Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Idiot, psikopat, provokator”, shkrimtari shpërthen kundër Vuçiç: “Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Idiot, psikopat, provokator”, shkrimtari shpërthen kundër Vuçiç: “Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë…”
KosovëKryesore

“Idiot, psikopat, provokator”, shkrimtari shpërthen kundër Vuçiç: “Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë…”

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

“E ndaluan tri herë, ia kontrolluan veturën, e keqtrajtuan. E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është me mua, por në rregull… Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”.

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi djali i tij u shfaq papritur në Kosovë dhe u ndalua nga policia kosovare.

Shlrimtari i njohur kosovar Naser Aliu e përshkruan kështu këtë ngjarje:

- Publicitet -

“…Nëse e dërgon dhe je i bindur se atje nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë ti djalin ose nuk e do fare, ose e rrezikon qëllimisht, ose i beson kulturës së lartë të mos-hakmarrjes te ai populli. Një baba që mburret me rrezikimin apo edhe flijimin e djalit?! Psikopatë të tillë ka edhe te ne! Kudo!

Djali i Vuçiqit për fat të keq ishte vetëm viktimë e manipuluar e babait dhe ardhja e tij për të provokuar tregon helmimin që ia ka shkaktuar prindi. Policia e Kosovës bëri një gabim. Ajo është dashur vetëm ta ruaj çunin, por jo ta detyrojë për të zhveshur fanellën.

Normal nuk është Vuçiqi: ai kërcënon me luftë edhe pas 13,500 shqiptarëve të vrarë nga armata e tij, edhe pas 20,000 grave të përdhunuara, edhe pas dëbimit të 50% të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe pas 100,000 shtëpive të djegura…

Ai ekstremist, i cili para pak kohe mobilizoi armatën për të vrarë akoma më shumë shqiptarë në Kosovë, domethënë për të vazhduar aty ku kapitulloi ish-shefi i tij, Millosheviqi, pikërisht ai njeri mendon se e ka dërguar djalin për një vizitë normale?

Ai njeri që ka stacionuar pranë kufirit të Kosovës 48 baza operative të gatshme për luftë?

Pra, nëse ti i ke parasysh ato fakte dhe shumë të tjera, që ne i dimë, por që nuk përmenden këtu, atëherë do të kuptosh se ky njeri nuk e dërgoi djalin pas shpërshkallzimit, nuk e dërgoi djalin për të shtrirë dorën e pajtimit, nuk e dërgoi djalin të turpërohet për krimet e shkaktuara nga shteti serb, nuk e kërkoi për të kërkuar ndjesë, nuk e dërgoi për t’u penduar për krimet e shteti serb, por ai e dërgoi djalin për të provokuar rrahjen ose burgosjen dhe për ta shpallur hero në Serbi “Ditën e Vidovdanit!”

Qëllimi i tij ishte të krijonte një lajm botëror: se djalin ia burgosën, apo ia rrahën terroristët e Kurtit! Sepse e dërgoi në gjendjen shumë të tensionuar! E mundur se ishte përgatitur për të qarë në televizionin “Pink”.

Thjeshtë nuk mund të besohet se ai është aq idiot sa të jetë i bindur se djalit të tij në Kosovë nuk mund t’i ndodhte asgjë.

Sikur t’i kishte ndodhur diçka, Perëndimi do të ishte trazuar, do të ishte pezmatuar dhe askush nuk do të kishte ditur si do të kishte përfunduar gjendja në Ballkan. Borrelli do të kishte akuzuar Kurtin. Lajçaku do të kishte akuzuar Kurtin, pastaj edhe Eskobar dhe kështu me radhë. Në fund, do të fliste edhe ambasadori rus në Beograd dhe vetë Putin në Moskë!

E di çfarë është zhgënjyese? Zhgënjyese dhe dëshpëruese është se as Borrelli, as Lajçaku, as Eskobari, e as Edi Rama nuk e kritikuan Gebelsin përse dërgon djalin për të provokuar në një gjendje aq të tensionuar! Pse? Pse në një gjendje aq të tensionuar për të cilën çdo ditë kërkojnë shpërshkallëzim?

Qeveria e Kosovës herën tjetër nuk duhet t’i lejojë hyrjen djalit të tij, apo të politikanëve tjerë serb, sepse ka shumë familje shqiptare të tmerruara nga shteti serb, të shituara, të traumatizuara dhe të sakatuara, të cilat mund të reagojnë ashtu si nuk duhet. Ashtu si nuk i bën mirë askujt, as Ballkanit.

