Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jani Minga, personalitet dhe martir i kombëtarizmës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Jani Minga, personalitet dhe martir i kombëtarizmës
Histori

Jani Minga, personalitet dhe martir i kombëtarizmës

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

150 vjet nga lindja -75 vjet nga vdekja

 

-JAM +;Pseudonimi i Jani  Mingës:

- Publicitet -

                                                                            -Të  varfërit  luftën; të pasurit lugën…!

                                                                            -Flasin e s’na pyesin, hanë e s’na thërresin.

                                                                             -Sazani rroftë; Minga voftë !(kur doli nga burgu italian)

                                                                            -Tragjizmi i një familjeje atdhetare

Nga  Naun  Kule

 

“…Shënpjetra  e Mingës”, fshat i vogël në fushëtirën bregdetare të zonës së Semanit-Fier. Është fatlumë njeriu që lidhet kësisoj, reciprokisht me vendlindjen sa bëhet edhe pjesë e emërtimit të saj ose e mbart emrin e vendlindjes për llagap. E pra, Shenpjetra jonë e ka këtë privilegj. Kjo sepse Minga s’ishte i vetëm pinjoll emërmadh i këtij fshati të vogël me burra të  shquar si Kostandin e Jani Minga, baba e bir,  dajmas të lindur, rritur e burrëruar në këtë fshat. Krah tyre ngrihet figura e “Priftit me kobure”, mësuesit dhe luftëtarit martir, Papa Isaia,(Irakli Pylli), Dëshmor  i Luftës NÇl. Për të vazhduar me një figurë të njohur tej e tej Myzeqesë dhe jo vetëm, siç ishte luftëtari trim dhe këngëtari virtuoz i folkut myzeqar, Llaz  Shenpjetra (Spiro).

Pas kësaj “biografie” heroike, në kapërxyellin e shekullit të shkuar,  nuk duket e rastit që në  nëntor të vitit 1943, në pikun e Luftës çlirimtare, ballistët dhe tradhëtarët e vendit  bënë masakrën e njohur të Këshilltarëve të Shenpjetrës, duke ekzekutuar në grup gjithë këshilltarët e fshatit, pa kursyer as të miturin, korrierin e  këshillit, Lili Stavre.

Vazhda e heroikës luftarake të burrave-banorë e bujq të këtyre fshatrave,  i kanë lënë historisë   të çdo kohe, ngjarje dhe figura  të tilla si e luftëtarit, gojtarit dhe “Mësuesit të Popullit” Jani Minga, një personalitet kombëtar, një martir i shqipes dhe i shqptarizmës, në gjysmën  e parë të shekullit që shkoi. (1872-1947).

***

 

-Vendlindja; arat, evgjeri, pusi i…Mingës!

Jan Kostandin Minga  u lind, më 1 gusht,1872.

Për vendlindjen e Jani Mingës, janë publikuar dy vendbanime të familjes së tij; fillimisht ajo që përshkruam, fshati Shenpjetër.

(Libri “Jani Minga-A B C” me autor Z.Braho,Tiranë, 1972. Gazeta “Mbrojtja kombëtare”Vlorë, 1920),etj.

Por, në një biografi të shkruar nga vet zoti Minga në vitin 1938, kur ai përgatiti dokumentet  për daljen në pension,Jani shkruan se ai është lindur në lagjen Kala të Beratit nga kishte origjinën e ëma e tij, Ana Topia, gruaja e Kostandin Mingës i cili, për disa vite ka shërbyer si mësues në shkollat e Beratit, pas përvojës që kishte si mësues në skolitë greke të  Shënpjetrës dhe manastirit të Apolonisë. (Monografi për Jani Mingën, shkruar nga i ndjeri Dr.Iljaz  Gogaj, mbetur  dorëshkrim)

Paçka kësaj mëdyshjeje; për emrin dhe gjenezën e familjes Minga në Shenpjetër të Semanit-Fier, nuk flasin vetëm biografitë, por edhe  emërtimet  që ende gjallojnë në memorien e banorëve,  që mbi një shekull e ca, si toponimet  e shkruara në tapitë e fshatit,Shenpjetër si:

“…arat e Mingës,…Evgjeri i Mingës…Pusi i Mingës…, etj.

Mësimet e para Jani  i mori në  skolinë greke të vendlindjes, ndërsa  shkollimin e mesëm e kreu në shkollën e  Qestoratit të Gjirokastrës.

