Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inskenim apo rrëmbim? Mesazhi i fundit me familjen i ish-nëndrejtorit të AKSHI: “Po më arrestojnë…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inskenim apo rrëmbim? Mesazhi i fundit me familjen i ish-nëndrejtorit të AKSHI: “Po më arrestojnë…”
Kronike

Inskenim apo rrëmbim? Mesazhi i fundit me familjen i ish-nëndrejtorit të AKSHI: “Po më arrestojnë…”

Published: August 20, 2025
Shpërndaje

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Sipas burimeve nga policia, kontaktet me të janë ndërprerë që nga mesdita e sotme, kur ai ka komunikuar për herë të fundit me familjen.

Në mesazhin e fundit, Shima u ka thënë të afërmve: “Po më arrestojnë”.

- Publicitet -

Pas kësaj, telefoni i tij rezulton i fikur dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur. Familjarët janë interesuar pranë autoriteteve, por kanë mësuar se ai nuk është ndaluar nga policia. Menjëherë pas kësaj, ata kanë bërë një denoncim në Komisariatin nr. 1 në Tiranë për zhdukjen e tij.

Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton dy pista kryesore: mundësinë e një rrëmbimi ose inskenimin e një zhdukjeje.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohet se ndodhej Shima.

Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të AKSHI-t deri në vitin 2024 dhe më herët është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me tenderat e zhvilluar nga kjo agjenci.

Kjo është një ngjarje alarmante që tejkalon konturet e një rasti të zakonshëm. Kur një ish-zyrtar i lartë i një institucioni strategjik qëndror si AKSHI – që administron sistemet digjitale të qeverisë – zhduket në rrethana misterioze dhe dërgon mesazhe alarmante si “po më arrestojnë”, shteti ka detyrimin jo vetëm të hetojë. Heshtja institucionale është po aq shqetësuese sa vetë rasti.

Në një vend normal, kjo do të ishte kryelajm i ditës, e ndoshta i javës. Jo thjesht për figurën në fjalë, por për atë që nënkupton: një zyrtar që mund të ketë njohuri të thella mbi të dhëna, tendera, siguri informatike, papritur zhduket, dhe asnjë institucion nuk jep sqarim.

Rastet e zhdukjes së zyrtarëve ose personave që kanë pasur lidhje me informacion të ndjeshëm nuk janë të panjohura. Kujtojmë rastin e Xhemail Mustafës në Kosovë apo më herët rastin e Remzi Hoxhës në Shqipëri – të dy të zhdukur në rrethana të dyshimta, të lidhura me pushtetin e kohës.

Në një kohë kur drejtësia e re pretendon të ketë hyrë në fazën e “peshqve të mëdhenj”, zhdukja e një dëshmitari potencial ose individi me njohuri mbi sistemin mund të prodhojë më shumë frikë se besim.

A është Shima viktimë e një presioni politik, i një procesi të korruptuar, apo një akt i inskenuar? Çdo pistë është e vlefshme, por asnjë nuk duhet lënë pa hetuar.

Ky nuk është më vetëm një rast personal, por një çështje e besimit publik ndaj shtetit. Dhe ky besim matet jo vetëm me veprime, por edhe me qartësi dhe transparencë.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    August 20, 2025 at 9:09 pm

    Kamt e lehta,faqja e bardhe,,qe mos psosh si Alqi Bllako.

    Reply
  • Tori says:
    August 20, 2025 at 11:45 pm

    Ka ik burri botes,,,

    Reply
  • Tao Tao says:
    August 21, 2025 at 1:09 am

    Ishalla nuk e kane zhdukur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?