Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo vetëm Elbasani, ja cilat janë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Jo vetëm Elbasani, ja cilat janë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Jo vetëm Elbasani, ja cilat janë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

Published: September 25, 2025
Shpërndaje

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.

- Publicitet -

Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.

Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duk e prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.

Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.

Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.

Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.

Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.

Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.

Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.

Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës.

Monitor,al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • info analitike says:
    September 25, 2025 at 11:00 am

    Kete gje e kam permendur ne komente sa here me eshte dashur te perballem me nostalgjiket e kohes se merhunit qe krenohen me “arritjet” e asaj kohe. Jane kosto afatgjata qe popullata i ka vuajtur e do te vazhdoje ti vuaje. Mendoni frutat e perimet qe rriten ne ato zona qe behen transmetues te gjithe atyre pislleqeve tek njerezit, pa folur per ujin, ajrin etj. Asnjehere nuk eshte bere nje hulumtim mbi efektet shendetesore sepse propaganda duhet te beje te veten ama sot duhet te mendoni per te ardhmen tuaj e te femijeve sepse eshte viti 2025 e supozohet qe te jeni ndergjegjesuar. Mos shkoni pas sharlataneve te politikes por mendoni te miren tuaj. Lerini Veliajt, Saliajt e Ediajt se e kane ne terezi.

    Reply
  • Vl says:
    September 25, 2025 at 3:07 pm

    Po kush nga qytet n’a ngeli se sipas artikullit te gjitha jan katran.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?