Pse Vuçiqi e rrezikoi djalin e vet?  Një lajm i bujshëm i duhej në Serbi. Çdo psikolog do të gjente të gjitha tiparet e psikopatit te ai. Nuk i mungon asnjëra nga ato 20, që i numëron psikologu kanadez i kriminalistikës Robert Hare.

Në Veri të Kosovës, kriminelët serbë janë armatosur ose vazhdojnë të armatosen, dhe çfarë bën Vuçiqi tani? E dërgon djalin për të provokuar shqiptarët. E manipulon, e politizon, e instrumentalizon dhe e bën vegël. Djalin e vet!!!

Një baba normal nuk e dërgon birin aty ku armata e tij ka vrarë më shumë se 1000 fëmijë. Vuçiqi e ka dërguar për të provokuar, duke e ditur se populli i Kosovës nuk do ta priste me lule. Vërtetë mendon se një baba, që e urren popullin shqiptar deri në zhdukje dhe që në çdo çast është i gatshëm të nisë luftën dhe pastrimin etnik, e dërgoi djalin “për të rritur miqësinë”?

E gjithë ajo nuk është e re për ne, e njohim mirë shtetin serb, por çudia e madhe është se Perëndimi demokratik ushqehet me iluzione se ky konflikt mund të zgjidhet duke e përkëdhelur ekstremistin radikal, pinjollin e Millosheviqit dhe marionetën e Putinit…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • pse euroamerikanet e bene profet enverin me usaliun e tyre ? says:
    July 2, 2023 at 9:14 pm

    zoti Naser shume po shkelqen ky artikulli i juaj
    por shume pak po ngroh
    ose me sakte po na ftoh fare..
    sepse..99.99 perqind te fajit e kane ato qe e gjysem cliruan Kosoven ne 1999
    dhe sot jane bere pishman..
    Futja e Kupoles UCK ne Burg nga euro-atllantiket ME MEKANIZMAT E TYRE
    eshte nje miljon here me keqe
    se shkuarja e boles Vucicit Danilo ne Kosove

    Reply
  • LEON says:
    July 2, 2023 at 10:10 pm

    Agim Nesho tha-Edvin Rama hodhi ne kosh te plerave veten e tij,,me braktisjen e befte te Open Ballkanit,,qe do te fuqizonte Ekonomite e Rajonit dhe me Gjere.Do te lulezonte Tregtine,prodhimin,shkembimin ,kulturat dhe fqinjet nuk do te ngujoheshin me ne Frengji per te vrare njeri tjetrin.
    Kosoven as e pyeti,as e degjoi.
    Kjo nuk eshte Lodra e pare qe braktis Edvini,,Kjo mund te jete e 20,e30,,dhe ne gjiithe keto lodra duhet ta ndjeke pas Shteti shqiptar,populli shqiptar,Buxheti i qeverrive shqiptare, E filloi me Fotot e Beatlles ne akademi,(20 vjet pas shperberjes se grupit),Me Mitingjet Personale ku ftoheshin pjesemarresit te vritnin te gjithe komunistet,perfshi babane dhe rrethin familjar te ketij.Pasi e refuzoi Berisha ta fuste me mik ne kupolen drejtuese te Partise Demokratike,zbrazi gjithe vrerin e gjeniut te humbur mbi komunistin e fundit te Evropes Lindore.
    Kur qorri i qorrollepsur Fatos Nano e mori shejtanin nga nenurat e Parisit e futi ne qeverri,,Filluan keto lodrat e kushtueshme te Rames me buxhet qeverritar,,Fasadat me Boje, Kinemaqte 3D,Kullat Belge ne sheshinn Skenderbej,serisa arritem tek shitjan Butrintit,Cfarroswja Rafinerise Ballshit,Shitja e Gjirit Sarandes,Dhurimi i Syrit te Kalter,Ozurpimi dhe shkaterrimi i Portit Ekonomik te Durresit dhe e Fundit: Pushtimi i Kosoves nepermjet Projektit Ediramist te Zajednicave.
    Dhe si ne te gjithe Lodrat e Braktiswura te edvinit,,Eshte nje Projekt Juridik Konstitutiv,Demokratik i haqrtuar me perfaqesimin e Specialisteve me te mire Amerikane dhe Evropiane te Fushes.
    Do ti hape rruge Kosoves per njohje te dyaneshme dhe te gjithanshme Nderkombetare.
    Do ti hape rruge Kosoves drejt Integrimit Evropian dheb Investimeve te BE.
    Projekti edvinit duhet te zbatohet urgjentisht,,Eshte shans qe nuk duhet te humbitet.Te detyrohet Kurti ta pranoje,qofte edhe me Sanksione te rrepta,ekonomike dhe Diplomatike.Koha nuk pret.
    Shqyptaria tani qe e njohin rrijne e fiqirohen si te shpetojne prej ketij.
    Si do te hyje ne Europe Kosova copa copa,si lecke qe e kane shqyer qente me Zajednica?Prizreni,Peja,Fushe Kosova,gracanica,Mitrovica,nga nje Tra si Ura e Ibrit,ku nuk mund te Kalohet me pashaporte Kosovare,.Do te jene Republika Serbcka,ku mund te kalohet vetem me Viza nga Ambasada e Zajednicave.
    Per te Demonstruar te kunderten,,Diten e Zajednicave do kaloje Edvin Rama nga Morini ne Merdare,pa pashaporte fare,,Pertej te majtes dhe te djathtes,pertej mllefit shqiptar dhe serb.
    Koha nuk pret,,se po u qell shume na behet si ajo Lodra qe hodhi sot ne kosh te Plerave-Open Ballikani;.

