Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë
KronikeLajmi i fundit

“Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë

Published: November 7, 2026
Shpërndaje

Një shqiptar, i identifikuar si Nikolin Pali, 44-vjeç, i arrestuar në Athinë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2020 në Lutraki të Greqisë, dyshohet se ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy vrasjet që shqiptari dyshohet se ka pranuar janë kryer përpara vitit 2002. Pas këtyre ngjarjeve, ai ishte larguar drejt Greqisë për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Ndërkohë, burimet ngrenë dyshime se personi i identifikuar si Nikolin Pali mund të jetë në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe me emrin Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë grabitjeje në bashkëpunim.

- Publicitet -

Autoritetet shqiptare kishin publikuar gjithashtu një njoftim kërkimi, sipas të cilit personi në fjalë ishte dënuar me 22 vite burg për vrasje.

Vrasës me pagesë në Greqi, i kërkuar për krime në

Policia greke e konsideron 44-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i cili dyshohet se merr përsipër edhe vrasje kundrejt pagesës. Hetuesit po verifikojnë përfshirjen e tij në dy vrasje të tjera, të cilat kanë karakteristikat e ekzekutimeve me porosi.

Ndaj tij rezultonin në fuqi gjashtë vendime gjyqësore dënimi për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje me dashje, grabitje të përsëritura dhe shkatërrim të pronës së tjetrit me zjarr.

Arrestimi gjatë operacionit policor në Athinë

Autoritetet greke e lokalizuan të kërkuarin pas grumbullimit dhe analizimit të informacioneve nga strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit.

Policia organizoi një operacion në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, ku 44-vjeçari jetonte duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

Në operacion morën pjesë edhe forcat speciale të policisë greke, EKAM, ndërsa gjatë ndërhyrjes ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i prokurorisë.

Sipas policisë, autoritetet e arrestuan shqiptarin përpara se ai të kryente një tjetër sulm të dyshuar.

Vrasja e ish-partneres dhe bashkëjetuesit të saj në Lutraki

Ngjarja për të cilën shqiptari është dënuar në mungesë ndodhi gjatë natës së 10 duke u gdhirë 11 tetori 2020, në një banesë pushimi në Lutraki, në rajonin e Korinthit.

Sipas hetimeve, ai vrau me sëpatë ish-partneren e tij me origjinë ukrainase dhe partnerin e saj të atëhershëm, një farmacist nga zona.

Pas vrasjes së dyfishtë, autori mori para dhe bizhuteri që u përkisnin viktimave. Më pas, ai largoi automjetin e gruas nga vendngjarja dhe i vuri flakën në një zonë të izoluar.

Për këtë krim, drejtësia greke e ka dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme.

Vrasës me pagesë në Greqi, i kërkuar për krime në

Gruaja që vrau në Lutraki

Armë, granata dhe dokumente të falsifikuara në apartament

Gjatë kontrollit në apartamentin ku qëndronte shqiptari, policia greke gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri, dy granata plotësisht funksionale, dy mekanizma ndezës për granatat, tri palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, por me fotografinë e 44-vjeçarit.

Përveç vendimeve të mëparshme të dënimit, autoritetet e arrestuan edhe për ushtrim dhune ndaj punonjësve të administratës dhe përfaqësuesve të drejtësisë, falsifikim dokumentesh, si dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe të huajt.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare dhe arrestimi i një gruaje

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Policia Greke shkëmbeu informacione me autoritetet shqiptare përmes zyrave të Interpolit.

Nga ky komunikim rezultoi se ndaj të arrestuarit ekzistonte një njoftim ndërkombëtar kërkimi, i lëshuar nga autoritetet shqiptare, për tentativë grabitjeje me armë, të kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, policia arrestoi edhe një grua të huaj, 41 vjeçe, të cilën e akuzon për strehim dhe ndihmë ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia, si dhe për shkelje të legjislacionit për të huajt.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës
  • SPAK dërgon për gjykim “kokat” dhe ushtarët e klanit ‘Çopja-Çela’
  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë

Komentet e Fundit

  1. L on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Valbona on Shën Votuesi!
  3. Pensionisti i Muradijes on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. AI on Shën Votuesi!
  5. Nasti on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?