Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo vetëm Will Smith, kush janë të famshmit që u ndalohet pjesëmarrja në ceremoninë e Oscars 2023?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Jo vetëm Will Smith, kush janë të famshmit që u ndalohet pjesëmarrja në ceremoninë e Oscars 2023?
Kulture

Jo vetëm Will Smith, kush janë të famshmit që u ndalohet pjesëmarrja në ceremoninë e Oscars 2023?

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

“Oscars” e këtij viti do të bashkojë yjet më të shquar në industrinë e argëtimit në Teatrin Dolby, i cili ka qenë vendi i ceremonisë që nga 2002-shi. Megjithatë, marrja e një ftese për këtë ngjarje nuk është një garanci për çdo personazh të famshëm të Hollywoodit.

Në të kaluarën, disa emra të mëdhenj u ndaluan të marrin pjesë në “Oscars”, ku Will Smith është më i fundit. Aktori i “Men in Black” goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë transmetimit të “Oscars 2022”, pasi ai bëri komente për gruan e Will, Jada Pinkett Smith.

Çmimet “Oscar” njoftuan menjëherë se Will nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit për dhjetë vitet e ardhshme.

- Publicitet -

Smith nuk është i vetmi. Richard Gere, i cili luajti në disa nga filmat më të dashur të të gjitha kohërave, si “Pretty Woman” dhe “An Officer and a Gentleman”, u ndalua për 20 vjet.

Në vitin 1993, Richard denoncoi qeverinë kineze gjatë paraqitjes së tij në skenë në “Oscars”, ku ai duhej të prezantonte vetëm një çmim për ‘Regji’. Aktori shprehu zhgënjimin e tij për konfliktin e vazhdueshëm të Kinës me Tibetin dhe sugjeroi që Kina të tërheqë trupat e saj dhe të lejojë Tibetin të jetë i pavarur.

Për këtë, Akademia e ndaloi aktorin të mos merrte pjesë në “Oscar” për dy dekada. Aktori tashmë i ndjerë, Carmine Caridi, ylli i “The Godfather”, ishte personi i parë që u përjashtua nga Akademia.

Në vitin 2004, ai u kap duke prodhuar disa kopje të filmave të nominuar, gjë që ishte një shkelje e rregullave në këtë event madhështor. Akademia gjithashtu ndaloi disa të famshëm të tjerë për arsye më serioze: Bill Cosby u ndalua pas akuzave për sulm seksual.

Ndërsa regjisori Roman Polanski u përjashtua nga Akademia në vitin 2018, më shumë se 40 vjet pasi ai u akuzua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare. Harvey Weinstein u ndalua gjithashtu në vitin 2017 pasi u akuzua për raste të shumta të sulmeve seksuale.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës
  • SPAK dërgon për gjykim “kokat” dhe ushtarët e klanit ‘Çopja-Çela’
  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë

Komentet e Fundit

  1. L on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Valbona on Shën Votuesi!
  3. Pensionisti i Muradijes on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. AI on Shën Votuesi!
  5. Nasti on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?