Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të luftës në Ukrainë, ushqimet mbeten të shtrenjta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të luftës në Ukrainë, ushqimet mbeten të shtrenjta
AktualitetEkonomi

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të luftës në Ukrainë, ushqimet mbeten të shtrenjta

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një rënie tjetër gjatë muajit gusht.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit, që nga shkurti 2022, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi kaos në tregje dhe rriti çmimet e shumë produkteve. Në krahasim me tetorin 2022, kur u arrit niveli më I lartë që nga viti 1998, prej 8.3%, inflacioni është përgjysmuar.

- Publicitet -

Megjithatë, ushqimet, që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familjeje vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas INSTAT, ushqimet kanë ndikuar në më shumë se gjysmën e krijimit të inflacionit në gusht, duke u rritur me 7.8%, gjithsesi me ritme më të ngadalta se muajt e mëparshëm.

Më të shtrenjta janë dhe kafetë e restorantet me 5% më shumë, ndërsa ka vijuar ulja e karburanteve në raport me një vit më parë, megjithëse me bazë mujore ato po shtrenjtohen.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,78 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,66 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,8%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 10,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 9,1%, “fruta” me 7,7%, “peshk” me 5,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,5%, “bukë dhe drithëra” me 2,3%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2023, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,8%, pasuar nga çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Shëndeti”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1%./Monitor.al/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?