Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jetojnë ende në epokën e gurit, eksploruesi viziton fisin ‘më të frikshëm’ të Amazonës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Jetojnë ende në epokën e gurit, eksploruesi viziton fisin ‘më të frikshëm’ të Amazonës
KurioziteteLifestyle

Jetojnë ende në epokën e gurit, eksploruesi viziton fisin ‘më të frikshëm’ të Amazonës

Published: November 10, 2023
Shpërndaje

Në thellësitë e pyjeve tropikale ekuadoriane, disa njerëz që çuditërsht jetojnë të lumtur edhe pse sipas ‘të civilizuarve’ ende në epokën e gurit dhe gjuetisë me shtiza, ecin të zhveshur mes xhunglës dhe duke vrarë majmunë me shigjeta të helmuara.

Studiuesi aventurier David Hoffmann arriti të kalojë rreth 100 orë me fisin Vaorani, një grup i pakontaktuar më parë në xhunglën e Ekuadorit, të cilët kanë gjithashtu përqindjen më të lartë të vrasjeve si brenda llojit të vet dhe mes të huajve që u afrohen.

Eksploruesi tha se e dinte se “kishte për të mësuar më shumë nga sa thotë rrëfenja, por jo kaq sa zbulova”. Waorani shumë rrallë veshin rroba, por kanë një botëkuptim të sofistikuar për mjedisin ku jetojnë, duke përdorur bimët për të krijuar mjekime të mrekullueshme ashtu si dhe helme të fuqishme.

- Publicitet -

David thotë se gjatë udhëtimit mori një infeksion në sy dhe shkoi për ndihmë te një doktor vendas. Në videon e tij në rrjetin Youtube, ai tregon: “Shkova te një shaman vendas për konsulencë mjekësore, shpresoja që të kishte diçka për të kuruar syrin. Ata më këshilluan qumësht gjiri, por kishte dhe shumë bimë të tjera për ta kuruar”. Rrjedhimisht infeksioni tij u largua pas mjekimit.

Burri tregon se çdo sipërfaqe në vendbanim është e mbushur me insekte e zvarranikë, por kjo nuk i shqetësonte fare vendasit. “Kam shumë pickime mushkonjash, insekte më vijnë në fytyrë dhe në rroba”, ankohet ai, duke shtuar se xhungla është një vend i rrezikshëm për ata që s’kanë eksperiencë”

“Kudo që të shikosh ka një merimangë apo një kafshë që kërkon të të vrasë”, thotë ai teksa i duhet të hajë gjëra të pamenduara më parë dhe të kurohet me bimë me shije të keqe, por që çuditërisht japin efekt të mrekullueshëm ndaj plagëve.

Fisi primitiv gjithashtu distilon një helm të quajtur ‘curare’ nga vreshtat e egër të xhunglës, të cilin e vendosin në majën e shigjetave të tyre, për të paralizuar kafshët e gjahut ose ato armike. Hushtat e tyre janë 1.5 metra të gjata me te cilat fryjnë shigjetat dhe godasin objektivin deri në 30 metra.

David përshkruan më pas një gjuetar Waorani që përgatit armën e tij: “Ai e hedh helmin në një enë të vogël, nxeh majën e shigjetës dhe e lyen me këtë lëndë në formë zifti të zi”. Më pas disa dhjetra maja të tilla, pasi i ka lënë të thahen, i vendos në çantën e tij. Ai del të gjuajë majmunë, derra të egër ose çdo gjë tjetër që gjen në botën e egër, nëse hahet ai e gjuan”.

Fiset Waorani nuk kanë kontakte me botën e jashtme që prej viteve 1950, kur u vranë misionarët e parë kristianë që hynë në territorin e tyre, madje edhe sot shumë degë të këtyre fiseve refuzojnë të kontaktojnë me të huajt.

Një degëzim i tyre, fisi gjysmë nomad Taromenane, ende flasim një gjuhë që nuk ka lidhje me komunikimet e njohura njerëzore, çka sugjeron se ata kanë jetuar të izoluar prej mijëra vitesh. Gjatë gjithë historisë kanë ekzistuar më shumë se 100 fise të izoluara Taromenane.

Në vitin 2013, raportohet se një grup fisnor Waorani kishin bastisur fiset rivale Taromenane duke vrarë dhjetra vetë, dhe prej atëherë është ruajtur reputacioni tyre si njerëz mizorë që marrin peng rivalët e tyre. Por në këtë rast Waorani pritën në shtëpitë e tyre dhe ndanë ushqimin me David duke u sjellë në mënyrë miqësore, prandaj reputacionet nganjëherë janë ndryshe nga realiteti, thotë eksploratori.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?