Pas kësaj, prindërit e çuan në stervitoren pedagogjike në qytetin Çotil të Maqedonisë. Pas përfundimit të këtij shkollimi profesional Jani,  i pasionuar pas studimeve, rregjistrohet në fakultetin filologjik të Universitetit të Athinës, të cilin e ndërpreu pa  e përfunduar për arsye ekonomike. Gjithësesi, Jani Minga tashmë, ishte pajisur me një kulturë arsimore dhe diturore të admirueshme për kohën dhe  bashkëmoshatarët.

Njihte disa gjuhë të huaja, ndër to greqishten e  vjetër dhe të re, latinishten italishten,  frengjishten, etj. I vendosur familjarisht në qytetin e Vlorës, ai ishte nismëtari i   për krijimin e Klubit atdhetar “Labëria” në vitin 1908.

Po në këtë vit, më 25 korrik, Minga organizon çeljen e shkollës së parë shqipe  në qytetin e Vlorës. Por një vit më vonë, Jani Minga është i papunë. Dhespoti grek dhe administrata xhonturke ia mbyllën  shkollën shqipe.

Minga nuk u tërhoq. Në janarin e vitit 1910 Jani e çeli sërish shkollën shqipe, por tani  në Kaninë.

Në nëntorin e vitit 1912,  ishte nga organizatorët më aktivë  për pritjen e Ismail Qemalit, gatitjet për organizimin e Shpalljes së Pavarësisë,  orgnizimin shtetëror të vetqeverisjes dhe njohjen  europiane të qeverisë se porsashpallur. Më 18 nëntor, I.Qemali telegrafon Vlorën. I përgjigjet Minga: “Nisuni, po u presim, jemi gati !” Në ditëshpalljen e  pavarësisë, Jani Minga është firmëtar i dokumentit historik, Deklaratës së Pavarësisë. Në qeverinë e re, Minga ishte krahu i djathtë i kryeministrit të ri, për gjithë problemet e arsimit  dhe  kulturës  shqiptare.

Në  gusht 1913,  Minga ishte  anëtar i delegacionit që shoqëroi Kryeministrin e  qeverisë shqiptare, Ismail Qemalin, për në  Europë, ku i kërkuan fuqive të mëdha të njihnin  pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia, të  mos lejohej coptimi i trojeve shqiptare  mes fqinjëve grekosllavë  dhe të  caktoheshin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Në shtator 1913, organizoi mitingun e madh në qendër të Vlorës, ku mban një fjalim të ashpër kundër armiqëve të Shqipërisë së pavarur duke  mbrojtur qeverinë e re dhe kryetarin e saj. Po në vjeshtën e këtij viti qeveria e I.Qemalit e emëron Mingën me detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të shkollave shqipe në krahinën e Vlorës. Ndërsa një vit më vonë, sërish është Jani Minga që  organizon dhe udhëhëheq protestat e të krishterëve të qarkut të Vlorës drejtuar KNK, kundër riçeljes të skolive greke pas kërkesës të dhespotit grek. Por, pikërisht këtë vit, 1914, Jani Minga arrestohet nga rrebelët e Haxhi Qamilit, burgoset e torturohet si “qemalist”

Pas burgimit, vazhdon të drejtojë dhe organizojë shkollat shqipe në krahinën e Vlorës duke kundërshtuar me forcë dhe  trimëri agjentët grekomanë të Athinës, për të hapur skoli greke.

Më 28 nëntor, 1918, me Halim Xhelon e Avni Rustemin, organizuan në Vlorë mitingun madhështor në përkujtim të ditës së  Pavarësisë. Jani Minga, mban fjalime të ashpra kundër pushtuesve italianë të cilët, ishin shtrirë tashmë në Vlorë, Fier, Gjirokastër  dhe Berat.

Pasi kundërshton disa oferta dhe ofiqe për tu vënë në shërbim të  qeverisjes italiane në Shqipëri, Jani Mingën, në vitin 1920 e arrestojnë.

E mbyllën në hambarin e një anijeje italiane të ankoruar në skelën e Vlorës ku e torturojnë dhe e fyejnë për më shumë se një muaj. Duke njohur mbështetjen e madhe që kishte Minga në popull, i kërkonin t’u bindet autoriteteve  të pushtuesve italianë dhe të vihej në shërbimin e tyre. Pasi u bindën se Minga nuk thyhej në bindjen e tij atdhetare, italianët e burgosin në burgun  e  Sazanit. Më 28 gusht të vitit 1920, pas fitores mbi italianët, komanda shqiptare e luftës liroi 1400 robër italianë në këmbim të dhjetëra shqiptarëve  antiitalianë të burgosur në ishullin e Sazanit. Mes  këtyre të burgosurve ishte edhe mësuesi  luftëtar, Jani Minga. Pak javë më pas, del në krye të popullit dhe pret me brohori e fjalime  të zjarrta, luftëtarët që zbrisnin në qytet si fitimtarë kundër pushtuesve italianë.

