Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe Rusinë.
Duke folur në një panel në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Keith Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron “me kohën e Trumpit”.
“Ai kërkon ta bëni këtë punë sot dhe nesër do të dojë të dijë pse nuk është zgjidhur”. tha Kellogg. “Duhet të na jepni pak hapësirë dhe kohë, por kur e them këtë, nuk po flas për gjashtë muaj, po flas për ditë dhe javë”.
Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.
“Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë”, shtoi ai.
Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se “ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë”, Kellogg u përgjigj: “Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën”.
“Përgjigja për pyetjen e fundit… është jo”, tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. “Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty”.
“Kur uleni në tryezë… ka dy protagonistë dhe një ndërmjetës”, tha Kellogg, duke shtuar se “fakti është se ne po shohim – mund të kemi ukrainasit dhe rusët dhe natyrisht amerikanët në tryezë”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në margjinat e konferencës, Kurt Volker, i dërguari i Trumpit për negociatat për Ukrainën në vitet 2017-2019, tha se komentet e Kellogg tregonin “se Ukraina do të jetë në tryezë dhe [ka] pak pasiguri për mënyrën se si presidenti Trump do ta trajtojë Evropën”.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.
Në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih të shtunën, Zelensky tha se “ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”.
“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.
Zelensky i bëri këto lutje në një konferencë vjetore që, këtë vit, është mbizotëruar nga pyetja për Ukrainën dhe qëndrimet e administratës së re amerikane për përfundimin e luftës, si pasojë e të cilës qindra mijëra njerëz kanë humbur jetë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022.
Delegatët në Munih kanë shprehur shqetësime për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë këtë javë, të cilët kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha përballë presidentit rus, Vladimir Putin.
Duke folur në Munih, zyrtarët e SHBA-së gjithashtu kanë përsëritur thirrjet për shtetet evropiane që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe të marrin një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë.
Zelensky sugjeroi se administrata e re amerikane ka qasje të re jo vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj Evropës si tërësi. “Ditët e vjetra kanë mbaruar”, tha ai, duke shtuar se Uashingtonit i nevojitet Evropa si treg, por jo patjetër edhe si aleate.
Sipas tij, fuqia kolektive është përgjigjja.
Duke folur para Zelenskyt, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar angazhimin e tyre për Ukrainën, duke shtuar se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e Kievit.
Sipas tij, nuk mund të ketë “zgjidhje të diktuar” dhe “nuk mund të ketë shkëputje” të sigurisë evropiane dhe amerikane.
Scholz shtoi se Gjermania ka dhënë katër herë më shumë mbështetje se Shtetet e Bashkuara për Ukrainën, nëse mbështetja matet me përqindjen e PBB-së.
Kancelari, i cili përballet me zgjedhjet federale më 23 shkurt , të cilat, sipas sondazheve, do t’i humbë, gjithashtu iu përgjigj komenteve të bëra nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili dje kritikoi standardet e demokracisë në Evropë dhe nivelet e imigracionit atje.
“Ne nuk do të pranojmë që njerëzit që shikojnë nga jashtë Gjermaninë të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona”, tha Scholz.
Fjalimi i Vance i befasoi delegatët në konferencë, të cilët prisnin që ai të paraqiste hollësi për planet e Uashingtonit për paqen në Ukrainë. Vance gjithashtu habiti kur më vonë e takoi Alice Ëeidel, lideren e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
REL

Ne dy lufta bot,Amerika ka qene percaktuese ne fitoren e Aleateve.Pazaret i kane bere Evropianet.
Ti mbyllesh Pazarin e Rroskovecit xhambazit edi Rama dhe ti mbyllesh Pazarin e Versajes Franca kurves,eshte si te lesh peshkun pa uje.Mbyllja rubinetin ne pazaree Delenxhijve!
______________________
Duhet te jemi realiste.
_______________________
Europa e cvlersoi veten sepse instiktet e tyre
e mposhten llogjiken. Dy luftrat me te egra e
me shkaterruse nisen ne vitet 1914 dhe 1939,
dhe pasojat kane qene te tmerrshme.
Duket se lideret e sotshen nuk kane nxjerre
perfundimet e duhura.
Ndersa Amerika Po kerkon te arrihet nje paqe e
qendrushme e me afat te gjate pas luftes ne
Ukraine, Europjanet kerkojne qe lufta te vazhdoj
deri sa te arrijne qellimin, interesin e tyre final.
Por ATYRE i duhen 10 vite te arrijne Rusine nga ana
ushtarake, dhe te mos perdoren Armet Nukleare.
Atehere, cfare po kerkojne eshte e pa kuptushme.
Ndofta Elitat e sotme te Europes po I tundet toka
nen kembe, sepse partite e reja kane perkrahjen e
popujve te Europes.
ATO mund te humbasin zgjedhjet dhe pushtetin qe
kane gezuar per me shume se gjysem shekulli.
Ne kete situate ATO po nxisin ndjenjat nacionaliste
qe te kene perkrahjen
e popujve te tyre.
Mundet qe “perseri instiktet” po mbizoterone,
tamam si ne vitet 1914 dhe 1939.
Donin maksimumin kur mund te gjenin
gjuhen e bashkepunimit.
ATO te gjithe se bashku perfaqesonin
VENDET me te pasuri te botes, por ishin
te pa ngopshem.
Kishin nje ndjenje madheshtie tej kufijve
te aresyes se shendetshme.
Por sot “Fuqite e medha EUROPIANE”
kane nje peshe shume me te vogel ne
kete BOTE, se ne 1914 dhe 1939.
ATO duhet te jene shume te kujdeshem
Por ne se nisin nje adventure te re ne,
Shqiptaret nuk desherojme te marin pjese
ne kete lufte absurde.
Ne besojme vetem te nje zgjidhje ne
tavolinen e bisedimeve, ne perputhje
me realitetin ne fushen e betejes.
Ç’është kjo fytyrë funksionari amerikan si naziskin . Amerika përfundoi në fashizëm .
Mbreteresha Elisabeta e Madhe
I thoshte oborrtareve te saj :
Ju keni te drejte te mendoni si
te desheroni, por mos flisnin, se
padashje mund te gjeneroni
gjera qe nuk I kishit parashikuar.
Ka shume raste ne vendet Europiane,
qe te ndalojne te thuash mendimet
personale qe ATO i konsiderojne:
“Politikisht Jo Korekte”.
Sakte e qarte ka folur i derguari i Trump – Bisedimet per paqen ne Ukraine japin rezultat nese nuk perfshihet Europa.
Te ishte per paqe kjo Europe do ta kishte arritur se ka 3 vite lufta atje e ne keto 3 vite Europa me plakush Biden e Soros nga pas vetem ka derguar arme per te mbajtur luften gjalle e tani qe administrata Trump po punon per ti sjelle paqen po ndihen krejt jashte lojrave te ndyra te deritanishme mbi kurriz te Ukraines qe i sollen luften ne shtepi duke e nxitur per ne NATO.
Ja edhe nje trapist na nderoi me pranine e tij. Putana qe e sulmoi Ukrainen nuk ka faj,e ka fajin Evropa. Ndersa paqen do ta sjelle Trapi, si putane e Putanes qe eshte, duke i dhene Putanes gjithcka qe kerkon.