Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush mund të aplikojë dhe si, 1597 vende të lira pune në shtet dhe privat, më të mirët sigurojnë kontratë 1-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kush mund të aplikojë dhe si, 1597 vende të lira pune në shtet dhe privat, më të mirët sigurojnë kontratë 1-vjeçare
KryesoreShoqëri

Kush mund të aplikojë dhe si, 1597 vende të lira pune në shtet dhe privat, më të mirët sigurojnë kontratë 1-vjeçare

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Strukturat shtetërore dhe ato private kanë çelur aplikimet për praktikat e reja kombëtare të punës. Në hapjen e thirrjes së tetë të programit, bëhet me dije se 1597 vende të lira janë vënë në dispozicion të të gjithë të rinjve të moshës 21-26 vjeç, që duan të ndjekin praktikën tre mujore, në përfundim të së cilës, më të mirët do të mund të sigurojnë edhe një kontratë 1-vjeçare pune.

Këto vende vakante janë të shpërndara në 15 institucione të administratës shtetërore, në 110 institucione varësie të tyre, në 30 shoqëri tregtare dhe shoqata, në 15 institucione publike të pavarura, në 44 njësi të vetëqeverisjes vendore, si dhe 5 organizata jofitimprurëse.

Duke aplikuar online në www.praktika.riniafemijet.gov.al, në secilën prej tyre do të gjeni edhe profilet përkatëse ku mund të aplikoni.

- Publicitet -

Si aplikohet?

Për të aplikuar për këto vende pune të rinjtë duhet që të të disponojnë minimalisht diplomën bachelor. Aplikimet do të zhvillohen online dhe pranimi i kërkesave do të jetë deri në datën 30 qershor.

Të përzgjedhurit  do të kenë mundësi të zhvillojnë një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune, ndërsa për të aplikuar nevojitet vetëm me një CV dhe letër motivimi.

Të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse.

Plotësimi i formularit të aplikimit do të zhvillohet online në adresën www.praktika.riniafemijet.gov.al  përgjatë muajit qershor. Kështu çdo i interesuar për të qenë pjesë e këti programi në datat 1-30 qershor do të mund të bëjë aplikimin online.

Vetëm dy dokumente do të kërkohen gjatë plotësimit të formularit të aplikimit, që janë një letër motivimi, si dhe CV.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, për të cilët qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës! Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjera dhe është pa pagesë.

Do të vijojnë të jenë në fuqi të njëjtat rregulla sa i takon procedurave të aplikimit. Kështu, për të mos rrezikuar që aplikimi juaj të skualifikohet, duhet të bëni kujdes në plotësimin e disa kritereve, siç janë: mosha që duhet të jetë brenda kufijve të përcaktuar, niveli minimal i studimeve universitare të kryera deri në momentin e aplikimit, si dhe çfarë është më e rëndësishmja gjatë plotësimit të formularit online, ku duhet të tregoni kujdes dhe të bëni vetëm një aplikim.

Kjo pasi, nëse konstatohet se ju keni aplikuar më shumë se sa një herë, ju do të skualifikoheni nga programi.

Para plotësimit të formularit të përcaktuar, ju duhet të shikoni me kujdes të gjitha vendet e lira të praktikës të shpallura nga strukturat shtetërore dhe ato jopublike, dhe pasi të kontrolloni profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika, ju mund të nisni edhe aplikimin tuaj.

Pas përfundimit të afateve të caktuara për aplikimet, strukturat përgjegjëse do të bëjnë edhe verifikimin e të gjitha kërkesave të paraqitura dhe më pas në varësi të vendeve të lira për praktikat, do të bëjnë edhe shpalljen e fituesve që do të pranohen në to.

Lajmërimi do të bëhet nëpërmjet postës elektronike vetëm për kandidatët që janë pranuar si fitues për të vijuar praktikën tre mujore e cila do të zhvillohet përgjatë muajve shtator-dhjetor 2023.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fatmir Lohja says:
    June 5, 2023 at 10:44 am

    Shteti pse nuk ben konkurse?Apo i le dore te nanastirzezave emrimet!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?