Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në SHBA ish-oficeri i policisë Gjyqësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRI: I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në SHBA ish-oficeri i policisë Gjyqësore
KronikeLajmi i fundit

EMRI: I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në SHBA ish-oficeri i policisë Gjyqësore

Published: March 6, 2025
Shpërndaje

Është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe ekstraduar drejt Shqipërisë, ish-oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Shtetasi Fatbardh Lala akuzohet për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, pasi akuzohet se ka marrë para nga nëna e një të pandehuri me premtimin se do t’ua jepte prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, si dhe u ka kaluar të dhënat hetimore.

GJKKO kishte daktuar masën “arrest në burg” ndaj tij, por pa mundur të ekzekutohet për shkak se ishte larguar jashtë shtetit.

- Publicitet -

Sipas SPAK, të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë patur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim.

Njoftimi për ekstradimin e tij:

Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/deportimi.

 

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • prec Ulaj says:
    March 6, 2025 at 3:47 pm

    Te gjithe duhen marre nen hetim keta te Prokurorise vjeter, jane bashkpunetor.

    Reply
  • Chevrolet says:
    March 6, 2025 at 4:31 pm

    Te njejten gje ka bere edhe opgj Shpetim Karakushi ne bashkepunim me prokurorin Julian Zonja. SPAK te hetoje kete deklarate reale. Dhe te kryeje ivestigim te thelluar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?