Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Italia bën të detyrueshëm pranimin e pagesave me kartë, kërkohet e njëjta gjë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Italia bën të detyrueshëm pranimin e pagesave me kartë, kërkohet e njëjta gjë në Shqipëri
Ekonomi

Italia bën të detyrueshëm pranimin e pagesave me kartë, kërkohet e njëjta gjë në Shqipëri

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Ky detyrim fillimisht ishte parashikuar të hynte në fuqi në fund të vitit por, qeveria italiane e ka afruar në kohë hyrjen në fuqi më datë 30 qershor dhe qëllimi kryesor është lufta ndaj evazionit fiskal. Ligji i ri parashikon gjoba për bizneset që refuzojnë pagesat elektronike. Duke nisur nga e enjtja, kushdo që refuzon pagesën elektronike do t’i nënshtrohet një gjobë administrative prej 30 Euro, të cilës i shtohet edhe 4% e vlerës së transaksionit për të cilin është refuzuar pagesa me kartë.

Për të dhënë një shembull të thjeshtë, për një faturë prej 100 Euro, të cilës i refuzohet pagesa me kartë, gjoba për tregtarin do të jetë e barabartë me 30 Euro, të cilave duhet t’i shtohen 4% e 100 Eurove, pra, gjithsej 34 Euro. Pranimi i pagesave me kartë do të jetë i detyrueshëm praktikisht për të gjithë sipërmarrësit, duke përfshirë edhe profesionistët e lirë: nga noterët, avokatët, inxhinierët, topografët, kontabilistët, mjekët, konsulentët e punës, dentistët deri tek marangozët, farkëtarët, hidraulikët dhe shitësit ambulantë.

Megjithatë, ligji krijon hapësira përjashtuese në rast të pamundësive teknike, kryesisht kur terminalet POS janë jashtë përdorimit. Shoqatat e Mbrojtjes së Konsumatorëve, që e kanë mbështetur ligjin e ri, shprehin shqetësimin se tregtarët mund të abuzojnë me këtë përjashtim për t’iu shmangur pranimit të pagesave me kartë.

- Publicitet -

Sipas tyre, për të inkurajuar përdorimin e duhur, do të ishte e dobishme të veprohej mbi kostot e menaxhimit të parasë elektronike, duke eliminuar plotësisht komisionet dhe kostot që paguhen nga tregtarët. Me këtë masë, Italia iu bashkohet edhe vendeve të tjera të BE-së, si Hungaria apo Greqia, që e kanë bërë më herët të detyrueshëm për bizneset pagesën me kartë. Një kërkesë e tillë është artikuluar në vitet e fundit në Shqipëri nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Shoqata ka kërkuar që bizneset në Shqipëri të detyrohen të pranojnë të paktën një metodë alternative pagese, përveç parasë fizike.

Një kërkesë e tillë u përsërit sërish në forumin e zhvilluar këtë muaj, kur Shoqata e Bankave vuri në dukje se qeveria shqiptare nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi. Edhe për arsye të historisë së zhvillimit të saj, Shqipëria është një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash dhe kulturë relativisht të dobët në përdorimin e instrumenteve alternative të pagesave. Përdorimi i lartë i cash lidhet shumë me nivelin e lartë të informalitetit dhe evazionit fiskal. Pagesat me kartë e bëjnë më të vështirë fshehjen e të ardhurave, ndaj shumica e tregtarëve të vegjël nuk preferojnë të pranojnë pagesa në këtë formë.

Një arsye tjetër mund të jenë edhe kostot e lidhura me pranimin e pagesave me kartë, por në këtë pikë bankierët besojnë se rritja e përdorimit të POS-eve do të krijonte përfitimeve nga ekonomitë e shkallës, duke ulur kostot fikse për bankat dhe rrjedhimisht edhe tarifat për bizneset që pranojnë pagesa me këto terminale.

Sipas Shoqatës së Bankave, ulja e parasë fizike në qarkullim dhe në transaksionet tregtare është një sfidë dhe kërkesë për një ekonomi më të organizuar, më të matshme, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshme.

Shoqata evidenton se pagesat me kartë varen sa nga mbajtësi i kartës, aq edhe nga tregtari, nga gatishmëria e tij për t’iu përgjigjur kërkesës së blerësit për rrugë alternative të pagesës.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 sektori bankar raportonte rreth 1.32 milionë karta bankare aktive.

Numri i përgjithshëm i kartave bankare vazhdon të dominohet nga nga kartat e debitit, të lidhura me llogaritë rrjedhëse të klientëve, që përbëjnë rreth 86% të totalit.

Pjesa e mbetur ndahet mes kartave të kredititi dhe kartave me funksion paraje elektronike. Ndërkohë, numri i pikave elektronike të shitjes për pagesa me kartë (POS) vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat kishin aktive 13 741 pajisje POS, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Shtimi i pajisjeve POS është një tregues i një përdorimi më të madh të kartave për pagesa automatike dhe jo më vetëm për nevoja të tërheqjes apo depozitimit të parasë fizike. Pagesat me kartë në terminale POS vitin e kaluar arritën shifrën rekord të 34.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2020.

Edhe pesha e pagesave me kartë në POS ka arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, me rreth 11.5% të totalit, nga 10.2% që kishte qenë një vit më parë. Sidoqoftë, shifrat tregojnë qartë se në pjesën dërrmuese shqiptarët vazhdojnë ta përdorin kartën bankare kryesisht për veprime me paranë cash. / Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?