Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incident në Brindizi, Wizz Air devijon dy fluturimet për Tiranë; pasagjerët hyjnë me forcë në pistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Incident në Brindizi, Wizz Air devijon dy fluturimet për Tiranë; pasagjerët hyjnë me forcë në pistë
KronikeLajmi i fundit

Incident në Brindizi, Wizz Air devijon dy fluturimet për Tiranë; pasagjerët hyjnë me forcë në pistë

Published: January 7, 2026
Shpërndaje

Kaos në aeroportin e Brindizit në orët e para të mëngjesit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën janë detyruar të ulen në këtë aeroport italian për shkak të motit të keq në kryeqytetin shqiptar.

Fluturimet, me nisje nga Bologna dhe Bergamo, u devijuan rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe afro 400 pasagjerë mbetën në aeroport pa informacion të qartë për rifutje ose alternativë udhëtimi.

Situata degjeneroi kur disa udhëtarë, të pakënaqur me pritjen dhe mungesën e komunikimit nga linja ajrore, kanë çarë me forcë hyrjet e zonës së kontrollit dhe duke u futur në pistë, me qëllim që të ngjiteshin në një avion tjetër drejt Shqipërisë.

- Publicitet -

Forcat e rendit, përfshirë policinë aeroportuale, ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa operacionet normale në aeroport u rikthyen gradualisht pasi u lirua zona e pistës.

Autoritetet italiane dhe stafi i aeroportit thonë se po negociojnë gjetjen e zgjidhjeve alternative për pasagjerët, përfshirë mundësinë e transportit me autobus deri në një aeroport tjetër ose nisje me anije drejt Shqipërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    January 7, 2026 at 1:51 pm

    Koken hengshi!Nuk e shihni qe ketu eshte qameti?Po ceshte ky popull qe e therret exheli? Do ta bejne si Heroi popullit Rrustem Peci,qe nisi ne mes te dimrit e debores Shkollen e Bashkuar ne grykat e Fekenit,qe te groposte 100 djem.

    Reply
  • xxx says:
    January 7, 2026 at 2:32 pm

    Linjat me Tiranen i lene udhetaret shqiptare pa informacion. Nuk merret vesh cbehet nderkohe qe presin me ore e nuk imbarkojne. Disa me familje, femije, sorollaten ne hollin e pritjes pa ditur ne do nisen sot, pas dy oresh, kater, shtate? Pse nuk nisemi dot? Te kycur ne hollin e pritjes, se plackat jane ne barkun e avionit qe nuk ngrihet. Bileta eshte prere. Kompensim per vonesa fluturimi ska. Ushqime e uje nga te aeroportit sa frengu pulen.
    Asnje konsiderate per udhetarin shqiptar per ta perditesuar sic duhet, te pakten.
    Ndoshta keto ndodhin jo rralle me linjat e vogla, si psh ato me Tiranen
    Por mire eshte qe te kihet informacion per parregullsi fluturimi paraprakisht se moti parashikohet sidomos per kte lloj biznesi te fluturimeve. Por mendoj nuk e bejne se u dhimbset fitimi. Paguan kurrizi udhetarit shqiptar.

    Reply
  • Vl says:
    January 7, 2026 at 2:33 pm

    Nuk thon shyqyr qe u ul po bejn dhe protest.
    E cpopull kar.

    Reply
  • Ppsh says:
    January 7, 2026 at 3:27 pm

    Po cke o demo shumica e tyre po vjen pikerisht per gjendjen kritike ku kane shtepite e permbytura dhe familjaret ne ata shtepi
    Neser do vijne akoma me shume sepse skan gjetur bileta po per kete gjendje qe eshte krijuar
    Nuk eshte jeta vetem politike o derman
    Pushka top tu befte … por po nuk dite ku ta drejtosh topin vret veten dhe te tute

    Reply
  • Kasapi says:
    January 7, 2026 at 4:18 pm

    Ppsh po pse njeri me mend e di demon ti . Një plak matuf që di vetëm të shajë Ramën .

