Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ilir Meta tregon jetën në burg: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ilir Meta tregon jetën në burg: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm
KronikeLajmi i fundit

Ilir Meta tregon jetën në burg: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm

Published: June 12, 2025
Shpërndaje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta”, tha Meta.

- Publicitet -

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Phoenix says:
    June 12, 2025 at 10:41 am

    Po vuan shume i varfri ne ” Burgun ” e atij qe e quajti presidenti me i mire i te gjitha koherave. Keta i bene burgaxhinj per opinion, se shkojne ne burg vetem per intervista kur kanalet e shitura te Medias, duan tu paraqesin Shqiptareve ” Drejtesine ” e kulluar dhe te pavarur. Po tallin bolet me ju o njerez, Majtas, Djathtas, larte e poshte bile dhe ne dimesionin 5D.

    Reply
  • Ay Qy Qe says:
    June 12, 2025 at 12:28 pm

    Ta dinte qe do hynte mren, do i kishte rregullu kushtet, me 7 banja e me dushe, me uje Selite 24 ore.

    Reply
  • Lere Like lere, lere se na fike says:
    June 12, 2025 at 1:48 pm

    epo meqe paske takuar burra fisnike aty ne burg, qenke ingranuar mire me popullsine aty. U ndjeke si ne shtepi.

    Reply
  • Fatmiri says:
    June 12, 2025 at 5:01 pm

    Po gjithe te mrekullueshmit ne burg jane ashtu si dhe ti….jasht kan ngel ata qe nuk jane te mrekullueshem….hajde mendje hajde….

    Reply
  • K O R C A says:
    June 12, 2025 at 7:50 pm

    Burgu eshte krijuar per te vecuar ngha pjesa tjeter e qytetareve , ata individe qe perbejne rrezik per shoqerne njerezore dhe sigurine e rendit ne se hetohen te lire . Ne kete grup njerezish futesh edhe zotrote , me nder ish president ! Tani po bindesh qe ka njerez shume me te mire se ti brenda atij komuniteti ku po jeton .

    Reply
  • K O R C A says:
    June 12, 2025 at 7:51 pm

    Burgu eshte krijuar per te vecuar nga pjesa tjeter e qytetareve , ata individe qe perbejne rrezik per shoqerne njerezore dhe sigurine e rendit ne se hetohen te lire . Ne kete grup njerezish futesh edhe zotrote , me nder ish president ! Tani po bindesh qe ka njerez shume me te mire se ti brenda atij komuniteti ku po jeton .

    Reply
  • Sheiku Dubanian says:
    June 12, 2025 at 10:22 pm

    Aq lekista Jane Keta sa dhe mut hajne me kusht qe Mos ti futesh tek leku
    Perdhunoje kete apo gruan me zezak African nuk ka problem we lekut nuk po I merret perkundrazi I shtohet
    Lek lek lek shume lek floor kripto prona Rrezik nuk e ze gjumit we Mos I vjedh dikush nga jashte hhaqhahah
    Qe e did Daten KY kur do lirohet kjo s ka diskutim
    I kane bere pazaret sa ishte jashte KY dhe te tjeret si Tahiri Koka Lali etc
    Hajde tung me keto djajte qe I rane per hise Shqiperis

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?