Në tetor të po këtij viti (1920), organizon disa mitingje dhe mban fjalime para popullit në mbrojtje të heroit, Avni Rustemit, i arrestuar nga policia franceze pasi vrau në Paris, tradhtarin Esat Pashë Toptanin.

Është koha kur intelektuali i angazhuar kombëtarisht, Jani Minga, e shikon veten si pjesë produktive të  armatës aq të vyer  por ende të pakët, të mësuesisë shqiptare. Qeveritë e para të shtetit shqiptar,  në mëkëmbjen  e qeverisjes dhe  funksionimit të piramidës shtetërore, kishin si prioritet zgjerimin e rrjetit arsimor, shtimin e shkollave, mësuesve dhe librave shkollorë. Pikërisht  ndër këto prioritete kombëtare,  përkushtohet edhe mësuesi  Minga, duke kontribuar në një fushë që ishte  krejt djerrë dhe aq e domosdoshme për shkollat shqiptare dhe shkollimin shqip.

Në vitin 1920, shkruan dhe boton në dy pjesë librin shkollor  “Abetarja kombëtare shqipe” e cila u bë aq e përdorshme në shkollat shqiptare sa u desh të ribotohet disa herë.

Dy vjet më pas Jani shkroi edhe një libër tjetër   për shkollat, “Gramatika” e cila u bë libri bazë  për mësuesit dhe nxënësit e shkollës fillore. Kurse në muajin tetor, 1920 boton në “Mbrojtja kombëtare” shkrimin me theks kombëtar dhe me titullin simbolik, “Aristidhi i moçëm dhe shqiptari i sotëm” një thirrje kjo për unitet dhe bashkim kombëtar të luftëtarëve shqiptarë  në emër të  kombit.

Por, çuditërisht, në  vend që të lëvdohej e mbështetej  nga qeveria për këtë kontribut jashtëzakonisht të madh,

Këshilli Ministror, me vendimin nr 794 të datës 09.10. 1921 mësuesin Jani Minga e pushon nga puna sepse:

“…nder mitingjet ka përdorë fraza të liga e të ashpra kundër  Italisë…!

Grevat dhe protestat e shumta të mësuesve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, në mbrojtje të mësuesit Jani Minga, e detyruan qeverinë të tërhiqej dhe ta anulonte këtë vendim antishqiptar. Madje, përkundër kësaj, po në vitin 1921, Minga emërohet  drejtor i arsimit për prefekturën e Beratit. Më tej akoma, në zgjedhjet elektorale të vjeshtës të vitit 1923, populli i krahinës dhe i qytetit të Vlorës, e propozojnë mësuesin Jani Minga, deputet për në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë. Programi elektoral që shpalli Minga gjatë fushatës zgjedhore,  ishte nga më të përparuarit e kohës lidhur me  synimet kombëtare dhe rrugët për t’i realizuar ato.

Po këtë vit, 1923, Minga  emërohet inspektor i arsimit për Prefekturën e Tiranës.  Në pranverën dhe verën e vitit më pas, 1924, Minga është në krah të Nolit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e Naun D.Priftit, duke organizuar e folur në disa  mitingje dhe protesta antizogiste. Mbajti fjalim mbi varrin e Avni Rustemit duke nxitur “bashkimxhinjtë” të ngrihen dhe të  “sulen kundër feudalizmës” së kohës.

Në muajin gusht 1924,  mbas fitores së forcave demokratike dhe vendosjes së qeverisë së Nolit, Jani Minga është organizatori kryesor i Kongresit të tretë arsimor, të cilin mbasi  e hapi  “…me një fjalë të nxehtë, ia dha fjalën profesor Xhuvanit, për ta mbyllur sërish Minga, me fjalët:

-Rroftë kombi shqiptar ! Rrofshin mësuesit shqiptarë !

Po këto muaj, në qeverinë e Nolit, Minga propozohet për portofolin e Ministrit të arsimit,  por u kundërshtua egër nga qarqet klerikale si njeri “laik në fushën e arsimit”. Ndërkohë që ka drejtuar arsimin e prefekturave Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Berat, ka luftuar me këmbëngulje,  dhe ia  ka arritur  të   pastroj  personelin  shkollor nga mësuesit filogrekë dhe filoitalianë.

