Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jezusi ishte i varfër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Vargje > Jezusi ishte i varfër
Vargje

Jezusi ishte i varfër

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

Nga ARBEN DUKA (1957-2021)

 

Krishti ka qenë me më të varfrit,

- Publicitet -

dhe më të dobëtit-kam kuptuar,

një Vatikan mbytur në luks,

nuk mund të jetë i adhuruar!

 

Me fetë e tjera nuk përzihem,

mjafton një fe për çdo njeri,

po dhe xhamitë në qiell ngrihen,

kupolat-dhjetëra ton flori!

 

Me fukaranë dhe të shkretin,

dua të jem krejt i përpiktë,

se është ky luks me realitetin,

në më të madhen kontradiktë!

 

Që e kanë derdhur në flori,

Jezusi im sikur ta dinte,

do kthehej dhe me neveri,

bustet e veta do t’i shkrinte!

 

Dhe Papës vetë do t’i bërtiste,

si ç’u bërtiti farisenjve,

florinë e busteve do shiste,

t’u jepte bukë fukarenjve!

 

Ne dimë historinë e pastër,

Krishti në Kryq ishte një tmerr,

Jezusi ishtë një i varfër,

e bëri feja miliarder!

 

Kur varfëria qan në Botë,

dhe i ndjek brezat si mallkim,

mua më duket krejt i kotë,

ky luks pa fre e ky shkëlqim!

 

Pyes e pyes unë pasosur,

si i besoni-o fatzinj,

ca plakaruqë të dhjamosur,

që mbushën arka me florinj?!

 

Nuk është e sotmja histori,

kjo që tani po ju rrëfej,

mund ta shikojë çdo njeri,

sa babëzi ka gjithandej!

 

Unë shkruaj dhe në pikë të lotit,

dhe nuk kuptoj gjë përsëri,

nuk e kuptoj pse Kishë e Zotit,

ka mbledhur super pasuri?!

 

Të pyes ty-moj Shën Mari,

kur sheh si lutet një pabuks,

në të vërtetë si ndihesh ti,

kur të rrethon gjithë ai luks?!

 

Në fakt u ngritën ato kisha,

t’i shtonin Zotit madhështinë,

po unë Zoti po të isha,

në këmbë s’do lija një ngrehinë!

 

Ndryshe piketat do t’i vija,

do bëja punë më të holla,

shumë më pak kisha dhe xhamia,

e shumë spitale edhe shkolla!

 

Nëse tani në Tokë do vinte,

I madhi Zot me emrin Krisht,

shumë jetimore do të ngrinte,

dhe shumë azile natyrisht.

 

Në këtë luks s’do mbretëronte,

se do qe larg nga fukarenjtë,

pa diskutim do t’i rrafshonte,

kishat që ngritën farisenjtë!

 

Dhe kjo vërtetë ka për të ndodhur,

lum si ata që do jetojnë,

luksi i kishës na ka lodhur,

sa na ka bërë të mos besojmë!

 

Dhe kur të vijë për herë të dytë,

s’do vijë me paqe-po me drapër,

të korrë gjithë padrejtësitë,

se Krishti im është një i Varfër!

 

Krishti nuk është me të këqijtë,

nuk është një strehë për maskarenjtë,

është një kamxhik për fajdexhinjtë,

një dritë e shpresë për fukarenjtë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?