Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indeksi i korrupsionit, vlerësimi nga Raporti i Transparency International për vitin 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Indeksi i korrupsionit, vlerësimi nga Raporti i Transparency International për vitin 2024
KronikeLajmi i fundit

Indeksi i korrupsionit, vlerësimi nga Raporti i Transparency International për vitin 2024

Published: February 11, 2025
Shpërndaje
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në luftën ndaj korrupsionit, përgjatë vitit 2024.

Në raportin e Transparency International për vitin që lamë pas, Shqipëria rezulton me një rritje prej 5 pikësh, krahasuar me 2023-shin. Në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ynë numëron 42 pikë në total, nga 100 që janë pikët maksimale.

Në raport, Transparency International vë theksin te aksionet e Prokurorisë së Posaçme në nivele të larta të politikës. “Prokuroria dhe gjykata e specializuar kundër korrupsionit kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, një proces që ka ndihmuar institucionet e drejtësisë të fitojnë besimin e qytetarëve”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Përmirësim në luftën ndaj korrupsionit ka shënuar edhe Kosova, vëren raporti i Transparency International për vitin 2024. Kosova është rritur me 3 pikë, duke u vlerësuar për 2024-ën me një total prej 44 pikësh, nga 41 që kishte vitin paraardhës.

Në nivel global, raporti i Transparency International vëren se korrupsioni mbetet i lartë, ku dy të tretat e vendeve janë me rezultate të dobëta.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit i Transparency International 2024 zbulon se ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin pengojnë masivisht mbrojtjen e klimës në shumë vende. “Në sfondin e ngrohjes globale rekord, erozionit të demokracisë dhe tërheqjes nga mbrojtja globale e klimës bota qëndron e vënë me shpinë pas muri. Duhet urgjentisht ta luftojmë korrupsionin në rrënjë, përpara se ai të shkatërrojë plotësisht masat e rëndësishme për mbrojtjen e klimës”, thotë studimi.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit mat perceptimin e korrupsionit të sektorit publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    February 11, 2025 at 10:03 pm

    Hajde se hyri Veliu ne burg dhe mblidhuni ti biem dajres.Jo.Rendesi ka qe drejtesia po vepron.Pandeshkueshmerise 34 vjecare i erdhi fundi.Kjo ka Rendesi.E pershendes prokurorin kurajoz Olsi Dado,.Vazhdo SPAK,kUSH E KA RADHEN?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?