Në dekadën  e viteve 1925-35, Jani Minga si inspektor i arsimit në Gjirokastër, hapi shkolla “të veçanta për vajza” si edhe shkolla profesionale deri edhe për rrobaqepësi dhe tezgjah. Ende mbahen mend mitingjet dhe fjalimet e Mingës në festat dhe peligrinazhet si tek Rrapi i Mashkullorës, tek varri i Koto Hoxhit,  në Qestorat, etj.

Më 1938, mësuesin e pasionuar, inspektorin e kudogjendur ndër shkollat e vendit, hartuesin e  disa librave shkollorë, kundërshtarin e paepur të qarqeve antikombëtare dhe klerikale, gojtarin e zjarrtë, të mezipritur  në mitingjet dhe në krye të ngjarjeve madhore të historisë shqiptare, e nxorën në pension…!?

Në prillin e vitit 1939, Minga rimblodhi në një miting të madh popullor banorët e Vlorës dhe protestoi ashpër me parrulla dhe fjalime,  duke i kërkuar  prefektit të Vlorës të spjegonte  lajmet e huaja për pushtimin fashist të Shqipërisë dhe të armatosnin popullin për qëndresë luftarake.

Gjatë viteve të Luftës së dytë botërore, si njera nga familjet me shumë influencë në qarqet e Vlorës dhe të Myzeqesë, mbështeti forcat çlirimtare. Fillimisht komanda italiane dhe më pas ajo gjermane, i ofruan poste të larta zyrtare Mingës dhe dy djemëve të tij, të porsadiplomuar. Pirro Mingës, i ofruan edhe detyrën e  kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Por Minga dhe   bijtë; Pirro e Mërkuri, refuzuan  gjithë   ofertat e  pushtuesve.

…Për hakmarje ndaj këtij qëndrimi atdhetar, nazistët gjermanë i arrestuan  djemtë e Mingës, i internuan në kampet e shfarosjes nga ku Pirroja nuk u kthye më, ndërsa Mërkuri mbeti viktimë e një  gjoja  aksidenti .

Kësisoj, mësuesi lufttëtar dhe patriot si ai, Jani Minga, e pagoi shtrenjtë qëndrimin përkushtues atdhetar jo vetëm me  burgosjet dhe persekutimin e tij e të familjes  gjatë gjithë jetës, por edhe me jetën e porsanisur të dy djemëve të tij.

Më 07 maj 1947, në një gjendje të vështirë  shëndetësore dhe ekonomike, vdiq mësuesi,  gojtari dhe  luftëtari trim e atdhetar, Jani Minga.

Presidiumi i Kuvendit Popullor e  ka vlerësuar me Urdhrin “Për veprimtari patriotike” dhe titullin e lartë “Mësues i Popullit”.

Një shkollë në qytetin e Vlorës mban bustin dhe emrin “Jani Minga”

***

Fjalimi i mësuesit  Jani Minga, ditën kur hapi shkollën e parë shqipe në qytetin e Vlorës, më 25 korrik, 1908:

 

“…Sot po hapim shkollën, atë që do t’i sjellë dritë qytetit tonë. Po vijmë të predikojmë këtu atë për të cilën iu dogj shpirti flakë rilindasve tanë, atë për të cilën kanë ëndërruar breza të tërë të popullit tonë…Në këto çaste duket se po na buzëqesh Skënderbeu se ai e di që duke mësuar, do dimë ta përdorim më mirë shpatën për ta shporrur anadollakun…Duket sikur gëzohen apostujt e Stambollit që shkrinë jetën e tyre për shkronjat shqipe…Përveç osmanllinjëve  dhe fqinjëve që na shikojnë me cmirë, armiku ynë është edhe analfabetizmi. Përpara pra, që ta shporrim këtë armik !”                                   .                                               

(Libri J.Minga-nga Z. Braho, Tiranë 1972; fq.57)                                                                                        

                                                                  ***

Fjalimi i J.Mingës, para votuesve, në zgjedhjet elektorale,1923:

…Popull div!

Në zgjedhjet që po bëjmë, parti nuk kemi. Vetëm një parti kemi; atdheun dhe ty ! Ju të dy përbëni idealin e shtrenjtë dhe vetëm për ju do zbresim sot në fushë të zhvillimit kombëtar për të zgjedhur  përfaqësuesit e tu në Kuvendin Kombëtar. Pasje s’kemi. Por kemi  pasjen më të madhe të nderit dhe të ndjenjave kombëtare…” (Po aty)

Tiranë,  gusht, 2022

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • katarakti says:
    September 6, 2022 at 1:11 pm

