Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
AnalizaInvestigimLajmi i fundit

INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Published: June 29, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85?

Nga Dorin Xhima – DITA

Investigimi zbulon një skemë quid pro quo ku kompania e ndërtimit “4 A-M” ka shërbyer si financuese e heshtur e projektit të motrës së Maksim Et’hemajt. Për tre vite, “4 A-M” mbajti “të gjalla” llogaritë e “Green Plus Energy” me 340,000 euro hua pa interes. Në të njëjtën periudhë, kjo kompani ndërtimi u shpërblye me tendera në vlerën e 500,000 eurove nga ANTA (Albcontrol), institucioni ku Et’hemaj mbante postin e lartë të Drejtorit Teknik. Kontratat, të dhëna pa garë dhe me “flamur të kuq”, ngrenë dyshime të forta për një shkëmbim favori në kurriz të taksave të qytetarëve

Një kallëzim i ri i depozituar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka vënë në lëvizje hetuesit për një tjetër aferë të dyshuar korrupsioni madhor, që ndërthur investimet në energjinë e rinovueshme, paratë publike të aviacionit civil dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në Jug të vendit.

- Publicitet -

​Në qendër të këtij skandali të ri ndodhen zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, dhe një nga njerëzit më të besuar të sekretariatit teknik të aviacionit, Maksim Et’hemaj, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Dyshimet e ngritura në padi flasin për një skemë klasike të përdorimit të kompanive fiktive (përfaqësuar nga familjarë në emigracion) për të përfituar leje për parqe fotovoltaike, të financuara në hije nga kompani që njëkohësisht merrnin tenderat e aviacionit.

Kuzhinierja që “ndriçoi” Topojën: Profil i një kompanie fantazmë

Në tetor të vitit 2020, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) regjistrohet kompania “GREEN PLUS ENERGY”. Si aksionere e vetme figuron shtetasja Eva Kjaer, ndërsa administrator emërohet Gjergj Pano. Objektivi i kompanisë ishte tejet ambicioz: implementimi dhe menaxhimi i projekteve fotovoltaike në të gjithë Shqipërinë.

Nga verifikimet e të dhënave, zbardhet profili i vërtetë i “investitorëve”:

​Eva Kjaer (ortakja): Jeton jashtë Shqipërisë, ka dekada në emigracion dhe ushtron profesionin e shefes së kuzhinës. Ajo është motra e Drejtorit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj.

​Gjergj Pano (administratori): Rezulton të jetë vëllai i gruas së Maksim Et’hemajt.
​Pa asnjë eksperiencë në fushën e energjetikës, pa asnjë metër katror tokë në pronësi dhe me kapital fillestar minimal, kjo kompani arriti të futej në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku.

Koha rekord dhe “Bamirësia” e Bashkisë Fier: 120 euro në muaj për 30 mijë m2

Më 28 prill 2023, Ministria e Infrastrukturës i jep kompanisë “Green Plus Energy” kontratën për ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 2 MW në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, një zonë ku Balluku mban edhe postin e drejtueses politike për Partinë Socialiste.

Ajo që pason është një “cunam” burokratik i favorshëm:

– Prill 2023: Ministria jep kontratën e centralit 2 MW
▼ (Vetëm 1 muaj më pas)
[Maj 2023] KKT (e firmosur nga Balluku) miraton Lejen Zhvillimore
▼ (2 muaj më pas)
[Korrik 2023] Eva Kjaer shet 40% të aksioneve për vetëm 40.000 lekë

Marrëveshja fsheh detaje mbresëlënëse në bilancet financiare. Që në vitin 2020, kompania kishte në llogari 34,500,000 lekë (afro 340,000 euro) si “garanci paraprake”, por që nuk deklarohej se nga vinin, pasi nuk ishin kontribut i kuzhiniereve në emigracion.

Për më tepër, Bashkia e Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi, i vjen në ndihmë projektit duke i dhënë me qira 30,000 m2 tokë shtetërore për një vlerë qesharake: vetëm 121,000 deri në 221,000 lekë në vit (rreth 120 euro në muaj).

Si kirurgji e fundit mbi këtë pronë, toka e shënuar në projekt si “ranishte” u kalua pa specifikuar saktë kategorinë, duke anashkaluar ndalimet ligjore për ndërtimet mbi sipërfaqe të tilla.

