Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës.
Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: “Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”
Shtëpia e Bardhë tha se mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta.
Tarifat do të zbatohen edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas këtyre përqindjeve:
Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, Kosova 10 për qind dhe Mali i Zi 10 për qind.
Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara.
Qeveria e Kosovës në detyrë vendosi më 1 gusht ta heqë tarifën doganore prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane.
Produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do të tatohen me 15 për qind, ndërsa importet nga Tajvani, Vietnami dhe Bangladeshi do të tatohen me 20 për qind.
Kur bëhet fjalë për pjesën tjetër të botës, Brazili po përballet me tarifa më të larta doganore amerikane në botë – një tarifë prej 50 për qind që zbatohet për shumicën e mallrave.
Edhe India do të preket nga një tarifë prej 50 për qind, e cila hyn në fuqi më 27 gusht.
Sa i përket Kinës, negociatat janë ende në vazhdim dhe si Uashingtoni, ashtu edhe Pekini janë pajtuar që t’i shtyjnë të gjitha tarifat e reja deri më 12 gusht.
Meksikos i është dhënë gjithashtu një shtyrje, pasi Trump ka thënë se do të vazhdohet me normat aktuale për edhe 90 ditë, duke shmangur kështu rritjen e kërcënuar në 35 për qind.
Kanadaja tashmë po përballet me një tarifë prej 35 për qind, që është në fuqi që nga e premtja e kaluar, ndonëse shumica e mallrave janë të përjashtuara në bazë të marrëveshjes tregtare ndërmjet SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.
Për vende si BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut, Trump gjithashtu pret që ato të investojnë qindra miliarda dollarë në SHBA.
“Mendoj se rritja do të jetë e paprecedentë”, tha Trump të mërkurën pasdite.
Ai shtoi se SHBA-ja “po fiton qindra miliarda dollarë nga tarifat”, por dha ndonjë shifër të saktë për të ardhurat, duke thënë se “ne madje nuk e dimë ende numrin përfundimtar” në lidhje me normat e tarifave.
Pavarësisht pasigurisë, Shtëpia e Bardhë është e bindur se fillimi i këtyre tarifave gjithëpërfshirëse do të sjellë qartësi për rrugën që do ndjekë ekonomia më e madhe në botë.
Megjithatë, kompani dhe grupe të industrisë paralajmërojnë se tarifat e reja do të dëmtojnë rëndë bizneset e vogla amerikane.
Ekonomistët gjithashtu paralajmërojnë se ato mund të nxisin inflacionin dhe të rëndojnë rritjen ekonomike në një afat më të gjatë.
Vala e fundit e tarifave “reciproke”, të cilat synojnë të adresojnë praktikat tregtare që Uashingtoni i konsideron të padrejta, zgjerojnë masat që Trump ka ndërmarrë që kur është rikthyer në presidencë.
Megjithatë, këto tarifa më të larta nuk zbatohen për importet specifike për sektorë të caktuar që janë objekt më vete, si çeliku, automjetet, barnat dhe çipat elektronikë.
Trump tha të mërkurën se planifikon një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit – megjithëse Taipei deklaroi se gjiganti i prodhimit të çipave, TSMC, do të përjashtohet nga tarifat, pasi ka fabrika në SHBA.
REL

S`ka me hani Muco,Pini Muco!U be Amerika si Lala Gjoni,Kush mund ta cvase.Kosova shume e mencur Kosova.I hoqi tarifat me Ameriken.Bravo. Shqiperia nuk permendet gjekundi.Ka humbur si shurra pules.Prodhon vetem domate druri.Te kuqe jashte,kercu brenda.shalqiri Divjakes si kungull Vrrake,keshtu nga boja te merr ne qafe,por nga shija si kungull papjekur.
Cfare Tarifash tu veje ketyre Trumpi.Keta nuk kalojne as tregun e Lushnjes,jo te shkojne deri ne Amerike.
Nuk eshte vetem qeverri e poshter,.Eshte edhe popull delenxhi,qe nuk do hakun e punes vet,por do hilerat.
Po cfare prodhon Shqipria,o demo,qe tu veje Tarifa Trumpi? Dhite i cfarrosi Murtaja,Lopet i preu kasapi,,.10 dhen qe kishin mbetur ne Moker,i vrau rrufeja me gjithe coban.Flitet edhe per ca vajza qe punojne ne Parukeri Burreli kane prodhuar nje Autoblinde luftarake,por ate e rrmbeu Ukraina.
Ia fusni kot. Shqiperia prodhon. Prodhon pordhe. Sa here shkoj aty, kush ta beje pordhen me te madhe. Garë.
Shqipëtarët shesin atë që i mungon më shumë, mendtë dhe kanë ngelur pa të.
O demo,
po i replikon vetvetes o kungull!
Hahahaha, “xhaxhi moderatori”
je bere me keq nga ai “Treni”, qe
hedh pa pushim ato dacibaot e tij,
pastaj, po ai vete u pergjigjet me replika
te shoqeruara me lavde te
shumta per vetveten….
si “Rrofte Luli/Lexues Shqiptar/Gadishulli
Ilirik e Gadishulli Psikopatik.
Ne lidhje me artikullin. Cfare prodhon
Kosova jote,
pervecse emigracion drejte
perendimit te “lig” dhe luftetare te
allahit drejte lindjes se mesme….
Asgje tjeter!
Buken, me cfare mielli e gatuajne ata
pordhiotet e tu? Me ate serb si edhe
rreth 70% te importit, te cilin, prej
andej e bejne…… Kaq o demo
“moderatori”!!
Kosova o Remo , është kampion bote për pyetjen ,” çfarë nuk prodhon “? Si asnjë shtet në botë , Kosova ka 7 muaj që nuk prodhon dot një parlament , pasi është mbledhur plot 52 herë (rekord botëror ) , nuk prodhon dot një qeveri . Po ashtu , Kosova ze një vënd të nderuar në klasifikimin e pyetjes ” kush nxjerr udhëheqësin më karafil në botë” ?