    Kêta janë heronj kombëtarë. Ka dhënë edhe 2 djemtë e tij për Atdheun. Por ështê luftuar pa mëshirë nga shqiptarët puthadorë të të huajve. Nuk kam ditur shumë për këtê Jani Mingën. Prandaj falenderoj autorin dhe gazetên për këtë shkrim. Heronjtë e luftës dhe të penës nuk duhen harruar kurrë. Dhe duhet të jemi krenarë për ta. Në kohën e sotme kemi edhe të tjerë, fëmijët e të cilëve kanë bërë shumë për Atdheun. Madje njëri hodhi edhe 27 veta në erë që ta “pastronte” Vatanin nga plumbat, fishekët dhe baruti që e kërcënonte!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 7, 2022 at 6:31 am

    Sipas gomerëve që komentojnë shpesh këtu, Jani Minga duhet të ketë qenë morr i kuq, sepse mbështeste Nolin, Avni Rustemin, nuk bashkëpunoi me italianët në 1920 e në 1939, ishte anti-nazist, fëmijtë e tij u bashkuan me NAÇL dhe pastaj u vranë prej gjermanëve.
    Pra, për ballistët e tipit Demo, Intelektuhale, Pikëpyetje, etj, Jani Minga është person negativ, sepse nuk u lëpiu prapanicën pushtuesve, ashtu si baballarët dhe gjyshërit e këtyre majmunëve pa bisht.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    September 7, 2022 at 4:00 pm

    Jani Minga, Jani Minga
    Me pushke e pene
    Dhe me opinga

    Jo per vete
    As per qenerine
    E dogji jeten
    Per Shqiperine

    Edhe i vdekur
    Ai na flet
    Mjere ata te gjalle
    Qe kane shume jete…

    Reply
  • Erdogan says:
    September 8, 2022 at 10:50 am

    Martir ne Albanistanin e krijuar nga Osmanet e Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Envereve, Mah-Muteve,Abdullaheve,Naimeve nuk ka qene vetem Janis Mingas me Psevdho-Onoma (Pseudonym) JAM.
    Por Aleksandros Stavros Drenova (Asdreni).
    Llazaros Sotiris Gushos (Lasgushi).
    Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) etj.
    Emrat si Jani,Kostantine,Jorgo,Pirros,Arxileas (Akili),Sokrat etj si edhe ato Turke nuk u lejuan nga Idioti dhe Armiku I Kombit Greko-Ilyre Enver Hoxha dhe Company.
    Lista me Emra Greke dhe Arabe nuk u lejuan.
    Ky eshte fact historike qe tregon me se Miri qe te vetequajturit Skiptare ishin Greke te pakten gjate periudhes 1100 vjecare Greke te Bizantit me Kryeqytetin e tyre Kostantinopolis. Identiteti,Kombesi,Ndergjegja,Politizmoi (Cultura “shqip”) etj nuk ka lidhje me Albanistanin e Sotem.

    Reply
  • Flatun Zanaj says:
    September 8, 2022 at 3:07 pm

    Kam qenë nxenes i Shkolles Pedagogjike “Jani Minga” – Vlorë dhe shume pak informacion kam patur per kete personalitet te madh te kombit tone. Gjithmone kam menduar, per te ditur diçka me shume rreth emrit te ndritur, qe mbante shkolla ime e mesuesise…Si une ashtu edhe bashkenxenesit e mi nuk e kemi ditur kete veprimtari atdhetare kaq te larmishme te ketij heroi, qe frymezon ndjenja te larta per pavaresi, kulture, perparim dhe unitet kombetar.
    Faleminderit shume, i nderuari Naun Kule! Rrofsh e qofsh gjithmone me te mira!
    Me plotesove nje deshire te hereshme, por jo vetem mua…
    Te dhenat e sakta dhe te dokumentuara per personalitetet me aktivitet te larte kombetar kane nje vlere te pakrahasueshme jo vetem arkivore, por sherbejne per njohjen e te shkuares, tregojne nivelin e kultures se kombit tone, perpjekjet dhe sakrificat e panumerta, frymezojne brezat e ardhshem, per te shkuar gjithmone perpara, duke theksuar se ne qender te suksesit eshte aresimi dhe dituria per te gjithe.
    Shqiptaret jane komb me nje te kaluar heroike, me personalitete yje, qe u shkrine per interesin e kombit dhe njeri nga keta yje, qe ndriçon dhe do te ndriçoje vazhdimisht, eshte Jani Minga.
    I paharruar emri dhe vepra e tij atdhetare plot vuajtje dhe sakrifica, ku me e madhja dhe mbi te gjitha qendron sakrifica e jetes se dy djemve te tij! Nderim per prinderit, qe e linden dhe e rriten kete personalitet te penes dhe te mendimit, nderim per Shenpremten e Semanit – Fier, ku Ai jetoi vegjeline e tij!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?