    Reply
  • demo says:
    January 7, 2026 at 4:28 pm

    C`kane qe verdallisen ne kete kohe kijameti PPsh?Nuk i mban shtepia?

    Reply
  • S.B says:
    January 7, 2026 at 5:58 pm

    Ka dhe nje konsullate Shteti Shqiptar ne Bari … po zakonisht Duhet per te fut ne pune dashnoret… shteti I marr peng nga Banda 35 vjet.

    Reply
  • Ppsh says:
    January 7, 2026 at 6:06 pm

    Atehere s’kupton zotri….
    Po vijne se kane shtepine dhe familjen nen uje
    Po nuk erdhen sot kur?
    Shum te tjere po presin per tu nisur per mungese biletash
    Si mendon zotrote kur te vijne familjaret e tu per varrim ai demo tjeter do thote ku shkojne?

    Reply
  • Remo says:
    January 7, 2026 at 6:49 pm

    @demo, ka shume te drejte. Ku shkojne, edhe po te jete se kane te aferm o shtepi qe u rrezikohen, prape ata me shume i komplikojne gjerat….pse nuk e dinin ata, nuk e kishin pare me pare(ne kohe te mire) sa anomali kishin linjat qe te sillnin ne Rinas? Nuk e dinin qe e ka marre lumi “Air Albanian” e te gjithe ate vend pa u filluar shirat? Nuk e kishin pare, meqe e kane zakon te rrine ne rrjetet sociale gjithe kohes, qe Psikopati qe na ka rene ne pjese, nuk numeronte me turistet sa hyne e sa dolen? Qe ka futur bishtin ne shale se e ka zene belaja me Belen e tij dhe te vetmin avion qe operon, ka ate per llogari te tij, ate qe i ka falur sulltani si shperblim per nenshtrimin?. Ka ikur nga vendi se ka samit, si arixhiu ne dite te ahengut, ka shkuar t’i jape leksione NATO-s si te mbrojne Ukrainen. Pika, po Ukraina, ne shi e bresher, me e pa arme, me fatkeqesi natyrore e njerezore, po mbron vendin e saj me dinjitet, po ahengxhiu, c’u duhet? More, po ka edhe te drejte Trump qe i quan aleance e degraduar, qe nuk e marrin me shkelma ahengxhiun dhe t’i thone; shko dhe dili zot vendit te pakten brenda tij, s’e ti kemi dhene fondet dhe i keni bere rrush e kumbulla me Krifshat tuaja, shkon vri veten. Po pse, me dele-dasher te OJF-se behet shteti? Me keta shkerdhata qe i kane kthyer zyrat e shtetit ne hareme si AKSHI? Me Pirron buze-qumeshtin qe e kerkon shteti grek se nuk ka krier sherbimin ushtarak, dhe po e kapen, do ta rrasin ne ndonje repart te haje groshe si Kapterr Ethemi?! Ki do na ruaje kufijte apo do organizoje ushtrine(Ush’krime) te mbroje atdheun o t’u pergjigjet fatkeqesive natyrore? Kulmi! Dhe turmat,
    ah turmat, e nxjerrin dufin e injorances ne nje shtet te huaj ku kane futur koken, turmat qe e bene turuli ate vend. O psiqike, kur shteti i origjines nuk i’u pret, as informon, as i plas trapi, e as do te dije, c’kusur ka shteti Italian, t’i bllokoni pisten e aeroportit si majmune? Ku t’u coje ai, t’u hedhi ne det mbi Adriatik kur s’ka ku te ule avionin? O turma, o turma qe 35 vjet ne Europe, nuk u bete njerez!
    @Kasapi, le t’i haje ujku gjithe delet ,o le te mbyten fare, c’i q…te’men, po aman, te shpetoje bariu(Rahmeti i Surrelit).. po mire o kasapo, po ku do t’a gjesh mishin? Do t’i presesh topet bariut, apo si?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?