Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jeta e Berlusconit dhe skandalet: E quanin “të pavdekshëm”, la çdo grua…për një më të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Jeta e Berlusconit dhe skandalet: E quanin “të pavdekshëm”, la çdo grua…për një më të re
BoteKryesore

Jeta e Berlusconit dhe skandalet: E quanin “të pavdekshëm”, la çdo grua…për një më të re

Published: June 12, 2023
Shpërndaje

Silvio Berlusconi dha frymën e fundit sot. Ai ishte një nga politikanët dhe manjatët më të rëndësishëm të medias dhe sportit në Itali.

Ndërsa karriera e tij politike ishte në qendër të vëmendjes, shumë u interesuan edhe për jetën e tij të dashurisë.

Për shkak të energjisë që zotëronte, ai u quajt “i pavdekshëm” dhe adhuronte gratë. Ndonëse është martuar dy herë dhe me pesë fëmijë, Berlusconi ishte i njohur për romancat dhe aferat e tij të shumta, të cilat mund të shkaktonin admirim apo dhe polemika. Që kur bashkëshortja e tij Veronika Lario e la në vitin 2009 me arsyetimin se ai “shoqërohej së tepërmi me vajza të mitura”, Silvio e jetoi jetën në maksimum.

- Publicitet -

Një nga aferat më të famshme që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte Olivia Burato, e cila ishte shumë më e re se ai. Lidhja e tyre tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, si për shkak të diferencës në moshë, ashtu edhe për faktin që Berlusconi në atë kohë ishte i martuar.

Edhe në vitin 2010 nisi një hetim i gjerë për festat “bunga-bunga” të Silvio Berlusconit, ku dyshohet se ishin të pranishme shumë vajza të mitura. Megjithatë, Berlusconi doli nga të gjitha skandalet relativisht i padëmtuar, e në fund të fundit ai arriti të qëndronte në ujërat politike të Italisë.

Megjithatë, shumë gra nuk mund të mos e fajësojnë atë për skandalin që shpërtheu kur la të dashurën e tij prej shumë vitesh Francesca Pascal, e cila në atë kohë, në moshën 34-vjeçare, ishte, sipas fjalëve të tij, “shumë e vjetër për të.”

“Ai do të jetë i dashur për mua përgjithmonë. I uroj atij gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që të gjejë dikë që do të kujdeset për të si unë”, tha në atë kohë Françeska, e cila citohet nga mediat italiane si fajtore për prishjen e marrëdhënies. Domethënë, ajo dyshohet se ka insistuar vazhdimisht që Berlusconi të martohej me të, ndaj duket se ky qëndrim i ka prishur marrëdhëniet mes tyre. Kur Berlusconi i tha se po planifikonte të ndahej, ajo u befasua nga vendimi i tij.

Megjithatë, ata u ndanë paqësisht dhe Françeska qëndroi në vilën luksoze që Berlusconi i kishte blerë.

Pas Françeskës, Silvio filloi një lidhje me 33-vjeçaren Marta Fasina, e cila është 53 vjet më e re se ai. Ata u martuan në mars të vitit 2022. Megjithatë, ishte një akt simbolik për nder të lidhjes së tyre por jo një martesë e vërtetë.

Tani pas vdekjes, trashëgimtarët e tij nuk do t’i japin Martës asnjë cent të pasurisë së babait të tij prej 5 miliardë dollarësh. Megjithatë ajo u vesh me një fustan nusërie Antonio Riva prej dantelle franceze dhe me një pelerinë tre metra e gjysmë të gjatë. Çmimi i atij fustani ishte qenë 20 mijë euro, ndërsa BerlusConi veshi një kostum Armani, e asokohe u llogarit se dasma kushtonte rreth 400 mijë euro.

Berlusconi u akuzua gjithashtu se kishte paguar për seks balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur më mirë si “Ruby the Heart Stealer”, kur ajo ishte 17 vjeç.

Ai u përball me një gjyq që filloi në prill 2011. Megjithatë, një gjykatë e Milanos hodhi poshtë një vendim fajësie dhe një dënim me shtatë vjet burg të dhënë nga një gjykatë më e ulët në vitin 2013.

Ishte një nga skandalet e fundit që ndihmuan në përshpejtimin e rënies politike të Berlusconit.

Lidhje të dyshuara me mafian

Berlusconi nuk u gjykua kurrë për akuzat në lidhje me Cosa Nostra-n – mafian siciliane – por është pretenduar vazhdimisht se ai kishte lidhje me grupin.

Akuzat lindin kryesisht nga punësimi i Vittorio Mangano, një person me lidhje me mafian siçiliane. Berlusconi e punësoi Manganon si kopështar të vilës së tij në Milano.

Akuzat për korrupsion

Në vitin 2007, një regjistrim audio i një telefonate midis Berlusconit dhe drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Italian – Agostino Sacca – u bë publike.

Ishte pjesë e një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik të Napolit, ku Berlusconi dyshohej për korrupsion.

Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor në tetor 2012 në një rast që përfshinte rrjetin e tij televiziv Mediaset. Berlusconi u dënua me 4 vite burg.

Konfliktet e interesit

Një temë pothuajse e vazhdueshme në jetën e Berlusconit ishin akuzat për konflikt interesi. Veçanërisht kur ai ishte kryeministër, pasi një nga gazetarët vendas pretendonte se ai kishte hyrë në politikë për të shpëtuar kompanitë e tij nga falimentimi.

Akuza të tilla zakonisht përqendroheshin në përdorimin e tij të medias dhe marketingut për përfitime politike – pasi ai kishte kontroll të gjerë mbi pjesë të mëdha të shtypit italian.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?