Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I dërgon qeverisë kineze të dhënat e përdoruesve”, DeepSeek përballet me akuza nga ekspertët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “I dërgon qeverisë kineze të dhënat e përdoruesve”, DeepSeek përballet me akuza nga ekspertët
BoteLajmi i fundit

“I dërgon qeverisë kineze të dhënat e përdoruesve”, DeepSeek përballet me akuza nga ekspertët

Published: February 7, 2025
Shpërndaje

DeepSeek, shpikja e re kineze e Inteligjencës Artificiale, sipas ekspertëve, ka një kod të fshehur në programimin e saj që ka aftësinë t’i dërgojë të dhënat e përdoruesve drejtpërdrejt qeverisë kineze. Mes tyre është Ivan Tsarynny, CEO i Feroot Security, një kompani kanadeze që merret me sigurinë në internet dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Ne shohim lidhje të drejtpërdrejta me serverët dhe kompanitë në Kinë që janë nën kontrollin e qeverisë kineze. Dhe kjo është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë”, tha Tsarynny.

Sipas tij, ata që regjistrohen në DeepSeek e bëjnë këtë, pa dijeninë e tyre duke i bërë të dhënat e tyre të aksesueshme për qeverinë kineze. Përdoruesit që regjistrohen ose hyjnë në DeepSeek mund të krijojnë pa vetëdije llogari në Kinë, duke i bërë të dukshme identitetet e tyre, pyetjet e kërkimit dhe sjelljen në internet për sistemet shtetërore.

- Publicitet -

Ky kod, shpjegoi Tsarynny, është fshehur brenda DeepSeek dhe është në gjendje të transmetojë të dhënat e përdoruesit në faqen e internetit CMPassport.com, regjistri online i China Mobile, një kompani telekomunikacioni e kontrolluar nga qeveria kineze. Në vitin 2019, China Mobile u ndalua të operonte në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare. Në vitin 2021 ajo u hoq edhe nga Wall Street.

Ndërkohë, ndalimet për DeepSeek po shtohen në të ashtuquajturin “Blloku Perëndimor”. Koreja e Jugut ka vendosur të bllokojë përdorimin e DeepSeek në kompjuterët e disa punonjësve të qeverisë. Ashtu siç ndodhi në Itali, autoriteti korean që merret me privatësinë i ka kërkuar edhe kompanisë kineze sqarime për trajtimin e të dhënave personale. Tajvani gjithashtu ka ndaluar inteligjencën artificiale kineze “për arsye të sigurisë kombëtare” dhe i njëjti paralajmërim është dërguar në zyrat e Kongresit të SHBA.

Vendimi i guvernatorit të Teksasit ishte më i shpejti, i cili ndaloi përdorimin e të gjitha aplikacioneve kineze në pajisjet qeveritare. Si masë paraprake, Departamentet e Marinës dhe Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagoni) ka ndaluar përdorimin e DeepSeek, një shembull i ndjekur edhe nga NASA, agjencia amerikane e hapësirës ajrore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    February 7, 2025 at 9:01 am

    Kurse platformat AI te perendimit i depozitojne te dhenat e perdoruesve ne serverat e CIA-as, NSA dhe DARPA. Dhe jo vetem platformat AI, por edhe Google, Microsoft, Apple, Facebook ( Meta ) dhe X. Ku eshte ndryshimi ketu?

    Reply
  • Ok says:
    February 7, 2025 at 9:06 am

    E drejte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?