Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam i bindur që e ke menduar këtë ditë…”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Anagnostin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Jam i bindur që e ke menduar këtë ditë…”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Anagnostin
Aktualitet

“Jam i bindur që e ke menduar këtë ditë…”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Anagnostin

Published: September 2, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama shkroi një mesazh në librin e ngushëllimeve për mjeshtrin e kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti.

Kreu i qeverisë nderoi regjisorin e shquar shquar shqiptar në homazhet që u mbajtën këtë të martë në hollin e teatrit të Operas dhe Baletit.

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty.

Me mall Edi”, ka shkruar Rama.

Familjarë, kolegë, politikanë dhe qytetarë nderuan kolosin e kinematografisë shqiptare dhe vendosën kurora me lule në arkëmort,

Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

- Publicitet -

I lindur në Vuno më 23 janar 1936, Anagnosti do të mbahet mend si një ndër regjisorët më të mirë të shekullit XX. Me një krijimtari mbi 40-vjeçare, la pas një trashëgimi të pasur me 14 filma artistikë e 10 dokumentarë, për të cilët u vlerësua me çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Gjykoni veprën time”, përgjigjej Artisti i Popullit me një modesti të pashoqe sa herë pyetej për kontributin e tij në kinematografi. Ishte patrioti që trajtonte tema sociale të realizuara në një kohë kur e vërteta ishte e ndaluar. Me guxim dhe vendosmëri, Anagnosti ishte luftëtari i mendimit të lirë.

Vulën e regjisorit Dhimitër Anagnosti e mbajnë filmat më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, përfshirë “Lulëkuqe mbi mure”… “Përrallë nga e kaluara”… “Në shtëpinë tonë”… “Kthimi i ushtrisë së vdekur”… “Malet me blerim mbuluar”…

Anagnosti konsideroj frymëzim për bashkëshorten e tij, partneren në jetë dhe skenë, Artisten e Merituar, Roza Anagnostin dhe për artistët e rinj. Me profesionalizmin në art dhe fabulën që e ngrinte në nivelin më të lartë provoi zhanre të ndryshëm në kinematografi.

Ndërsa, pas viteve ’90 u angazhua në jetën politike krah PD-së. Në 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti për 2 vite.

Në artin shqiptar u prezantua edhe si shkrimtar. Në një përsiatje për jetën, me veprën e fundit të tij të fundit Treni ADN, që gati gati duket si testament, u shfaq jo thjesht si mendimtar e eseist, por mbi të gjitha si poet e krijues i hollë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Aldrinp says:
    September 2, 2025 at 2:42 pm

    E ka menduar Kajo, e ka menduar, Te la pas, qe ta shijosh ti. Merrja ti vepren dhe Lavdine
    E ka menduar shpesh

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    September 2, 2025 at 3:05 pm

    Ben mire ta mendosh edhe ti or Rame diten kur do shqitesh nga NE. Mendoje dhe epitafin qe do te shkruhet mbi varr –
    ketu prehet Edi Rama, me Hajdut nuk ka bo nana / 130 milione Euro gjobe te Becchettit, ja rrasi krejt Buxhetit shtetit /

    Reply
  • Ela says:
    September 2, 2025 at 3:12 pm

    Beni dashuri ju te dy lart
    Jeni te acaruar

    Reply
  • Protokollisti says:
    September 2, 2025 at 5:20 pm

    Po nuk ngordhët ju të dy Aldrinp dhe ti kari i injorantëve, Rama nuk vdes, ai ka qënë sportist dhe bën jetë të rregullt e pa abuzime .

    Reply
  • Shef sektori says:
    September 2, 2025 at 7:39 pm

    Ahaha, o gjigand, “jete te rregullt e pa abuzime” Rama??? Po te bardhen, apo paracetamol, ilac per herniene ka? Ahahaha, sa te verber jenj. E meritoni plotesisht udheheqesin, t’ju prije dhe 40 vjet te tjera.

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2025 at 8:35 pm

    Po vini nje hapesire komentesh shume te diturit diplomat Shaban Muratit te ndjere.Nuk u shit kurre,Nuk kerkoi Bujen,Cfaqjen,aktrimet,.Iku i heshtur,ashtu si pa u ngrefosur na tregoi perdite CFARE I PERKET SHQIPTAREVE NE KETE NISI TE BALLKANIT,.Si te veprojne shtetaret e Shqiprise dhe Kosoves per te mbrojtur Token e Detin,sipas Ligjeve Nderkombetare???
    Ishte i pazevendesueshem.

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 3, 2025 at 4:02 am

    Anagnosti nje regjizor e intelektual i klasit te pare.I bekuar ne martesen me artisten e madhe Roza.Besoj se te dy ne bashkejetesen e gjate jane ndjere mire duke plotesuar njeri tjetrin.
    Vdekjen e kemi te gjithe dhuraten e fundit.Shume pak njeŕez te mencur e bejne mareveshjen me teqysh ne te gjalle,shumica i fshihet dhe i tmeron por kot e kane se nuk e shmangin dot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?