Nga Gjergj Erebara
Të përballur me ortekun e fakteve të grumbulluara nga prokurorët në lidhje me atë që politikisht mund të gjykohet si korrupsion sistemik në prokurimet publike, apogjetë e qeverisë kanë bombarduar publikun e paktë që ka ende veshë për të dëgjuar me deklarata që normalisht do të të kallnin datën, për fundin e demokracisë dhe vendosjen e diktaturës. Këto pretendime nuk duhet të na heqin vëmendjen nga problemi i vërtetë i vendit, ekzistencën, jo aq shumë të një Republike Prokurorësh se sa të një Republike Prokurimesh të vjedhura.
Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e gjithësecilit prej nesh.
Në një koment të tillë, një avokat, pasi u shpreh i bindur për pafajësinë e znj. Balluku, shpalli fundin e demokracisë shqiptare dhe fillimin e asaj që përshkruhet si “republika e prokurorëve.” Ndërsa në një media tjetër, lexuesi paralajmërohet për rrezikun fatal që kryeministri të sëmuret, dhe që vendi të mbetet pa kryeministër, në kushtet kur zv/kryeministrja është pezulluar nga gjykata ndërsa situata është as më pak e as më shumë një “krizë institucionale”, një “krizë kushtetuese” e tmerre të tilla të ngjashme. Madje është përmendur për të përshkruar këtë situatë edhe togfjalëshi “grusht shteti”.
Termi “republikë prokurorësh” është përdorur në Itali vite më parë për t’u ankuar se pse politikanët po përballen me drejtësinë dhe duhet të japin llogari para saj, në një kohë kur edhe Italia në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, ashtu si edhe Shqipëria sot, kishte skenë politike të korruptuar, me lidhje të shumëfishta mes politikës dhe krimit, gjë që u godit përmes proceseve të njohura si “mani pulite”, në të cilat, gjashtë ish-kryeministra, më shumë se pesëqind deputetë e ish-deputetë dhe mijëra zyrtarë të niveleve të tjera u vunë nën hetim. Procesi solli, si efekt anësor, shkatërrimin e disa partive politike apo detyrimin për transformim tërësor të tyre si dhe një valë politikanësh në ekzil.
Situata, natyrisht që në shkallë më të vogël, duket e ngjashme në Shqipërinë e sotme. Pas dekadash në të cilat klientelizmi politik ishte faktori vendimtar në fitimin e zgjedhjeve, dhe aftësia për të vjedhur më shumë e më shpejt ishte përcaktues në suksesin elektoral, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përbërë nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ia ka dalë, brenda më pak se pesë viteve, të dënojë një ish-ministër, të dërgojë për gjykim dy ish-kryeministra, të përcjellë në arrati një ish-zëvendëskryeministër dhe të ngrejë akuza ndaj zëvendëskryeministres aktuale Belinda Balluku, zyrtari më i lartë deri më sot që përballet me drejtësinë, ndërsa është në detyrë.
Dokumentet e rrjedhura në media, konkretisht vendimi i gjykatës që caktoi masën e sigurisë, duket se konfirmon atë që shumë e kanë marrë me mend që më herët. Jo se më herët na mungonte informacioni për të kuptuar se prokurimet publike janë false, se fituesit janë të paracaktuar dhe se zyrtarët politikë, ata të cilët teorikisht nuk mbahen dot përgjegjës për shkeljet në prokurimet publike sepse nuk kanë rol ligjor në prokurime, janë në fakt gjysmëperënditë e plotfuqishme që caktojnë kush fiton dhe kush humbet, kush bëhet i pasur e kush mbetet i varfër, por provat e mbledhura nga prokurorët dhe oficerët e SPAK duket se ekspozojnë natyrën sistemike të problemit.
Zyrtarisht Belinda Balluku është marrë e pandehur për manipulimin e dy tenderëve, për të cilët prokurorët kanë prova, bindëse jo vetëm për ne, por edhe për gjykatën që vleftësoi masën e sigurisë; por të dhënat e paraqitura sugjerojnë se edhe tenderët e tjerë janë gjithashtu të manipuluar, me fitues të paracaktuar dhe me zyrtarë të cilët, në komunikimet private, nuk kursejnë sarkazmën për të thënë se po flitet për tenderë të hapur ndërkombëtarë.
