Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbja e dëgjimit: Çfarë duhet të dini rreth kujdesit dhe masave parandaluese?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Humbja e dëgjimit: Çfarë duhet të dini rreth kujdesit dhe masave parandaluese?
AktualitetShendetesi

Humbja e dëgjimit: Çfarë duhet të dini rreth kujdesit dhe masave parandaluese?

Published: March 4, 2023
Shpërndaje

Ndonëse shkaqet që mund të çojnë drejt humbjes së dëgjimit janë të shumta, në pjesën dërrmuese të tyre mund të ndërhyhet për të parandaluar që kjo gjë të ndodhë. Fatkeqësisht në vendin tonë, diagnostikimi i sëmundjeve të veshit mbetet ende i vonuar, çka ka bërë që gjatë viteve të fundit të shtohet gjithnjë e më shumë numri i pacientëve që përballen me komplikime të shumta, veçanërisht kundrejt humbjes së dëgjimit.

Dje në “Ditën Botërore të Dëgjimit”, ekspertët e shëndetit publik kanë vënë theksin tek domosdoshmëria e zgjerimit të shërbimeve që duhet të ofrohen në kujdesin parësor shëndetësor për të diagnostikuar në kohë komplikimet që mund të çojnë drejt humbjes së dëgjimit, duke qenë se këto shërbime janë edhe hallka e parë e takimit të çdo qytetari me mjekun. Por, pavarësisht kësaj, apeli lëshohet edhe për rritjen e ndërgjegjësimit në radhët e popullatës, sa i takon njohjes së faktorëve të riskut, si dhe diagnostikimin në kohë, për të parandaluar sa më herët rrezikun e humbjes së dëgjimit.

“Slogani i kësaj dite për vitin 2023 është që “Kujdesin për veshët dhe dëgjimin për të gjithë, ta bëjmë realitet’’, i cili do të fokusohet në rëndësinë e kujdesit për veshin dhe dëgjimin në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor (mjeku i familjes dhe ai specialist në qendrat shëndetësore), si një komponent thelbësor i mbulimit shëndetësor universal”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik në kuadër të kësaj dite.

- Publicitet -

Sipas tyre, rreth 60 për qind e humbjes së dëgjimit në fëmijëri ndodh nga shkaqe që janë tërësisht të parandalueshme. Ndaj edhe theksi vendoset pikërisht tek ndërhyrja e hershme, për të reduktuar së më shumë që të jetë e mundur rrezikun e humbjes së dëgjimit.  “Ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar dhe adresuar humbjen e dëgjimit janë kosto efektive dhe mund të sjellin përfitime të mëdha për individët. Personat me humbje të dëgjimit përfitojnë nga identifikimi i hershëm, nga përdorimi i aparateve të posaçme, vendosja e implanteve kokleare dhe pajisjeve të tjera ndihmëse, nga gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes arsimore, sociale”, apelojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Pubblik.

Çfarë e shkakton humbjen e dëgjimit?

Janë të shumtë shkaqet që mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit, të cilat mund të jenë të lindura, apo që shfaqen gjatë jetës. Humbja e dëgjimit mund tё rezultojë nga shkaqe gjenetike, komplikacione të ndryshme që mund të ndodhin gjatё lindjes, ose nga disa sёmundje infektive (fruthi, meningiti, shytat), infeksione kronike tё veshit, nga përdorimi e disa mjekimeve specifike ototoksike, nga moshimi, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshëm në mënyrë të vazhdueshme. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se nëse ndërhyhet herët për të mbajtur nënë kontroll pjesën më të madh e të këtyre faktorëve, atëherë edhe risku i humbjes së dëgjimit është edhe më i ulët.

