Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat e Hamasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat e Hamasit
BoteKryesore

Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat e Hamasit

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Izraeli ka bombarduar Libanin dhe Rripin e Gazës në Lindje të Mesme.

Ushtria izraelite ka raportuar se ka goditur objektiva që lidheshin me grupin militan palestinez të Hamasit brenda Libanit dhe Rripit të Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se infrastruktura ‘terroriste’ e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Sulmet me raketa ndaj Izraelit rrisin mundësinë e një konflikti më të gjerë

- Publicitet -

Ushtria izraelite tha se 34 raketa u hodhën përtej kufirit dhe se 25 u rrëzuan nga sistemi i saj i mbrojtjes ajrore “Mburoja e Çelikut”. Pesë raketa të tjera goditën territorin izraelit dhe sulmet e tjera janë duke u hetuar, thuhet më tej në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Numri jashtëzakonisht i madh i raketave ngjalli frikën për një luftë më të gjerë, pasi armiku i Izraelit, grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Gjatë dy ditëve të fundit, tensionet janë rritur në zonën ku ndodhet Xhamia Al-Aksa në Jeruzalem dhe në zonat përgjatë kufirit të tensionuar të Izraelit me Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për një “përgjigje agresive”

“Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për çdo akt agresioni”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se izraelitët mbeten të bashkuar përballë kërcënimeve të jashtme pavarësisht dallimeve të tyre politike.

Në një konferencë me gazetarët, nënkoloneli Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se kishte një lidhje të qartë midis sulmit me raketa dhe trazirave të fundit në Jeruzalem.

“Është një ngjarje e lidhur me palestinezët”, tha ai, duke shtuar se grupet militante të Hamasit ose të Xhihadit Islamik mund të jenë përfshirë në sulmet me raketa.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë.

BREAKING‼️ Israel bombs Gaza pic.twitter.com/2ZsbW3ZcOw

— Radar🚨 (@RadarHits) April 6, 2023

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?