Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Horror në Francë, trupi i 12-vjeçares gjendet me shenja “0” dhe “1”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Horror në Francë, trupi i 12-vjeçares gjendet me shenja “0” dhe “1”
AktualitetBote

Horror në Francë, trupi i 12-vjeçares gjendet me shenja “0” dhe “1”

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Një vajzë 12 vjeçe, trupi i së cilës u gjet në një valixhe në Paris thuhet se ka vdekur nga mbytja, sipas rezultateve të autopsisë.

Viktima, e cila kishte disa prerje në qafë, u gjet me këmbë dhe kyçe të lidhura dhe me numra të pashpjegueshëm në trupin e saj.

Konkretisht, numrat “1” dhe “0” janë gjetur pranë trupit të vajzës, sipas Independent.

- Publicitet -

Një burim policor tha se shifrat nuk ishin shkruar apo prerë mbi vajzën, por ishin “vendosur” duke përdorur një “pajisje”. Nuk dihet ende se çfarë do të thotë saktësisht kjo.

Policët nuk e dinë ende se çfarë kuptimi kanë këto shifra.

Prindërit e vajzës e raportuan të zhdukur pasi ajo nuk u kthye në shtëpi nga shkolla.

Policia nisi një hetim për vrasje dhe tha se zbuloi shenja të një rrëmbimi në bodrumin e shtëpisë së familjes.

Detektivët shqyrtuan pamjet e vëzhgimit që tregonin një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe.

E njëjta valixhe, sipas policisë, u gjet më vonë disa rrugë më tutje me trupin e vajzës.

Gjashtë persona janë arrestuar, por nuk dihet për çfarë arsye. Në mesin e tyre është edhe një burrë i cili ka kontaktuar policinë pasi ka zbuluar valixhen. Dy tashmë janë liruar.

Nëna e saj postoi më parë një foto të vajzës, si dhe gruan që besohej se e kishte joshur në Facebook dhe rrëmbyer.

“Vajza jonë Lola është rrëmbyer. Ajo është parë për herë të fundit në shoqërinë e një gruaje që nuk e njohim në hyrje të ndërtesës sonë. Ju lutemi na ndihmoni!”, ka shkruar nëna, e cila ka publikuar edhe një foto nga kamera e vëzhgimit.

Në video shihet se si vajza hyri në pallat nën shoqërinë e një gruaje të panjohur për prindërit e saj, por nuk arriti kurrë në banesën e saj. Policia gjeti shenja sherri në bodrum, si dhe shirit ngjitës dhe bisturi.

Më herët u raportua se një grua e panjohur i kërkoi vajzës ndihmë për valixhen, por BFMTV më vonë njoftoi se dëshmitarët thanë se gruaja nga video u kërkoi ndihmë për valixhen e rëndë dhe se ata e ndihmuan që ta çonte në makinë. Ata gjithashtu pretendojnë se e kanë parë duke blerë një briosh. Në atë kohë, besohet se në valixhen e saj ishte vajza e vogël.

Trupi i vajzës u gjet rreth orës 23:30 të së premtes nga një i pastrehë që hapi valixhen. Fytyra e saj ishte ngjitur me shirit, fyti dyshohet se i ishte prerë dhe autopsia përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 21 tetor 2026
  • Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?
  • Italia me “dorë të hekurt”, Meloni: Burg dhe gjoba për sulmet me gurë e fishekzjarrë në protesta
  • Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  • Parashikimi i horoskopit 21 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. Katastrofe e kerkuar.. on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. pusht-shteti nuk mban dot me pushtet on Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike
  4. MarketingStrategyPro on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Tironci on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?