Natyrisht që nuk mund të presësh që prokurorët të zbulojnë prova për secilin nga tenderët e manipuluar dhe ligjërisht këto tenderët e tjerë për lotet e panumërta, të projektit të unazës apo të projekteve të tjera, nuk janë të manipuluara. Por ne si qytetarë duhet të jemi qorra nëse nuk e vëmë re se hija e manipulimit është në secilin prej tyre.
Balluku, e cila nga posti i ministres nuk organizon tenderë, sepse posti i ministres është ai që vendos se ku do të investohen paratë e taksapaguesve, ndërsa prokurimet janë punë teknicienësh jopartiakë e jopolitikë, rezulton që jo vetëm përcakton fituesit, por edhe ajo që përcakton humbësit. Pronarët e kompanive të ndërtimit të rrugëve duket se negociojnë kriteret me zyrtarët që kryejnë prokurimet, ndërsa në një komunikim, Balluku urdhëron drejtorin e rrugëve të mos japë asnjë kontratë “në Republikën e Shqipërisë”, për një kompani të padëshiruar, sepse sipas informacionit që ajo disponon, një deputet i opozitës në atë kohë është përfitues potencial i kompanisë që në letra është nën pronësinë e tjetërkujt.
Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë zë zakonisht pjesën e luanit në fondin e investimeve publike. Për shembull, sipas ligjit të buxhetit të vitit 2026, fondi i përgjithshëm i investimeve publike me burime të brendshme është 126 miliardë lekë, ndërsa pjesa e menaxhuar nga Ministria e Infrastrukturës është 56 miliardë lekë ose 44% të totalit.
Përgjatë dekadës së fundit, janë në rendin e disa miliardë eurove shumat e prokururara në ndërtime rrugësh me çmime pabesueshmërisht të larta, ndërkohë që rrugët realisht të përfunduara janë shumë pak dhe cilësia e atyre të përfunduara është për të ardhur keq.
Shenjat që korrupsioni është i gjithëpërhapur në sektorin e ndërtimit të rrugëve janë në fakt, të hershme. Në vitin 2008, ish-ministri i Infrastrukturës Lulzim Basha shpëtoi nga përndjekja penale pasi Gjykata e Lartë, e cila në atë kohë kishte përgjegjësinë për të gjykuar zyrtarët me imunitet, anëtarët e së cilës zgjidheshin në një masë të konsiderueshme politikisht nga parlamenti, rrëzoi hetimin për shkaqe procedurale. Ndërsa në vitin 2015, Autoriteti i Konkurrencës, identifikoi një rast flagrant të manipulimit të tenderëve për lotet 1,2 dhe 3 të Unazës së Madhe, segmentet nga TEG për te Bregu i Lumit të Tiranës, manipulim i njohur në literaturë si “tender me rotacion”. Sipas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, një duzinë me kompani ndërtimi u ndanë në tre konsorciume dhe secila fitoi një prej loteve dhe hodhi ofertë humbëse për dy lotet e tjera.
Autoriteti i Konkurrencës vëren në vendimin e vet se gjithsesi, hetimi i saj nuk arriti të gjejë marrëveshje të fshehtë mes operatorëve sepse manipulimet e mundshme dukej se ishin kryer nga vetë autoriteti kontraktor. […nuk gjenden elementë të cilët vërtetojnë marrëveshjen ndërmjet kompanive fituese dhe konkurruese, por është sjellja e Autoritetit Konktraktor ajo që e ka bërë procesin dyshues për manipulime të mundshme të procedurave të prokurimit…] shkruhet në vendim.
