Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-këshilltari i NATO-s në Hagë: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ish-këshilltari i NATO-s në Hagë: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK
KosovëLajmi i fundit

Ish-këshilltari i NATO-s në Hagë: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke dëshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Në fund të viteve ’90, Duncan ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, më 1999.

Në fillim të dëshmisë, mbrojtja e pyeti nëse ka mbuluar edhe punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë veprimtarisë së tij – në çka ai u përgjigj me ‘po’.

- Publicitet -

Ai tha se UÇK-ja – udhëheqës politik i së cilës ishte Thaçi – kishte përbërje heterogjene, “me njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme”.

“Ne e quanim atë ‘ushtria e atyre që nuk kishin asgjë’. Aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta. Motivi i tyre nuk ishte i njëjtë”.

“Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja që morën armët, ndryshonte nga personi në person“, rrëfeu Duncan.

Ai nënvizoi se UÇK-ja nuk kishte hierarki dhe se fuqinë reale të saj e kishin komandantët e zonave.

“Kjo ishte vështirësia me të cilën përballeshim atje”, tha Duncan, sepse sipas tij “nuk kishin strukturë hierarkike – ishin të organizuar ndryshe”.

Sipas tij, udhëheqja politike e UÇK-s, përfshirë edhe Thaçin, shpesh nuk ishte në gjendje t’i bindte ushtarët për vendime të rëndësishme, siç ishte çarmatosja.

Ai tha se roli i Thaçit nuk pasqyronte realitetin politik dhe se nuk kishte legjitimitet të plotë në shoqëri.

“Atje kishte disa forca politike si LDK-ja, zoti Rugova e të tjerë”, tha Duncan.

I pyetur nga mbrojtja nëse mendon se Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së, ose kryekomandant, ai tha ‘jo’.

“…sepse mënyra se si silleshin [komandantët] me të gjatë negociatave, ishte e tillë që ata e trajtonin si krah politik, që kishte një lloj ndikimi, por jo si dikush që kishte kompetenca ushtarake”.

“Asnjëherë nuk e kam parë [Thaçin] që të jepte direktiva apo urdhra”, tha Duncan.

“Ai nuk ishte shumë i angazhuar, siç pres unë të jetë një politikan profesionist”, shtoi ai.

Informacionet për Kosovën, Duncan tha se i merrte nga burime të ndryshme.

“Së pari, lexoja të gjitha informacionet në internet për 24 orët e fundit lidhur me Kosovën. Më pas dëgjoja lajmet e fundit, BBC-në… shqyrtoja të gjitha kabllogramet diplomatike, shërbimet e monitorimit dhe më pas hyja në takime dhe informoja gjeneralin Clark. Po ashtu, bisedoja edhe me gazetarë dhe organizata joqeveritare për të marrë sa më shumë informacion”, tha Duncan, teksa përshkroi, siç u shpreh ai, një ditë të zakonshme pune të asaj kohe.

“Detyrat e mia kryesore ishin t’u jepja këshilla komandantëve ushtarakë lidhur me aspektet politike dhe diplomatike, por edhe t’i udhëzoja për mënyrën e reagimit dhe ndikimin e tyre në operacionet përkatëse”, shtoi Duncan.

Ai kishte shërbyer edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vjet, dhe unë isha vërtet i interesuar të kuptoja se si funksiononte shoqëria, sepse kjo ishte baza e detyrës sonë si diplomatë. Ne duhej t’u shpjegonim eprorëve tanë si funksionon shoqëria, çfarë ndodh brenda saj, si veprojnë pushtetet, çfarë mund të ndikosh tek ata dhe pse ndonjëherë mund të jenë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati – t’ua shpjegojë të gjitha aspektet e një shoqërie eprorëve përkatës“, tha Duncan.

Sipas kryesuesit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë dy ose tri ditë.

Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vazhdim.

Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë.

 REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • chp says:
    September 22, 2025 at 2:16 pm

    Deri tani nje tabllo reale per UCK nga nje dipllomat i ish miqve anglo-amerikane.
    Eshte normale qe nje student 25 vjecar te kishte boshlleqe ne komandimin e tij por ajo qe nuk i falet euro-amerikaneve eshte fakti qe nese akuzohet UCK per krime lufte kjo automatisht bie dhe te euroatllantiket qe duket se jane bere pishman se fituan Kosoven por humben Serbine ish aleaten e saj me te dashur ne Europe.Duket se presioni i Putinit i ka pjerdhur sh miqte tane
    Nese akuzohet UCK per keto farsa atehere dhe Amerika me Angline duhet te akuzoheshin ne Nuremberg per krimet e bombardimit te Dresdenit…Neveri per keto ish aleate…

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    September 22, 2025 at 2:36 pm

    Thaçi ishte i mandatuari i UÇK-së ne grupin negociator në Rambouillet dhe s’ishte ne rolin e nje drejtuesi ushtarak.
    Madje edhe firmën e vonoi pasi kërkoi kohë të shkonte në Kosovë të fliste me drejtuesit e UÇK-së.

    Reply
  • Boomerang says:
    September 22, 2025 at 3:09 pm

    Ky ish-Keshilltari i NATO duke dasht me mbrojt Thacin, paska zbulu budallallekun e vet. Thaci ato pranga ne duar atje ne Hage nuk i ka si kryekomandant i UCK, por si udheheqes politik i saj.

    Reply
  • demo says:
    September 22, 2025 at 3:16 pm

    Gyqi kunder udheheqjes se UCK eshte nje farse e ndyre per te vene ne nje thes agresorin me viktimat.Per te vrare shpirtin e krenarise se Ligjshme te clirimtareve te Atdheut.
    Arrestoni dhe dergoni ne gjyq kriminelet serbe!
    Arrestoni dhe dergoni ne gjyq KFORin Francez qe bllokoi Uren e Mitrovices dhe lejoi Spastrimin ethnik te Mitrovices.
    Arrestoni dhe dergoni ne gjyq kaskat blu Hollandeze te OKB qe lejuan ushtrine serbe te Mlladicit te hyje ne Srebrenice dhe te kryeje masakren me te pergjakshme te Evropes se pasluftes.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 22, 2025 at 3:18 pm

    Uçk-ja, thonin keta te ish Drejtorise Politike te UCK-së, ishte guerilja me e suksesshme pas LDB. Tani, sic po shifet nga deshmitaret e Hages ajo ishte nje ushtri e paorganizuar, pa komanë ku ligjin e benin disa “komandantë” zonash te cilet fare nuk pyetnin as per Thacin, as per Demacin, as per Halitin, as per Sylen…

    Reply
  • Ligjerisht says:
    September 22, 2025 at 3:35 pm

    Taktika mbrojtese per Thacin se “ate nuk e kane pyetur komandantet e UCK” eshte varianti me i keq i mundeshem per ta shfajesuar e mbrojtur ate. Se nuk mund ti provojne pafajesi duke e paraqitur si leshko qe nuk e pirdhte askush.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 22, 2025 at 5:34 pm

    IMAZHI SI “FYHRER” LEGJENDAR I HASHIM THACIT PO SHKËRMOQET ME SHPEJTËSI

    Deshmitari i mire-paguar, John Stewart Duncan me te verte ka qene keshilltar i NATOS qe ate kohe punonte ne zyren e tij ne Bruksel, ne seline e SACEUR – The Supreme Allied Commander Europe (SACEUR) is the commander of the North Atlantic Treaty Organization’s (NATO). Stewart Duncan eshte nje dipllomat karriere qe u bashkua me Ministrinë e Jashtme dhe të Komonuelthit në vitin 1980 dhe shërbeu në Paris dhe Khartum dhe në pozicione të ndryshme përpara se të dërgohej në Tiranë ku ishte i ngarkuar me punë 1992–1993. Më pas Duncan ka qenë anëtar i delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në NATO 1993–96, Këshilltar Politik i Mbretërisë së Bashkuar në SACEUR dhe zëvendës i SACEUR 1998–2001, drejtor i zyrës së Parisit të Tregtisë dhe Investimeve të Mbretërisë së Bashkuar 2002–06, dhe Ambasador për Kontrollin Shumëpalësh të Armëve dhe Çarmatimin dhe Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë 2006–11, por ky deshmitar i Hashimit ne Hage nuk u jep pergjigje pyetjeve te shumta:

