Kreu i SPAK, Altin Dumani hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike.
“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë.” Theksoi Dumani tani në një intervistë për RTSh për gazetarin Alban Dudushi.
Ai thekson se prokurorët flasin me punë, jo me fjalë.Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurit. Puna jonë flet vetë.”
Sulmet e Berishës?
Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë. Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën. Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.
“Krimi i organizuar shqiptar tepër i rrezikshëm’
Dumani tha se prokurorët e SPAK janë indiferent ndaj retorikës politike por shprehu shqetësimin për kërcënimet nga krimi i organizuar.
Dumani: “Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar.”
“Kur shkoj nga shtëpia për në punë, nga dritarja e automjetit shikoj njerëzit që lëvizin lirshëm. Dikush vrapon për të shkuar në punë, dikush për të çuar fëmijën në shkollë… Dhe më vjen pyetja: A do vijë ajo kohë kur unë, familja ime, kolegët e mi, të lëvizim pikërisht me këtë liri?
Kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se kishte.Gjatë një interviste në RTSH, Dumani tha se kjo është diçka që e mundon, por pavarësisht vështirësive, ai e konsideron këtë si një punë që ka zgjedhur ta bëjë dhe do ta vazhdojë me përkushtim deri ditën e fundit që do të jetë në krye të institucionit që drejton.”Ky version ruan thelbin e mesazhit, duke rregulluar disa gabime gramatikore dhe përmirësuar rrjedhën e fjalive.
Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY EÇ u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare.
“Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre.Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani për emisionin “3D”.
Dumani: Grupet kriminale shqiptare prezente në shumë shtete të Amerikës Latine! Janë dorë e parë për blerjen e kokainës e tranportin drejt Europës
Vizita e Brazilit?
Altin Dumani: “Patëm një vizitë të suksesshme. Këtu është ndihma e SHBA-së. Ishte departamenti i drejtësisë që financoi dhe përfaqësues të DEA-s siguruan kontaktet tona me personat kompetentë. U suprizova nga gadishmëria e tyre.Grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine. Për të qenë dorë e parë për blerjen e kokainës për t‘u kujdesur për rrugën e transportit të kokainës në Europë. Strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë të mbyllura.Janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti.”….Grupet e krimit shqiptar preferojnë portet europiane.