Tenderi për lotin 4, për të cilën Balluku është marrë e pandehur e dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë në tenderë” në bashkëpunim, është hapur njëkohësisht me tenderët për lotet pesë, gjashtë e shtatë, ndërsa pjesëmarrësit në proces dukshëm tregojnë sjellje kaotike njësoj si në rastet e tenderëve të mëparshëm për lotet 1,2, e 3. Në këto tenderë që i përkasin vitit 2021, disa kompani nuk hedhin ofertë, disa të tjera skualifikohen për mosplotësim të kritereve ndërsa kompania e shpallur fituese, sipas konkluzioneve të prokurorëve, duhej të ishte skualifikuar gjithashtu për të njëjtat arsye të skualifikimit të pjesëmarrësve me oferta më të ulëta.
Me pak fjalë, kriteret janë false. Vendimmarrja është arbitrare. Zyrtarët përcaktojnë fituesit ndërsa shqyrtojnë imtësisht kriteret e paplotësuara të konkurrentit që duhet të skualifikohet dhe dështojnë të shohin kriteret e paplotësuara të konkurrentit. Nëse do të sigurohesh që një kontratë fitohet nga një kompani e caktuar, vendos një kriter për të cilin je i informuar se asnjë kompani tjetër nuk mund ta sigurojë brenda afatit të shkurtër nga shpallja e njoftimit deri te mbyllja e tenderit. Është i njohur në këtë drejtim kriteri i pasjes së një vinçi me fuqi 300 tonë, pavarësisht nëse në punimet në fjalë nevojitet apo jo një pajisje e tillë.
Natyra masive e manipulimit të prokurimeve publike me vlerë dhjetëra miliona euro sugjeron nga njëra anë se puna e SPAK nuk përfundon këtu, se është shumë e arsyeshme që të gjitha kompanitë përfituese të shkeljeve ligjore të Ballukut e të të tjerëve të vihen nën hetim të ndjekjes së zinxhirit të parasë, për të identifikuar transferimet potencialisht korruptive nga bilancet e këtyre kompanive te persona të tjerë.
Hetimet në të shkuarën nuk kanë munguar, fjala vjen, tenderi me rotacion i loteve 1,2 dhe 3 të Unazës u hetua pa konkluzion nga Prokuroria e Tiranës.
Ajo që duket se ka ndryshuar aktualisht me SPAK është gatishmëria e prokurorëve dhe hetuesve dhe gjyqtarëve për të mos mbyllur sytë përballë provave që janë ulëritëse.
Në çdo rast, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për ndonjë komplot imagjinar nga prokurorët dhe gjyqtarët kundër “demokracisë” së vendit. Puna e prokurorëve kontrollohet nga gjykata, puna e së cilës kontrollohet nga një gjykatë më e lartë. Problemet e Belinda Ballukut apo kujtdo tjetër me drejtësinë janë probleme individuale dhe nuk bartin as më së largu, rrezikun për katastrofë kushtetuese.
Gjatë zgjedhjeve të fundit, frika mes qytetarëve ishte ajo që vërehej anekënd Shqipërisë. Frika nga pushteti që i lë qytetarët në paqartësi ligjore dhe që përdor inspektoratet dhe punësimet e pushimet nga puna në diskrecion politik si mjete shantazhi, ndërsa pronarë kompanish kontraktuese shtetërore nga u shfaqën si agjentë elektoralë.
Nëse duhet të shqetësohemi, duhet të shqetësohemi për “republikën e prokurimeve”, atë që ushqen sistemin klientelist korruptiv dhe që ka vrarë sakaq demokracinë si sistemi ku ballafaqohen ide se çfarë mund të bëhet më mirë përmes qeverisjes, me sistemin ku manipuluesi më i madh i prokurimeve publike ka më shumë para në dispozicion për të blerë vota dhe më shumë pushtet për të shantazhuar votuesit dhe rrjedhimisht siguron fitore më të mëdha elektorale se sa konkurrenti i tij i cili, mund të jetë gjithashtu i korruptuar, por jo njësoj i aftë me fituesin.
Reporter / Karikatura nga Medi Belortaja

Kur gazetaret i japin perparesi ndergjegjes profesionale, mund te kemi shkrime te tilla. Megjithese te pakta, keto kane me shume peshe se te gjitha shkarrashkrimet e pafundme te mercenareve mediatike te pushtetit.
