Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-Presidenti i Shqipërisë: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve dhe rusëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-Presidenti i Shqipërisë: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve dhe rusëve
AktualitetKosovë

Ish-Presidenti i Shqipërisë: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve dhe rusëve

Published: February 13, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani i është drejtuar me një thirrje të drejtpërdrejtë Kuvendit të Kosovës: Të veprojë pa humbur më tepër kohë dhe të mbyllë Gjykatën Speciale.

Meidani ka shërbyer si president i Shqipërisë nga nga viti 1997 deri në 2002, gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj, duke mbështetur fuqishëm çlirimin dhe angazhimin e UÇK-së, duke e konsideruar ndërkombëtarisht luftën si të drejtë kundër revanshizmit serb.

Në një intervistë për Top Channel, profesor Rexhep Meidani ka komentuar pretencën e dhënë nga Prokuroria Speciale për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, duke e cilësuar si të turpshme kërkesën për 180 vite burg.

- Publicitet -

“Unë personalisht them që vetë Kuvendi i Kosovës, mbasi pa stërzgjatjen e procesit duhet të mendonte të bënte rregullime në legjislacion, ose dhe përfundimin e kësaj gjykate ose ta lërë të jetë strukturë ndërkombëtare por të mos ketë gisht, gishtin e saj në këtë lloj paçavure”, është shprehur Presidenti.

Ai i ka treguar gazetares Kristi Gongo për vizitën në qelitë e Hagës ku mbahen prej më shumë se 5 vitesh çlirimtarët, duke rrëfyer sesi i gjeti dhe sa pishmanë ishin bërë ata që kishin votuar ngritjen e Gjykatës Speciale.

Kristi Gongo: Z. President, a pajtoheni me këtë qëndrim që po ndryshon historia e luftës çlirimtare?

Rexhep Meidani: Në rradhë të parë është një vendim akuze i turpshëm deri në zhgënjim. Ndërsa përsa i përket historisë është e pamundur. Ata mund të tentojnë, mund t’i shërbejnë interesave të ndryshme në Serbi dhe në Rusi, por nuk ndryshon dot narrativën e vërtetë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar që dha kontribut të madh për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës për të fituar lirinë.

-Pra, ju nuk mendoni se qasja e sotme e Gjykatës Speciale përputhet me mënyrën se si Perëndimi e shihte UÇK-në në vitet e luftës?

Rexhep Meidani: Absolutisht, i gjithë opinioni ndërkombëtar ishte në favor të popullit shqiptar të Kosovës dhe kundër revashinzmit serb.

-Pse po ndodh kjo situatë?

Rexhep Meidani: U prodhua një situatë e gënjeshtërt, u fillua me një botim të Carla del Ponte e cila ishte prokurorja e përgjithshme e Tribunalit që akuzonte për trafikim organesh gjatë luftës. Kjo kaloi më pas në dosje për Këshillin e Europës. Trysnia vazhdoi deri sa forcat politike në Kosovë ranë dakord të krijohet Gjykata Speciale, e të mos ishte në Kosovë për të mos patur ndikime. Natyrisht unë nuk isha dakord në takime miqësore se s’isha në detyrë.

-Çfarë ju thoshte Hashim Thaçi apo udhëheqësit e tjerë?

Rexhep Meidani: Le ta verifikojnë, meqë e kanë me merak.. që ne të dalim të pastër.

-Kur i dëgjoni akuzat sot dhe mesa i njihni, a besoni që mund të jenë të aftë të kryejnë krime monstruoze?

Rexhep Meidani: Asnjëherë nuk e kam besuar. Ata ishin udhëheqës me emocion, me dëshirë për të çliruar vendin e të gatshëm të sakrifikonin jetët e tyre.

-Në Hagë si i gjetët?

Rexhep Meidani: Nga pikëpamja psikologjike nuk ishte pozitive. Ndiheshe lodhja, zhgënjimi e bënte përjashtim Rexhepi që mbante humorin dhe bënte piktura. Mund të ishin të penduar që kishin dhënë miratimin e një strukture të tillë. Unë personalisht them që vetë Kuvendi i Kosovës, mbasi pastër stërgjatjen e procesit duhet të mendonte të bënte rregullime në legjislacion, ose dhe përfundimin e kësaj gjykate ose ta lërë të jetë strukturë ndërkombëtare por të mos ketë gisht, gishtin e saj në këtë lloj paçavure.

-Se duket sikur e deformon historinë me bekimin e vetë shtetit të Kosovës?

Rexhep Meidani: Po pikërisht, kjo është e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë, e është vonë madje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Toni says:
    February 13, 2026 at 5:56 pm

    Dy presidentë ,që janë shembull si duhet të jetë politikani i lartë i shtetit shqiprar.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    February 14, 2026 at 2:14 am

    Albishti dhe osmanllesha e donin kete qe ndodhi me luftetaret e UÇK. Nga 210 deshmitare te paguar ne gjyqin e turpit, 150 ishin kosovare, perfshire edhe shpellare te sali serbogrekut!

    Reply
  • Arratisur says:
    February 14, 2026 at 3:03 am

    ku je o President, ke humbur fare
    si nuk e fole nje fjale gjithe keto kohe te keqija
    Shyqyr qe ta degjuam zerin. Bravo. Nuk zhgenjen.

    Reply
  • Ela says:
    February 14, 2026 at 6:25 am

    Gjykata speciale po nxjerr fytyren e vertete te uck

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?