Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inskenoi vdekjen e tij, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg për Davide Pecorelli-t
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inskenoi vdekjen e tij, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg për Davide Pecorelli-t
AktualitetKronike

Inskenoi vdekjen e tij, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg për Davide Pecorelli-t

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Pukës ka kërkuar 8 vite burg për Davide Pecorellin, italianin i cili në janar të vitit 2021 inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri. Kjo kërkesë e autoriteteve shqiptare për të ka marrë vëmendjen e mediave italiane të cilat e konsiderojnë të ashpër kërkesën për sipërmarrësin, pavarësisht se ky i fundit kishte zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Ai akuzohet për mashtrim, dhunim të varreve, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shkatërrim prone me zjarr dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Siç shkruan ‘Il Messaggero’, Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Perugia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 maj në Gjykatën e Apelit.

Mediat shkruajnë se ka pasur disa shtyrje në gjykim pasi avokati shqiptar i Pecorelli-t ka komunikuar në Itali mbi mundësinë e një pranimi fajësie çka do i shmangte burgun sipërmarrësit. Megjithatë këto orë janë orë ankthi dhe shqetësimi për të ardhmen e Pecorelli-t. Në fund të muajit, pritet që të mbahet seanca ku do të thotë fjalën e saj mbrojtja e italianit. Sipas mediave nuk përjashtohet mundësia që avokati i tij të mbështet nga një jurist italian i konsullatës në Shqipëri.

- Publicitet -

Siç shkruan “Il Mesaggero”, historia e Pecorelli-t është tragjikomike. Ai u vu në pranga në vitin 2022 pasi kishte simuluar vdekjen e tij. Kur u mor në pyetje tha se gjithçka kishte nisur si pasojë e problemeve me paratë.

“Kisha dy kompani, një parukeri dhe një qendër bukurie. Punëtorët dhe furnizuesit nisën të më ndiqnin pasi nuk mund t’i paguaja më. Biznesi im “Parukeri Milano”, ku shisja edhe shampo, balsame, xhel, apo llak flokësh falimentoi si pasojë e Covid-19”, tha ai.

E këtu, gjithnjë sipas dëshmisë së Pecorelli-t, zgjidhjen mendoi ta gjente në Shqipëri ku mund të vinte pasurinë e tij.

“Kisha dëgjuar se mund të bësh para atje. E futa veten në biznesin e heqjes së qimeve me lazer, por nuk ia vlente. U futa në depresion, isha i dëshpëruar, shtova 20 kilogramë. Mendoja edhe si t’i merrja jetën vetes”, u shpreh ai.

Deri këtu çdo gjë duke reale, por më vonë fillon edhe merr forma surrealizmi.

“Takova një prift që më sugjeroi një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje mjerimi, pretendimi për të vdekur në një aksident rrugor. Mora me qira një Skoda Fabia. Më 6 Janar 2021 e lamë me benzinë dhe i vumë flakën në Shkodër. Për ta bërë aksidentin të dukej i vërtetë hodha orën, celularin dhe disa kocka që m’i kishte sjellë prifti”, tregoi Pecorelli.

Më pas ai shkoi në Medjugorje, në një komunitet të vogël.

“Kryetari i komunitetit më ofroi një punë të vogël, domethënë të gjurmoja një thesar monedhash në Itali. Ai më tregoi disa harta për tre sëndukë dhe më tha që mund t’i ndanim për gjysmë, rreth gjysmë toni monedha”, rrëfeu Pecorelli.

Por gjatë kontrolleve, ai u ndalua në bordin e një gomoneje jo shumë larg ishullit të Montecristo-s. Siç pranon dhe vetë, atë moment kishte me vete lopatë, çanta dhe një kazmë. Aty nuk e mbajti më të vërtetën.

“Unë jam Davide Pecorelli, nuk kam vdekur siç mendojnë të gjithë”, tha ai.

Për këtë arsye, përfshirë edhe një dokument të rremë që e ka treguar në një hotel, ai u dënua me 1 vit burg e cila u konvertua në 12 muaj punë në komunitet nga një gjykatë në Itali.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?