Një nga ndikimet kryesore qё humbja e dëgjimit ka tek individi është paaftësia komunikuese me të tjerët. Te fëmijët me shurdhësi, zhvillimi i të folurit është i vonuar. Humbja e dëgjimit dhe sëmundjet e veshit, tё tilla si “otiti media”, kanë efekte negative në mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë. Humbja e dëgjimit shkakton edhe ndikimi social dhe emocional. Në këtë drejtim, humbja e dëgjimit çon nё kufizim të qasjes për shumë shërbime. Gjithashtu, përjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës në jetën e përditshme duke krijuar ndjenjën e vetmisë, izolimit dhe nënshtrimit, veçanërisht tek individët e rritur. Nëse një fëmije me shurdhësi të lindur nuk i jepet mundësia të mësojë gjuhën e shenjave herët, ai/ajo do të ndihet i përjashtuar nga ndërveprimet sociale. Në vendet në zhvillim, fëmijët me humbje të dëgjimit rrallë ndjekin shkollën, ndërsa të rriturit me humbje të dëgjimit kanë një shkallë të lartë papunësie, duke patur njё kosto tё lartë për individin, familjen dhe shoqërinë.

SHKAQET E LINDURA QË ÇOJNË NË HUMBJE TË DËGJIMIT:

  • Janë ato që çojnë nё humbje tё dëgjimit që nё lindje. Këto shkaqe mund të jenë gjenetike ose si pasojë e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisё dhe lindjes, të tilla si ato të përmendura në vijim.
  • Lindja nënpeshë.
  • Infeksionet gjatë shtatzënisё, siç rubeola dhe sifilizi.
  • Asfiksia nё lindje.
  • Përdorimi gjatë shtatzënisë i disa medikamenteve tё ndaluara si: aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundёr malarjes dhe diuretikёt.
  • Ikteri i shprehur (verdhёza) nё periudhën neonatale, e cila mund tё dёmtojё nervin e dëgjimit tek i porsalinduri.

SHKAQET E FITUARA GJATË JETËS QË ÇOJNË NË HUMBJE TË DËGJIMIT JANË:

  • Sëmundjet infektive, si: meningjiti, fruthi dhe parotiti (shytat).
  • Infeksionet kronike tё veshit (otitis media me efusion).
  • Përdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike.
  • Dëmtimet traumatike tё kokёs dhe të veshit.
  • Zhurmat ekstreme, përfshirë zhurmat nё ambientin e punës nga makineritë apo shpërthimet, zhurmat nё ambientet ku jetojmë dhe frekuentojmë (bare, klube nate. etj).
  • Bllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaj.
  • Te fëmijët, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes së dëgjimit.

 

MASAT QË NDIHMOJNË NË PARANDALIMIN E HUMBJES SË DËGJIMIT:

  • Vaksinimi i fëmijёve ndaj sëmundjeve si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti.
  • Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe në moshën riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzënisё.
  • Testet depistuese për sifilizin dhe sëmundje tё tjera infektive gjatë shtatzënisë.
  • Përmirësimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke përfshirë praktika të testit të dëgjimit që nё lindje.
  • Diagnostikimi i hershëm i fëmijëve me “otit media”, dhe marrja e trajtimit të duhur për kёtё diagnozë.
  • Shmangia e përdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnë humbje tё dëgjimit; me përjashtim tё rasteve tё dhëna nga specialisti, i cili monitoron gjendjen dhe ecurinë e mjekimit.

 

Disa këshilla për veshë të shëndetshëm

Çfarë duhet të bëni? 

  • Përdorni tapa veshësh në vende ku vazhdimisht ka zhurma të forta.
  • Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj tek mjeku specialist.
  • Vendosni rregullisht aparatet e dëgjimit kur ju këshillohet.
  • Konsultohuni në kohë me mjekun sapo të vëreni problemet e para me veshin ose dëgjimin.

Çfarë nuk duhet të bëni:

  • Nuk duhet të vendosni copa pambuku, vaj, kunja brenda veshëve tuaj.
  • Nuk duhet të pastroni me ujë të papastër.
  • Nuk duhet të përdorni kufjet e përdorura nga persona të tjerë.
  • Nuk duhet të dëgjoni muzikë me zë të lartë.
  • Nuk duhet të përdorni antibiotikë apo qetësues pa rekomandimin e mjekut.
  • Nuk duhet të neglizhoni dhimbjet apo komplikimet e veshit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?