Ky eshte edhe nje tregues se arroganca dhe abuzimi me pushtetit, korrupsioni dhe hajduteria, kane arritur klimaksin e tyre; aq sa edhe gazetare, qe perndryshe nuk identifikohen me opozite e aq me pak me te djathten, te bejne shkrime te tilla.
Me ane tjeter, se ne keto rrethana te mbrapshta qe ka krijuar narkoregjimi cudirat jane bere te rendomta, kemi edhe gazetare apo opinioniste deri dje kritik te zeshem me regjimin, porqe sot, me apo pa dashje bejne lojen e tij, duke hyre me vetedije ne ingranazhet e propagandes se tij.
Eshte interesant ky fenomen. Po marrim rastin me te mire; qe dmth se nuk jane blere ( mbase me te vertete mund te jete edhe keshtu), porqe gjithsesi jane bere pjese e propagandes.
Kam pershtypjen se kemi te bejme me nje fenomen me shume te rrafshit psikologjik por edhe sociologjik.
Une kam kete shpjegim: propaganda e regjimit eshte aq e fuqishme, sa forca e saj gravitacionale eshte ajo e nje vrime te zeze qe thith gjithcka qe ndodhet a kalon prane saj.
Kjo shpjegon, se pse opinioniste shume kritike me regjimin deri dje, sot jane mbrojtesit me te flakte te “grushtit te shtetit” te “republikes se prokuroreve” qe pezulluan Ballukun.
Keshtuqe shkrimi i mesiperm ka vlere, sepse thote jo, grushti i vertete i shtetit eshte “republika e prokurimeve”. Te kuptohemi, jo se thote ndonje gje te re, se kete po themi perdite, por kjo ka vlere, pikerisht se autori i shkrimit nuk eshte apo nuk identifikohet me opozitaret.
Ka te njejten vlere, sic kane shkrimet e Lubonjes a Bushatit, dy analiste te majte, qe thone se kjo eshte qeveria me e korruptuar ne historine e shtetit shqiptare, se ky eshte nje regjim, se ky eshte nje narkoshtet, se kjo eshte nje diktature e llojit te vet.
Nese nje opozitari, nje demokrati a nje te djathti, mund t’ia hedhesh te njejtin argument, se kete e bejne nga urrejtja per Ramen, ngaqe jane berishiste – te njejten nuk mund ta thone per Lubonjen a Bushatin; dhe aq me pak t’i akuzojne per berishiste.
Artikulli në ditën e SODIT,kur GJK,shqyrton masat për BALLUKU,I vjen në ndihmë jo vetëm GJK POLITIKE 100 %,Por edhe berishistëve që me SMS(punë fëmijësh si letra anonime për Erin) po çudisin boton,Pasi kan ndikuar për plotësimin e dosjes 1000 faqe.
Asnjë idiot nuk po thot se TË KORRUPTUARIT 35 VJEÇAR të mos gjykohen e dënohen,Por për faktin e një REPUBLIKËN E PREKURORVE SELEKTIV,ku po arrestojnë vetën MAJTAS,ku djathtas është bër kërdia.
Nuk është njëlloj arrestimi i Ministrave për TENDERA,me Ata që kan VRAR NJËRZ NË GËRDEC,BULEVART,MBI 70 VILA,Grysjte Shteti,Thyerje Embargoje të OKB,etj.
Shkarkimi nga detyra e ZV.KM,duhej bër në zbatim të proçedurave,përmes KUVËNDIT QË E KA VOTUAR DHE JO TË 1 PREKURORI E 1 GJYQTARI PËR FAT TË KEQ MILITANT.
Fakti që dosja hetimore del në MEJHANE PËR QËNT E RRUGËS,PO PREJ PREJURORVE ËSHTË SKANDAL NË DREJTËSI.
Po del që SPAK,po del mbi GJKKO,etj dhe jo më mbi QEVERRINË,KUVËNDIN,PRESIDENTIN është ULËRITSE.!