Rrethi i mbyllur: Paratë e tenderave të Albcontrol financojnë parkun e motrës

Në bilancin e vitit 2023 del në dritë emri i “bamirësit” që kishte mbajtur bllokuar mbi 340 mijë euro pa interes për tre vite rresht në llogaritë e kompanisë “Green Plus Energy”. Ajo ishte kompania e njohur e ndërtimit “4 A-M” shpk.

Në korrik të vitit 2023, sapo leja e KKT-së u zbardh, kompania “4 A-M” blen zyrtarisht 40% të aksioneve për vlerën simbolike 40,000 lekë, duke zyrtarizuar huanë e dhënë më parë.

Por pse një kompani e madhe ndërtimi do t’i jepte 340 mijë euro pa interes një kuzhiniereje në emigracion? Investigimi zbulon një skemë të dyshuar quid pro quo (shkëmbim favori) me paratë e aviacionit civil:

Gjatë periudhës që “4 A-M” mbante me para kompaninë e motrës së zyrtarit, e njëjta kompani merrte tendera të majmë nga ANTA (Albcontrol), pikërisht në kohën kur Maksim Et’hemaj mbante postin kyç të Drejtorit të Drejtorisë Teknike të Trafikut Ajror.

– Viti 2018: Tenderi në ANTA / Albcontrol

Vlera (Lekë) 2.5 Milionë

Blerje AC specifik sipas nevojave të Teknikës. Statusi i Garës: E kontraktuar

– Viti 2019: Shpenzime mirëmbajtje dhe pjesë ndërrimi të sistemeve në Administratë

Vlera (Lekë) 29.3 Milionë. Pa garë – Flamur i Kuq

– Viti 2021 Mirëmbajtje e sistemeve të instaluara 

20.5 Milionë Pa garë / Flamur i Kuq

Blloku total: Afro 500,000 euro kontrata publike të dhëna nga institucioni ku Et’hemaj menaxhonte teknikën, për kompaninë që në hije financonte biznesin energjetik të motrës së tij.

​Dosja “White Rocks”: Grupi i WhatsApp-it “Dhërmi” zbardh vilat e luksit

​Lidhja e ngushtë dhe e dyshimtë mes ministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj Maksim Et’hemaj nuk është thjesht administrative. Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zbardhjet e fundit teknologjike të SPAK-ut.

Nga sekuestrimi i celularit të shtetases Viola Haxhiademi (dosja nën hetim e zyrtarëve të Infrastrukturës), ka rezultuar se më 21 qershor 2019, Belinda Balluku ka krijuar një grup në aplikacionin WhatsApp të titulluar thjesht “Dhërmi”.

Anëtarët e grupit:

Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Et’hemaj dhe Alketa Pano.

Sipas akt-ekspertimit të SPAK të datës 8 Tetor 2024, ky grup nuk ishte për punë rruge apo aviacioni. Të gjithë personat e futur në këtë grup nga Balluku kanë rezultuar se kanë marrë në dorëzim njësi banimi (vila) në kompleksin luksoz “White Rocks” në Dhërmi, në të njëjtën periudhë (qershor 2019).

​Hetuesit dyshojnë se grupi shërbente për koordinimin e zyrtarëve gjatë kohës që qëndronin në vilat e tyre në Jug, prona të cilat dyshohet se janë përfituar si produkte të skemave të korrupsionit dhe ryshfeteve nga tenderat milionerë të Ministrisë së Infrastrukturës.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Dajti says:
    June 29, 2026 at 7:06 pm

    Dhe Edi Rama qesharaku i ben biografine nje protestuesi. Nuk ka paguar energjine, eshte zene me komshiun, ka bere sherr me kusheririn dhe budalleqe te tjera qe vetem nje idiot noterik mund ti nxjerre ne TV.
    Nje gje eshte e sigurte: protestuesi me me “cene” eshte yll ne krahasim me kete monster, hajdute, fundrrine morale qe ky gangster e mban ne krah!

    Reply
  • Phoenix says:
    June 29, 2026 at 7:14 pm

    Sa zoraxhinje jane bere milionere ne Albania, duhet patjeter qe te publikohet ne arkiven Guiness. Jo se ka ndonje xhelozi ketu, por thjesht tregon nivelin materialist te zoraxhinjeve ( qe jane shumica ) qe nuk e kane fare idene si funksinon ky realitet. Pa mburrje ketu se dhe ne qe japim mendje, kemi zbritur ne kete dimension te mesojme, por dhe te transmetojme ato qe kuptojne me aq sa kuptojme ne kete loje te madhe e shume te cuditshme pertej perceptimit normal njerezor.

