoj nga hera dashuri, respekt dhe humanizëm! Dhe natyrshëm më buruan vargjet:
“Ti vërtetë nga ne je ndarë fizikisht
por dije se shpirtërisht nuk je ndarë,
se në xhevairet tona të letërsisë
vepra e jote do të mbetet, lapidar!

Akoma sot quajm kryeveper “MERGATEN E QYQEVE” te nje qeni komunist,mjere Shqiperia . Te shiturit ne sllavokomunistet, nen etiketimin e idealit ortho-komunizmit, quanin tradhetare ajken e patriotizmit shqiptar.Nasho Jorgaqi dhe ajo qe perfaqeson(ideali komunist)sot kane perfunduar ne gjirizet me te ndyra te historis.Se shpejti edhe ne Shqiperi , mender komunizmi ,do te ndalohet me ligj njesoj si nazizmi . Fatin e tyre do te pesoje edhe gazeta “Dita” si perfaqesuse e denje e krimineleve komuniste.
Mallkimi i Shqiperise, akoma gjalle
je o fosile e Salehut? Po kush ishte
ajka e shqiperise more turkoshak i
Kolonjes qe fshihesh pas “mallkimit”,
kush ish kjo ajke, Balli i Koqeve, ish bejlere
cifligare e bajraktare qe la Turqia mbrapa.
Ata perfunduan ne grope te Halese me
Safetin bashke…dhe mos ngelte me
Ortodoks pa te shurruar mbi “var” kur te
shkosh ne te sat’eme!
REMO po ke mundesi ma dergo numurin tent te telefonit.
Ore plak matuf. Po s’kam pune tjeter
une, po do merrem edhe me kadavere
si puna jote? Ne cdo koment qe ben, nxjerr
vetem vrer, dhe e meriton te trajtohesh
me percmim. Shko pirdhu mbeturine
turcellinjsh!
Kur Nasho filloi pune si shef redaksie ne Shtepine Botuese,kollos quhej Culle Mullai,,PARTIA DHE SIGURIMI,jo Lazgush Poradeci.Lazgushi,Mitrushi,edhe Myqerem Janina quheshin perkthyes me norme.Selman Riza nuk ka qene ne ate kolektiv,por si pedagog i gjuhes ka -punuar ne Institutin e Shkencave deri sa e transferuan ne Berat.Nasho Jorgaqi ka meriten qe u ka dhene MEHRABA.Ali Asllani u lepihej ketyre bijve te Revolucionit,qe te mos ishte nje i shqelmuar nga Shoqeria Komuniste.BBizhuti eshte nje njohes i vone,shume i vone i Shkrimtareve te asaj kohe.I ka njohur shume shume pas viteve 90.Lasgushin e ndiqnin kalamajte rruges;Mitrushit perdite do ti kujtonin se kishte shkuar me gjermanet te luftonte ne Stalingrad.Ali Asllanit i permendnin Delegacionin qe i dorzoi kuroren Viktor Emanuelit.Me ACIK kete atmosfere e ka fshikulluar trim mbi trima Skender Luarasi kur i gjeti revolucionaret kokevarur ne seline e Lidhjes.
-C`keni more,cfare Hataje ka ngjare?
-Imperializmi na vrau Patrik Lumumben,o Skender!
-Epo t`na e rruaje Lumumba!-perplasi deren dhe doli.
Im ate qe punoi ne Fushe Bardhe nga 50 deri ne 56,kur i kujtoja heroin e Megates se Nashos,Isuf Mullain,qeshte.
– Po e ke njohur kete Isuf Mullain?
E kam njohur Culle Mullain,,Kur u arratis Culle Mullai,sikur u arratis Skender Sallaku,fshati e mori me te qeshur.
Nasho Jorgaqi e mori seriozisht.Shkroi goxha roman.
Ky qe perktheu Cehovin,qe mundesoi botimin e kolloseve te Aristokracise ruse,u tundua nga shakaxhiu i fshatit,Culle Mullai,qe nuk e mori seriozisht as Sigurimi,as Partia dhe Qeverria,por e harruan rrugeve,pa e terhequr nga Ambasada.
Po shkrimtaret jane si femije.tundohen edhe nga shakaxhijte e Lagjes.
Ah, more demo/Enver Memisha, qen i zgjebosur ngele tere jeten. Te urren Vlora e tere, prandaj je fshehur ne Tirane. Ish shikas, hajdut, bashke me tet bir, ste ngelet gje tjeter vecse te lehesh si qen i rrahur. Bushter balliste!
Une ballist jam,por nuk jam Enver Memishaj,o Daut! Jovan Bizhuti te botoje skandalet e Komitetit partise Lushnje,se ato njeh mire.
Demo, te njoh mire! Enveri je, nuk e luan topi. Te lexoj shkrimet. Ngjajne me librin qe ke shkruar per grupin komunist te te rinjve…Mburresh qe je ballist? Ti qofsh! Bashkepunuat me gjermanet, me ne krye Mit’hat Frasherin. Perfunduat ne halene e historise. Shiko se si iu urrejne shqiptaret. Per shkakun tuaj votojne vazhdimisht Ramen.
Te kujtohet kur, pas renies se qeverise te PDse, te erdhem ne fshat dhe ti mbushe breket? Kam qene aty, me Arben Saliun…Cfare frikacaku ishe.
Intelektual por pak Spiun.