ZOTI E SHPËTON SHQIPËRINË.
Fakti që nga 1992 janë vjedhur nga Politikanët,Magjistratët( 85 % të kapur nga VETINGU)Vipat,Horrat..mbi 500 mild.$ dhe nuk janë sekuestruar,Është vaji i GJYQSORIT ME VULË E ÇEKANIN E DREJTËSISË TË BERISHUZMIT 92.
Nxjerrje nga burgu me DOLLAR,EURO të hajdutve e kriminelve(Si DRITAN DAJTI QË VRAU 4 POLICË,me babin kuzhiber të Salit President)po i adhuron Prek.& Gjyqtarët e plepave 6 mujor.!
Po del se SPAK nuk jep kurkund llogari dhe po del mbi të gjitha palët,edhe Kuvëndin e Shqipërisë ULURITËS.!
Zotri: E keqa më e madhe në një shtet në demokratik HIBRID SI JONA,ËSHTË PARSOR.
Vëndin e drejton QEVERIA E ZGHEDHUR NGA POPULLI,Ndërsa SPAK nga KLP..shok e miq oligark,që nuk bëjnë asnjë punë.
Ndaj,KM ka të drejtë ti drejtohet GJK për harmoni kompetencash në një drejtësi adoleshente selektive,duke mbushur burgjet me të parabugosit 64 % më shumë se në BE.
FLM DITA.
Vetem titulli i shkrimit nga Gjergj Erebares mjafton per ti thene te gjitha – ketu nuk eshte dashur Vetting per Drejtesine sa eshte dashur e duhet nje Vetting gjigand per Prokurimet e Koncesionet.
Vetem nese ai Vetting behet, mund ti kthehen arkes shtetit qindra milione Euro te vjedhura neper Prokurime, Tenderime. Gjithashtu ai Vetting nxjerr dhe para opinionit Hajdutet emer-mbiemer e postet qeveritare qe kane pas ose kane.
Bera nje koment ketu, por po nuk u shfaq menjehere nuk kalon me. Ka ndonje problem teknik?
Tek komenti qe s’me ka kaluar (?!) kam thene qe duhet krijuar nje kompani nen kontrollin e ministries Se ekonomise qe te beje rruget. Pa tendera, private, fitues si recepsionisti i spitalit qe kur eshte pushim ben edhe 2km unaze kryeqytet I per 40mln euro.
Ethem Lalaj deri diku ka te drejte qe nuk po denohen krimet e meparshme te Saliut e kohes se tij . Por eshte nje e keqe e qeverise se majte qe me krimet dhe vjedhjet galopante qe po ben d0sjet e reja qe duhen frenuar sa me shpejt, nuk lejojne kohe per rishikimin e dosjeve te kaluara . E fundit, Ethem Lalaj qe pretendon se komenton me emer e mbiemer origjinal , qe pretendon se eshte nga CURUSHI nuk tregon aspak nga shkrimet qe ben te jete i asaj zone ! Vetem ne krye te diskutimit te sotem ku thote : Artikulli ne diten e Sodit , dhe ne shume artikuj te tjere tregon se eshte enverist por jo me emer real.
Njera nuk perjashton tjetren! Gazetari duhet te jete miop te mos shohe te verteten qe te dyja jane te verteta, njehere njera merr me shume prioritet dhe ndonjehere tjetra! Por problemi eshte se tpothuaj te gjithe gazetaret ose jane medioker ose te shitur! Te gjithe pervec ndonje gazetari nje ketu e nje atje!
VO:
-Për shpifsit që kan dyshim se nuk e kam EMRIN REAL,Ndonse thon se jam nga ÇORRUSHI..Pra mashtrojnë veten sikurse SALIU KAMELEONI,HIPOKRITI,HAJDUTI,VRASËSI..