    Reply
    • X says:
      June 30, 2026 at 12:36 am

      Hajdut me cizme qe nuk do kuptojn kurre as do mesojn kurre me protesta paqesore

      Reply
      • Vrima ujit says:
        June 30, 2026 at 10:48 am

        O Zot ç’janë këta kanibal super të uritur,pu,pu,pu

        Reply
    • Shaboni says:
      July 1, 2026 at 5:40 am

      Pse nuk ka shkrim nga zoti Karifa? Apo janë ujrat e paqarta dhe nuk shef ndonjë fitim. Nuk lexohet Dita pa shkrimet e zotit Karkarifa !

      Reply
  • Zdromsi says:
    June 29, 2026 at 7:47 pm

    Si tha “Shitësi i Fiqve”:
    “Bëj çfarë të dua me pronat e bashkisë”.
    E tha pa iu dridhur qerpik dhe s’i bëri pershtypje njeriu se kete mendje kane te gjithe.
    Kjo eshte filozofia. Merr postin dhe ben c’te duash.
    Vazhdoni inventarin.

    Reply
  • Po says:
    June 29, 2026 at 9:40 pm

    Ne shqiperi duhen futur ne burg kush ka punuar ne shtet nga pastrusja deri te presidenti pik.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 30, 2026 at 4:37 am

    problemi eshte qe ai po vazhdon shkaterrimin dhe betonizimin e tere parqeve, kanioneve, ujerave termale dhe ne merremi ende me historikun e kermave.
    Eshte bere kular..

    Reply
  • Greta says:
    June 30, 2026 at 5:27 am

    Gjarpërit, i duhet prerë koka…. Dhe koka është Rama…..

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 30, 2026 at 5:47 am

    Motra kuzhinieri
    Ç’u bë milionere
    T’u bëftë mamaja
    O moj Minevere.

    Të shtunën në punë
    Të dielën u martove
    Të hënën mëngjes
    Prap në punë shkove.

    Reply
  • Kumandar Shurreli says:
    June 30, 2026 at 6:20 am

    Ore po xha Temja si analist progresist c mendim ka per kete vjedhje sa një pick e vockël?
    Apo po pret direktivat e kumandarit?
    🙂 🙂

    Reply
    • Anonymous says:
      June 30, 2026 at 9:39 am

      Kapterri nuk merret me vogelsira te tilla, po me politike te madhe si lideri i tij suprem.

      Reply
  • Toni says:
    June 30, 2026 at 9:16 am

    Ja pse nuk behet dot Shqiperia! Sepse Subashet qe japin 30000 m² toke shteterore me qera per 120 Euro ne muaj, nderkohe qe ne Fier bulevardi dikur aq i bukur i gjere dhe plot me peme, u betonizua dhe tashme eshte bere sikur i ka rene bomba, i ke kudo. Dhe keta zgjidhen dhe rizgjidhen…

    Reply
  • Oborrtari i Mbretit says:
    June 30, 2026 at 11:56 am

    Ka mundesi qe ndonje iranian, grek, serb apo Albin Kurti e ka shtyre Belinden te beje nje korrupsion te tille madhor, se Rama nuk di gje, pasi ai merret me gjera te medhaja, futjen e Shqiperise ne BE, brenda vitit 2030. Ama vetem me Edin arrihet kjo! Vetem me Edin perpara per vjedhje te reja!!!

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 30, 2026 at 12:24 pm

    U prehshin në paqe!
    Ngushëllime familjeve të tyre!

    P.s. O Demo, hëngra ca cirona prespe të skuqura para nja 2 orësh, e sikur ndjej ca dhimbje barku. Di gjë; dridhet këmba e djathtë apo e majtë, apo të dyja bashkë kur afrohet “exheli” ?

    Reply
  • Bureto says:
    June 30, 2026 at 12:39 pm

    @Zdroms! Kur dhe ku e ka thënë “shitësi i fiqve” atë që ‘me pronat e bashkisë bëj ç’të dua!”. Apo ç’i bën tëmën se ti s’je si Shvejku i famshëm që thoshte: “Ç’më duhet mua se ç’them unë!”. Gjithsesi, ndjesë Shvejkut se ai ishte personazh ishte shumë simpatik dhe kurrësesi zdroms.

    Reply
    • Zdromsi says:
      July 2, 2026 at 5:10 am

      Ta sqarojne gazetaret e Dita-s.
      Ose mos perto te kerkosh neper internet.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?