Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Punonjësit prodhuan më shumë, por u paguan më pak, ndërsa bizneset arritën fitime rekord
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Punonjësit prodhuan më shumë, por u paguan më pak, ndërsa bizneset arritën fitime rekord
EkonomiLajmi i fundit

INSTAT: Punonjësit prodhuan më shumë, por u paguan më pak, ndërsa bizneset arritën fitime rekord

Published: February 26, 2024
Shpërndaje

Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret nga një i punësuar (shifra e afarizmit për të punësuar), shënoi rritje të ndjeshme gjatë vitit 2022 sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, të cilat burojnë nga të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara së fundmi.

Shitjet neto për të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.13 milionë lekë nga 5.11 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 20%. INSTAT referoi se, ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave, në krahasim me prodhuesit e shërbimeve.

Në vitin 2022, shitjet e bizneseve u ndihmuan nga rritja e çmimeve, teksa shpenzimet për paga ndaj punonjësve u rritën me ritme më të ulëta. Sipas INSTAT, rritja reale e pagave (e indeksuar për inflacionin), ne 2022 ishte vetëm 1.5%.

- Publicitet -

Të dhëna më të detajuara tregojnë se në nga 12 qarqe të vendit, në 9 prej tyre pagat janë rritur më pak se inflacioni, duke ndikuar që paga reale në pjesën dërmuese të vendit ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2021.

Bizneset arritën fitime rekord

Në vitin 2022, inflacioni mesatar arriti në 6.7%, si rrjedhojë e ndërprerjeve në zinxhirin e prodhimit që shkaktoi pandemia dhe më pas efektet e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në çmimet e mallrave.

Teksa rritja e kostove të biznesit u transferua te konsumatori final, sipërmarrjet kanë rezultuar me fitime rekord. Të dhënat e tjera nga Ministria e Financave bënë të ditur se të ardhurat nga tatim fitimi arritën rekordin prej 47.7 miliardë lekë, duke u rritur me 34% me bazë vjetore.

Edhe renditja e përvitshme e kompanive me fitime më të mëdha, që publikohet nga Monitor tregoi për rritje të ndjeshme të fitimeve.

Tendenca ndryshoi në 2023

Por në vitin 2023, të dhënat tregojnë për një frenim të produktivitetit të punës, për shkak se pagat si në sektorin privat dhe në atë publik panë një rritje të shpejtë. Sidomos në sektorin privat rritja e pagave u nxit nga emigracioni, i cili shkaktoi mungesë të fuqisë punëtore, duke detyruar bizneset të sakrifikonin fitimet.

Rritja e pagës mesatare në sektorin privat vazhdoi të qëndrojë në vlera dyshifrore edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023. Ajo shënoi nivelin 14.5%, nga 15.0% në tremujorin e mëparshëm.

Në terma realë, rritja e pagës në sektorin privat qëndron në nivelin 10.4%, në të njëjtën vlerë sikurse edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Kjo rriti kostot e punës për njësi me 9.9% gjatë tremujorin e tretë të vitit 2023, në përshpejtim kundrejt normës 7.1% të regjistruar një tremujor më parë. Ecuria ka pakësuar produktivitetin i punës analizoi Banka e Shqipërisë ditët e fundit.

Luhatjet e produktivitetit

Përgjatë dekadës së fundit produktiviteti i punës pati luhatje dhe shpesh pësoi ulje edhe pse ekonomia ishte në rritje. Aksionet për formalizimin e ekonomisë rriten numrin e të punësuarve të ligjshëm, të cilët edhe pse në rritje nuk kishin se si të ndikonin në prodhim.

Në Shqipëri punësimi u rrit më shumë se rritja ekonomike, për pasojë të punësuarit ndanë më pak fitime nga puna.

Zhvillimet demografike, me plakjen e popullsisë dhe reduktimin e forcës së punës po ushtrojnë presion mbi modelin ekonomik të Shqipërisë.

Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare financiare bëjnë thirrje se Shqipëria duhet të rrisë aftësitë mësimore për të orientuar ekonominë drejtë inovacionit dhe sektorëve me produktiv.

Analizat e institucioneve të specializuara si FMN dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e pagave pa rritur produktivitetin në ekonomik kthehet në rrezik, duke ndikuar në rritjen e çmimeve dhe jo të mirëqenies.

Praktikat e vendeve të tjera kanë treguar se produktiviteti i punës rritet duke orientuar ekonominë në teknologji, inovacion dhe në prodhime e shërbime që kanë vlerë të lartë në treg. Por për të arritur këtë stad vendit i duhet një forcë pune e mirarsimuar dhe me aftësi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Patriot says:
    February 26, 2024 at 2:17 pm

    Pra pronaret kane rriture fitimet ne kurrize te puntore ndersa qeveria premton ndihme financiare per pronaret e fasonerise. Se si qellone qe ne shqiperi qeverite rradhiten gjithmone ne krahe te hajdutit. Me sa duket hajduti ja di mire hallin hajdutit sepse ne funde te dites bashkepunojne. Edhe tek shendetesia ku korrupsioni dhe ryshveti eshte nder me te lartat ne rrajone, Duane te ndihmojne mjekun me xhepin e indivitit. Sepse ne kete teori populli paguan 3 here.
    1 mjeku perdore mbas orarit te punes mjetet e shtetit, qe jane blere nga taksat tona.
    2 populli paguan per mjeksine nga taksa shendetesiseqe I mbahet nga rroga me detyrim dhe nuk gjene sherbime, sepse mjeku mendone per mbas orarit.
    3 direkt nga xhepi mbasdite.
    Rrofte shendetesis me Beqjen dhe Ramen si ish basketbolliste.

    Reply
  • Pronari i madh says:
    February 28, 2024 at 9:58 am

    Leku fuqizohet,Pra me me Pak Leke,blen me shume Euro.Me euro importohet me shume lende e pare.Pra prodhohet Mall me shume,qe siguron nje rritje te fitimit.Por cmimet ne tregun e shumices dhe pakices Jane rritur me pretekstin e renies se vleres se euros.Pra fitimi eshte i dyfishte,nga dy burime,vec blerjes se euros se cvleftesuar.Dhe bosset dalin “me humbje”.Duan Edhe nje burim tjeter fitimi- uljen e taksave dhe detyrimeve,qylin nga shteti.
    Kjo eshte legjitime ne kete sistema,sistemi i shtypjes dhe shfrytezumin.”Sistemi komuniste e shkaterroi Shqiperine”.Ndaj te therrasim me entuziazem” Rrofte sistemi i prones private mbi mjetet e prodhimit”.Ajo do na shumoje,do na forcoje,do na beje te pasur dhe me dinjitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?