Po,E kam emrin REAL..Dhe jo ANONIM,si të tjer STRUC AFRIKAN.!Nga ÇORRUSHI I TRIMIT M.SHEHU,ISH KOLONEL NË USHTRI,I FUTUR NË BURG NGA SB 1996 PËR VITAT,IKUR NË GREQI 96,97..I KËRCËNUAR PREJ TIJ
VOTOI E.RAMËN SE MË SHTOI PESIONIN NGA 20 NË 2013,NË 50 SOT.!
Kush të dojë të bëj KLIKIM NË WATSAPO,MESENXHER për tu ballafaquar.!
Është koha të kontribuojmë për Shqipërinë e marr peng nga SPIUNËT E UDB ASFALISË,KGB,FBI..Ku kan kapur DREJTËSINË 100 % që nuk u sekuestrojnë pasurinë vipave nga 1992 mbi 500 mild.$.
Pa ikur Non Grata dhe ribërja e PD,nuk ka qetësi,Demokraci nuk ka BE.
Edhe sikur ROJA E SHQUP të zgjidhet në krye të PD,RAMA RREZIKOHET NË 2029.!
FLM DITA.
VO:
-Për shpifsit që kan dyshim se nuk e kam EMRIN REAL,Ndonse thon se jam nga ÇORRUSHI..Pra mashtrojnë veten sikurse SALIU KAMELEONI,HIPOKRITI,HAJDUTI,VRASËSI..
Po,E kam emrin REAL..Dhe jo ANONIM,si të tjer STRUC AFRIKAN.!Nga ÇORRUSHI I TRIMIT M.SHEHU,ISH KOLONEL NË USHTRI,I FUTUR NË BURG NGA SB 1996 PËR VOTAT,IKUR NË GREQI 96,97..I KËRCËNUAR PREJ TIJ
-VOTOI E.RAMËN SE MË SHTOI PESIONIN NGA 20 NË 2013,NË 50 SOT..dhe nuk ka vrar njërz,Si krimineli Planrtar..FATKEQSI KOMBI..
Kush të dojë të bëj KLIKIM NË WATSAPO,MESENXHER për tu ballafaquar.!
Është koha të kontribuojmë për Shqipërinë e marr peng nga SPIUNËT E UDB ASFALISË,KGB,FBI..Ku kan kapur DREJTËSINË 100 % që nuk u sekuestrojnë pasurinë vipave nga 1992 mbi 500 mild.$.
Pa ikur Non Grata dhe ribërja e PD,nuk ka qetësi,Demokraci nuk ka BE.
Edhe sikur ROJA E SHQUP të zgjidhet në krye të PD,RAMA RREZIKOHET NË 2029.!
FLM DITA.
Si gjithmone Kapterr Ethem Lalaj traplliqet me te medha i hedh ne 2 kopje, si mase paraprake per te bindur kedo se eshte 2 here trap.
Mqenese qeveria eshte mbushur me koorupsion, te mbyllim nje sy ndaj “drejtesie” se re qe merret me arka peshku, celulare, breke grash, e te tjera vogelsira me letra anonime, dhe te mos protestojme perse nuk denohet agjenti serb-rus-grek SB per krimet e pa numurta qe ka bere?
Korrupsionin e orkestron paraja dihet. Por kush po e orkestron “drejtesine e re”?
Perse vetem majtas hap procese penale? Po llumrat e PD-s jane engjej?
Llogjika dhe moralii shendoshe i publikut prevalon mbi çdo gazetaruc si ky artikull shkruesi. Shikoni per ke voton shumica e popullit dhe pastaj komentoni me shkrime. Jepini te drejte shumices.
per Dajti – meqe shumica ka votuar Ballukun p.sh, duhet ta leme ate te vjedhe neper tenderime 4 vjet rehat e pas 4 vitesh ajo del ne fushate me xhepat plot e nuk e ka problem fare te votohet e ster-votohet serish fale ketij fukaralleku qe voten e shet gjithnje me lire! Atehere c’na duhet Drejtesia kur Hajduteria ka certifikate nga KQZ? Mjaft kemi shumicen qe voton hajduterine e te vazhdojme e zbrazim kete vend deri sa te mbesin ketu vetem qeveritaret e sejmenet e tyre.