    Reply
  • Ok says:
    July 2, 2023 at 10:14 pm

    VJEN KLINTONI NE TIRANE
    CLIRIMTARI I DARDANISE
    SE KUPTOJ PSE JO NE. PRISHTINE
    KU KA VLEREN E MESISE

    MOS VALLE DO TI FLAS PIKTORIT
    TI THOTE QE KA GABUAR
    QE KA DAL KUNDER KOSOVES
    NEWBORN QE DUHET NDIHMUAR

    SBESOJ SE KA NDERRUAR MENDJE
    QE NA DHA LIRINE
    BESOJ SE DO CMOJ ALBININ
    DO DENOJ SERBINE

    VERTET KURVE ESHTE POLITIKA
    I FORTI MASHTRON
    DASHTE PERENDIA
    KLINTONI QENDRON

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    July 2, 2023 at 10:41 pm

    Open Ballkan u tthith nga procesi i Berlinit. Une them qe ky proces do te jete me i favorshem se open Ballkan !

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 2, 2023 at 10:42 pm

    Nuk i dilet detit ne ķembe ne anen tjeter,as muri nuk rrezohet duke i rene me koke.

    Reply
  • pse euroamerikanet e bene profet enverin me usaliun e tyre ? says:
    July 2, 2023 at 10:55 pm

    Zoti LEON pershendetje !

    Nuk kam cfare ti heq bemave kontraversale te Edi Rames qe keni shkruar ju biles mund te shtoj dyfishin por ju I nderuar beni gabim fatal kur I referoheni Agim Leshos se Agushit Monikes zorres se trashe te Berishes.
    .
    Nese nuk e kuptoni qe vrasesi berishe dhe perversi Rame jane si kuislinge qe lobe ne perendim I perdorin per interest e tyre te castit apo te perspectives ke problem intelekti ..dhe nese e kupton dhe godet perversin “R” ne llogari te vrasesit “B”je pjese e vrasjes kombit shqiptar qe eshte ne ditet me te veshtira te egzistences tij dhe sidomos ne perdhosjen kombetare nga miqte qe eshte me e rende se pushtimi nga armiqte.

    Te pakten Perversi Rame e pranon se eshte manekin I Sorrosit te zi
    po ate Serberishen tuaj kush e mbron me cdo cmim
    ne katakombet e perendimit pjerdhur
    EDHE PSE KA KRYER KRIME KOMBETARE DHE ANTIHUMANE ??

    Reply
  • LEON says:
    July 2, 2023 at 11:36 pm

    Zoti euroamerikan.Nga armiqte me te vjeter te Berishes,kam mbetur une,Shinasiu,Ngjela,Cupi,i urti Prec e ndonje tjeter.se ata para 90 kane vdekur te gjithe.
    Kete kolopucin,edushin e njohim qe kalama dhe e dijme cfare do katranosi.

