Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Japonia, Britania dhe Italia bashkëpunojnë për prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Japonia, Britania dhe Italia bashkëpunojnë për prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re
AktualitetBote

Japonia, Britania dhe Italia bashkëpunojnë për prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Britania, Japonia dhe Italia kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar për krijimin e një programi që synon zhvillimin e një avioni luftarak të avancuar, njoftuan sot ministrat e mbrojtjes. Marrëveshja vjen një vit pasi të tre vendet nënshkruan bashkëpunimin e tyre të parë në industrinë e mbrojtjes duke bashkuar përpjekjet e veçanta të Londrës dhe Tokios për avionin e gjeneratës së ardhshme.

Parlamentet e tre vendeve duhet të ratifikojnë marrëveshjen. Faza e përbashkët e zhvillimit të programit do të fillojë në vitin 2025, ndërsa pritet të përfundojë në 2035.

Si stafi menaxhues i Programit Global Compat Air (GCAP) ashtu edhe stafi industrial i programit do të vendosen në Britani, raporton Reuters. Drejtori i parë i programit do të jetë japonez, ndërsa drejtuesi i parë i organizatës së biznesit do të jetë italian, thuhet në njoftim.

- Publicitet -

“Asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë i vetëm në këtë nivel ekspertize që kombinon aftësitë dhe pajisjet tona, me dizajnin dhe aftësitë e linjave tona të prodhimit,” tha Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

“Ndërsa po përballemi me një pasiguri të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, mbrojtja ajrore vazhdon të jetë një sfidë kritike që ne duhet ta arrijmë,” shtoi Ministri Japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara nga Tokio, i shoqëruar nga Shapps dhe Ministri Italian i Mbrojtjes.

Avioni supersonik do të ketë teknologji stealth, si dhe një radar të aftë për të ofruar 10,000 herë më shumë të dhëna sesa sistemet aktuale, ka njoftuar qeveria britanike.

BAE Systems e Britanisë, Leonardo i Italisë, prodhuesi europian i raketave MBDA dhe prodhuesi i motorëve Rolls-Royce do të jenë pjesë e programit. Reuters ka raportuar se Mitsubishi Heavy Industries e Japonisë, Mitsubishi Electric Corp e Japonisë dhe prodhuesit e motorëve IHI Corp dhe Avio Aero janë gjithashtu të përfshirë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?