Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-zyrtari i lartë amerikan: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nxorrën në pah boshllëqet e NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-zyrtari i lartë amerikan: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nxorrën në pah boshllëqet e NATO-s
BoteKryesore

Ish-zyrtari i lartë amerikan: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nxorrën në pah boshllëqet e NATO-s

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Ish-diplomati amerikan dhe anëtari i Shërbimit të Lartë Ekzekutiv, James Lewis mendon se sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë tregojnë se dështimi për t’iu përgjigjur aktivitetit kibernetik minon parandalimin. Lewis u ndal te debati mbi atë se çfarë përbën “përdorim force” në operacionet kibernetike është i lidhur gjithashtu me përkufizimin e “sulmit të armatosur”. Ky i fundit shkakton detyrimet e mbrojtjes reciproke të Nenit 5 në Traktatin e Atlantikut të Veriut të NATO-s.

Sipas zëvendës presidentit të CSIS-s, termi është lënë qëllimisht i papërcaktuar në traktatin e NATO-s dhe të tjera si ai, në mënyrë që të ofrohet liri për të përcaktuar nëse aleanca duhet të ndërmarrë veprime hakmarrëse.

“Në këtë rast ishte e diskutueshme, pasi Shqipëria vendosi të mos i kërkonte NATO-s të thirrej në nenin 5, pavarësisht se e kishte shqyrtuar shkurtimisht atë”, analizon Lewis.

- Publicitet -

Ai shtoi se aleanca ka punuar në përcaktimin e llojeve të operacioneve kibernetike që do të nxisnin Nenin 5 duke filluar nga viti 2007.

Kohë kur Rusia shënjestroi Estoninë me sulme kibernetike të nivelit të ulët pasi Talin-i vendosi të zhvendoste një statujë përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore të epokës sovjetike për ushtarët rusë.

Pas vitesh diskutimi, NATO vendosi që një sulm kibernetik mund të kualifikohej si një sulm i armatosur dhe të shkaktonte nenin 5, por nuk ka gjasa që veprimet e Iran-it kundër Shqipërisë të arrijnë këtë prag.

“Vendimi i Shqipërisë për të dëbuar stafin e ambasadës iraniane dhe për të ndërprerë marrëdhëniet me Teheran-in ishte një fillim i mbarë, por SHBA-të dhe aleatët e saj në NATO kanë më shumë punë për të bërë për të sqaruar qëndrimin e aleancës për parandalimin e sulmeve kibernetike dhe për t’iu përgjigjur atyre që ndodhin”, vëren ish-zyrtari amerikan.

Për ekspertin e teknologjisë, pavarësisht thirrjes së shpeshtë të parandalimit kibernetik nga SHBA-të dhe NATO, Irani me sa duket nuk u ndje i trembur.

“Kjo nuk është befasuese, pasi deri më sot, pothuajse asnjë veprim kibernetik nga ndonjë sulmues nuk ka rezultuar në një përgjigje tjetër përveç atribuimit publik, qortimit diplomatik dhe sanksioneve”, vijon në analizën e tij Lewis.

Ai bën thirrje për përcaktim të mëtejshëm publik nga SHBA-të dhe NATO se çfarë lloj veprimesh në fushën kibernetike ngrihen në pragun e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 dhe cila do të jetë përgjigja ndaj veprimeve që nuk arrijnë në atë prag.

“Kjo kërkon zhvillimin e një menuje përgjigjesh ndaj sulmeve kibernetike, një përpjekje që është duke u zhvilluar. Por gjithashtu kërkon të shihet për t’i përdorur ato”, sqaron ish-diplomati.

Në përmbyllje, Lewis paralajmëroi se kjo vetëm do të inkurajojë veprime më agresive kibernetike në të ardhmen, të cilat mund të përfundojnë duke gërryer sigurinë e NATO-s.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • LEON says:
    October 15, 2022 at 6:55 pm

    O Amerikaaaa! E njihni Edvinin yve.Edvini ngre furtune ne gote,te beje dhe not.
    Po i ka bere vete gjithe inskenimet,,se nuk ndjek ujku dhine e zgjebosur,se te qelb era.
    Edvini jep cfaqje teatrale
    Vuri neper muret e Akademise fotot e Beatellsave,,per tu dukur disident ne 90,kur shqiptaret e kishin care me kohe rrethimin neper Ambasada.Beri miting me studentet e Akademise me Ardian Klosin,,Do ta trondiste Sali Berishen,.sepse kishte arritur me vonese nga Greqia,,E kishte formuar partine Saliu..Edvinin e la jashte,se e njeh maskarai maskarane.Per inskenimet e edvinit duhet pyetur Saliu,,se ky vertete eshte malok,por eshte malok i bllokut,I njeh qe femije keta te bllokut edhe nga semundjet edhe nga marifetet.

    Reply
  • Arben says:
    October 15, 2022 at 6:58 pm

    Nxorrën në dritë që sulmet u bënë nga iranianët e manzes me mosadin izraelit

    Reply
  • Mire gomari qe na ngordhi, po nuk na lene rehat as mizat says:
    October 16, 2022 at 7:41 am

    Nxorren ne pah amatorizmin e Shqiperise ne cdo fushe. Nuk kemi specialiste ne cdo fushe. Prodhojme analfabete qe mbi 30 vjet. Hajdute dhe injorante qe nga pastrueset e spitaleve deri tek presidenti. Vend qe jeton prej tatimeve te kafeneve dhe borxhit te jashtem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  2. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  3. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  4. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?