    KUSH I VRAU DHE I MASAKROI VIKTIMAT E SHUMTA NE KOSOVE? KUSH EKZEKUTOI DESHMITARET E KRIMEVE NE PYLLIN E LLAPUSHNIKUT DHE GJETKE KUDO NE BOTE? KUSH E GRABITI VRAU ME PABESI ENVERISTE ANTISHQYPTARE KOLPONELIN E LDK NE TIRANE, AHMET KRASNIQI? SI I PAGUAN HASHIM THACI AVOKATET E TIJ TE SHTRENJTE QE KANE QENE EDHE AVOKATET E MILLOSHEVIQIT DHE ARKANIT? KUSH I PAGUAN KETA BEDELE DESHMITARE TE HASHIM THACIT PER TE TREGUAR “PERRALLA ME MBRET” DUKE U JUSTIFIKUAR SI ADOLF EICHMANNI NE IZRAEL, APO SI ENVERI SE “TE GJITHA TE LIGAT I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET”?

    Pasi Haga arrestoi vellezerit Balla qe ishin sipas Hages xhelatet e Fatmir Limajt lidhur me ekzekutimet makaber ne pyllin e Llapushnikut ne Kosove vrasje horror kryesisht te simpatizanteve te LDK dhe Haga i akuzoi per krime kunder njerezimit, ata ja hodhen fajin ne fillim Ramush Haradinajt si urdherues direkt, por shpejt doli se Ramushi nuk kishte leshuar asnje urdher me shkrim per vrasje dhe asgje nuk e implikonte me kete masaker antishqyptare te papare qe nga koha e Tivarit kur Enver Hoxha me Aleksander Rankoviqin vrane me pabesi mbi 4000 djem kosovare me argumentin qe kishin bashkepunuar me gjermanet pa asnje gjyq dhe pa treguar asnje argument. Fatmir Limaj si kryetari i grupit te ndeshkimit “Balla” po keshtu i shpetoi Drtejtesise ne Hage me finte si keto qe po perdor Hashim Thaci tani, sepse prokuroret nuk arriten te tregojne asnje urdher me shkrim nga ai dhe ceshtja perfundoi me burgosjen e vellezerve Balla qe po vuajne akoma denimin ne Hage. Mirpo situata agravoi me tej me prova te reja: Prokurorja Carla Del Ponte filloi te hetonte per trafikun kriminal me organe njerezore qe gjurmet te conin tek “Shtepia e Verdhe ne Burrel”. Me pare po kjo Prokurore kishte hetuar per trafik te femijeve shqyptare nga dyshja kriminale Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha, te dyja keto kriminele kishin qene gjykatese te Diktatures enveriste dhe ishin denuar ne Greqi me vendim te formes se prere, por kishin arritur te zhdukeshin nga kerkimi nderkombetar, per kete arsye Carla Del Ponte formon nje grup hetimor me specialiste dhe e mandaton per hetime te hollesishme ne Shqypni, por me te mberrire ne Burrel spiunet e Sigurimit te Enverit qe punonin ne SHIK e Fatos Nanos kercenuan kryetarin e grupit hetimor qe kerkonte te bente analizat e gjakut te gjetur nen gelqeren e mureve dhe tavanit te Shtepise se Verdhe ne Burrel sepse argumenti se “ky eshte gjaku i lehonave qe kane lindur atje” ishte nje argument qesharak. Spiunet e Sigurimit te Fatos Nanos arriten te largonin grupin hetimor me kercenime ordinere, por ceshtja nuk u mbyll me kaq, sepse Prokurori i Zvicres Dic Marty e rihapi ceshtjen me nje raport per Komisionin e BE akoma me te hollesishem duke perdorur edhe ato pak prova qe arriti te gjente grupi hetimor ne Burrel dhe zbulimi nga FBI e Klinikes kriminale per trafik organesh “MEDICUS” ne qender te Prishtines u vuri kapak hezitimeve qe nxiti amerikanet te nguteshin per te krijuar tashme nje Gjykate te Posacme, e cila nuk vonoi po arrestoi Presidentin ne detyre, Hashim Thaci dhe banden e tij vrastare pikerisht perpara se te hypte ne aeropllan per nje vizite zyrtare ne SHBA. Le te mos harrojme se Gjykata e Posacme u miratua uninimisht nga Parlamenti i Kosoves, Presidenti Hashim Thaci po keshtu e nenshkroi krijimin e kesaj Gjykate dhe se e gjithe kjo ka ndodhur kur President i SHBA ishte Donalrd Trump.