    Reply
  • SPAK says:
    July 3, 2023 at 1:28 am

    A e dini sa e tmershme eshte kur ke nje vella jo budalla por kokeforte se mendon se mund te ndryshoje Boten me egon e tij te semure! Edhe budallai mendon se Bota rrotullohet rreth tij! Edhe Albini eshte nje njeri primitiv dhe arkaik! Dhe ky vella tmeron gjithe te gjithe me marrezite e tij! Albini eshte banor i denje i vendit te tij mesjetar,besnik i kombit Kosovar!Rujuni nga budallenjte qe e dine veten te zgjuar! A e dinte ,dinaku,Albin qe Kushtetuta nuk e lejonte bashkimin me Shqiperine! A e din Albini qe tregetia me Serbine ka futur ne korrupsion gjithe administraten dhe vete ate! A e dini qe lumturia e nejriut eshte te qndroje larg te budalenjve!

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 3, 2023 at 3:22 am

    O Spak, po na hape barkun moj kellire e ndyre debile. Car thua moj plere?
    Ke ke vella ti moj kurve e mutit? Vucicin, apo Dulen?
    Nuk ju lidh gje me Albinin ju moj putane tregu!
    Jeni copa bastardesh e bushtrash te paguara.
    Faj kane populli qiptar rilindjot e turmat e heshtura qe ju lene te beni corap SHiqperine e Kosoven Bashke

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 3, 2023 at 3:25 am

    Ashtu eshte o Ali, u thith

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 3, 2023 at 3:26 am

    Arber Iliri, mos more, qe kur keshtu?

    Reply
  • Fqinji says:
    July 3, 2023 at 7:01 am

    Një komshi sërb i një shqipëtari kosovar i thotë nuk na njifni ju ne serbët mirë, ne jemi në gjëndje të vrasim fëmiun tonë dhe tua lëmë në derë. Ja pra sa kan ndryshuar sërbët së bashku me ta edhe kupola e tyre Vuqiç të cilit i beson Europa.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    July 3, 2023 at 9:06 am

    Lehhon o Leon Ky Gim „kam qef diplomacin „
    Vesho i malokve ka thone aq shum idiotsi ,pa asnje pike koherence sa eshte kote te merresh me te , njelloj si me Murat Matuf „jom bo edhe shkrimtar“ diplomatin!
    Edi Rama paska faj per fotot e kokkerpurdhave ,qe foli me malokun, dhe qe boni karriere nga „posht ures „ deri ke pershendetja me hymnin e Shqiperise ne te gjitha kryeqytetet e Botes! A je m‘te or taj!
    Ti kujto Bota qe erdhi tuni Beogradin per Kosoven e ka truunin sa i bertham lajthie si puna jote?! Bill Clinton po vje se i ka mungu maloku, gim vesho apo Murat matufi ?

    Reply
  • Piro says:
    July 3, 2023 at 12:35 pm

    Albin Kurti ershte i vetmi politikan i sotem shqiptar qe jo vetem nuk eshte zhytur ne korrupsion por as eshte pergojuar ne ate drejtim. Nga kjo pikepamje ai eshte nje race e re e politikanit te ndershem dhe atdhetar
    Dhe jo vetem kaq.
    Albin Kurti e di me mire se cdonjeri prej komentuesve se c’do te thote te mos bindesh rekomandimeve te SHBA. Ai e di me mire se te gjithe se kjo mund t’i kushtoje karrieren e ti politike ne te ardhmen. Por ai beson se Kosova eshte shume me e rendesishme se karriera e tij personale. Per politikanet e tjere shqiptare zgjidhja me e mire qe do te ishte te plotesonin cdo kerkese edhe pa e shqyrtuar fare, pa menduar fare per fatet e KOsoves e te Shqiperise (Boll te bejne “miq ” personale ne Amerike dhe ne Evrope).
    Albin Kurti eshte i vetmi politikan i nderdshem, i zgjuar dhe vizionar ne trojet shqiptare post-komuniste. Ai e di se SHBA (jo Evropa e dobet, e hallakatur dhe percare) mund ta largoje ate dikur nga pushteti, por di mire edhe se SHBA ka interesa te konsiderueshme gjeostrategjike qe ta kete Kosoven ne krahun e saj.
    Ne kete kuptim, Albini ndihmon edhe SHBA neKONFLIKTIN E HESHTUR qe ka me Borelin dhe Lajcakun, me Francen dhe 5 vendet e tjera qe nuk pranojne ta njohin Kosoven si shtet i pavarur.

    Reply
  • Ndreko says:
    July 3, 2023 at 1:41 pm

    Jeta nuk eshte me sikur, por une do te bej nje pyetje retorike:
    Sikur pas renies e komunizmit te kishte qene kryeminister nj Albin, a do t’i linte ai greket te ngrinin varreza greke ne Kelcyre dhe a do te vihej ne diskutim e drejta jone ne detin Jon?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?