Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli nis thirrjet për mobilizimin e mijëra rezervistëve, përgatitet për zgjerimin e ofensivës në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli nis thirrjet për mobilizimin e mijëra rezervistëve, përgatitet për zgjerimin e ofensivës në Gaza
AktualitetBote

Izraeli nis thirrjet për mobilizimin e mijëra rezervistëve, përgatitet për zgjerimin e ofensivës në Gaza

Published: 4 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet izraelite të rekrutimit kanë nisur dërgimin e ftesave për mijëra rezervistë, në prag të një zgjerimi të mundshëm të operacioneve tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës, raportuan të shtunën mediat izraelite.

Ndërsa ushtria izraelite nuk ka konfirmuar as mohuar zyrtarisht raportimet, kryeministri Benjamin Netanyahu, nën presionin e partnerëve të tij të ekstremit të djathtë, ka ashpërsuar retorikën e tij politike.

Ai akuzoi Katarin – ndërmjetës kyç në negociatat e armëpushimit – për “lojë të dyfishtë dhe hipokrizi”, duke deklaruar në rrjetin X se ka ardhur koha që Doha të ndalë këto praktika.

- Publicitet -

Katar reagoi menjëherë duke i cilësuar deklaratat e Netanyahut si “provokuese” dhe në kundërshtim me “parimet më themelore të përgjegjësisë politike dhe etike”, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari.

Që nga rifillimi i luftimeve më 18 mars, pas një pauze dy mujore që pasoi ofensivën e Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, Netanyahu ka theksuar se vetëm përmes presionit ushtarak mund të arrihet lirimi i 58 pengjeve që Hamas ende mban, të gjallë ose të vdekur.

Në të kundërt, forumi i familjeve të pengjeve, grupi kryesor që përfaqëson të afërmit e tyre, paralajmëroi se “çdo intensifikim i luftimeve i ekspozon ata ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë”. Ata theksuan se kthimi i pengjeve është “prioritet moral” për shumicën e izraelitëve dhe një marrëveshje për shpëtimin e jetëve ende është e mundur.

Gjatë armëpushimit nga 19 janari deri më 18 mars, u liruan 33 pengje izraelite – tetë prej tyre tashmë të pajetë – në këmbim të lirimit të rreth 1.800 të burgosurve palestinezë.

Pas përfundimit të armëpushimit, bombardimet e rënda në Gaza rifilluan. Ushtria izraelite deklaron se ka rimarrë kontrollin e zonave të mëdha pasi u kërkoi banorëve të largoheshin me urgjencë. Situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm për rreth 2.4 milionë palestinezë që jetojnë në Gaza.

Mediat izraelite njoftojnë se rezervistët po thirren me shpejtësi në kuadër të përgatitjeve për një ofensivë të re. Disa do të zëvendësojnë trupat aktuale që ndodhen në Gaza, në pjesë të tjera të Izraelit apo në Bregun Perëndimor. Gazetarë të AFP-së kanë konfirmuar se familjarët e tyre kanë marrë tashmë “Tzav 8”, thirrjen zyrtare për mobilizim.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit pritet të mblidhet për të miratuar zyrtarisht zgjerimin e operacionit në Gaza.

Sipas një bilanci të AFP-së të bazuar në të dhënat zyrtare, nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 humbën jetën 1.218 njerëz në Izrael, shumica civilë. Nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 58 ende mbahen peng, ndërsa 34 janë shpallur të vdekur nga autoritetet izraelite.

Izraeli ka deklaruar synimin për të shkatërruar Hamasin, që ka qenë në pushtet në Gaza që prej vitit 2007. Që nga nisja e ofensivës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, janë vrarë mbi 52.496 persona, kryesisht civilë – shifër që OKB-ja e konsideron të besueshme.

Njoftimi për mobilizimin e rezervistëve erdhi disa orë pas publikimit nga Hamasi të një videoje ku shfaqet një peng i plagosur, që identifikohet si Maxim Herkin, një shtetas ruso-izraelit 36-vjeçar. Familja e tij kërkoi nga mediat izraelite të mos transmetojnë pamjet.

Ndërkohë, të shtunën mijëra izraelitë u mblodhën sërish në Tel Aviv për të kërkuar kthimin e pengjeve dhe fundin e luftës. “Nuk shohim më asnjë justifikim për këtë luftë,” tha Arona Maskil, një konsulente 64-vjeçare.

Para agimit, një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Khan Yunis në jug të Gazës shkaktoi vdekjen e 11 palestinezëve, përfshirë tre fëmijë, sipas autoriteteve lokale. Ushtria izraelite deklaroi se kishte në shënjestër një “terrorist të Hamasit”.

Pamjet nga terreni tregojnë banorët dhe ekipet e shpëtimit që gërmojnë me duar mes rrënojave, duke nxjerrë trupin e një fëmije të vogël.

Izraeli ka vendosur një bllokadë totale mbi Rripin e Gazës që prej 2 marsit. Me ndihmën humanitare të bllokuar për më shumë se dy muaj, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare kanë ngritur alarmin për një krizë të mundshme urie në përmasa katastrofike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  2. ¿? në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  3. ¿? në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  4. ¿? në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  5. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?