    atehere:

    PSE VAJTOJNE KUKUMJACKAT “PATRIOTIKE” TE HASHIMIT DHE FANATIKET E ENVERIT PER “FYHRERIN” E TYRE KILLER DHE VRASTAR?

    Ne nje kohe qe vete “FYHRERI” Hashim Thaci per te shpetuar koken po mohon cdo gje qe e lidh me UCK? Pse nuk i bejne vetes pyetjen keta “patriotike” me gisht ne bythe:

    KU I GJEN MILIONAT HASHIM THACI PER TE PAGUAR NE HAGE SI “FRENGU PULEN AVOKETERIT E MILLOSHEVIQIT DHE ARKANIT, POR EDHE DESHMITARET “BEDELE” PER TE TREGUAR “PERRALLA ME MBRET” ME JUSTIFIKIME SI ATO TE KRIMINELEVE TE HITLERIT APO SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

    Reply
  • chp says:
    September 22, 2025 at 8:04 pm

    Qe kur lindi berthama ushtarake e UCK e deri ne ditet e sotme nuk me ka pelqyer qendrimi i euro-atllantikasve sepse ne cdo hap me rendesi eshte lene nje litar “jashte varrit”….por kjo eshte mesele tjeter
    Komentuesi me lart “Ligjerisht” e vertetton kete se me kete ” varianti me i keq i mundeshem per ta shfajesuar e mbrojtur ate” ata kapen te litari qe kane lene jashte,,,ose me ndryshe qendrimi i Laqipitave te Trampit ndaj Usaliut Serbiberit dhe Belerit eshte me i keq se ripushtimi i Kosoves..i supozuar
    Por keto krime kunder gjasme njerzimit nga UCK jane te paperfilleshme me Holokaustin e Gazes ku ja kane kaluar dhe Hitlerit ne raportin e ndeshkimit…Hitleri e kishte perqindjen per nje ushtar te tij vriste 10 civile kurse Nazinjetanjahu e ka raportin 1 me 30 …dhe Haga me Halen Europe heshtin…per informacjon cfare thote enciklopedia per viktimat deri para 5 ditesh (citoj)
    As of 17 September 2025, over 68,000 people (66,054 Palestinians and 1,983 Israelis[c]) have been reported killed in the Gaza war according to the Gaza Health Ministry (GHM) and Israeli Ministry of Foreign Affairs, (fund citimi)

    Shenim: Edhe pse i ndjeri Charlie Kirk (fenomen politik) ishte nje perkrahes i madh i Izraelit ai kishte dyshime ne atentatin e Gazaneve per pengjet ( duke supozuar qe dhe ne mize po te hynte ne kufirin Izrael Gaza ngrihej ushtria ne alarm…pse nuk u ngrit ?)dhe shprehte se numri i stermadh i viktimave ne femije ishte minus per vete Izraelin…harakiri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?